EL FATIHA

EL FATIHA
HAPËRIMI KAH TRANSCEDENCA

El-Fatiha, sure në fillim të Kuranit, përmban, në shtatë ajetet e saja, tërë Kuranin. Fatiha nuk është vetëm “hapja” (fatiha) e Librit të Shenjt, ajo është gjithashtu edhe hapja e ndërgjegjes njerëzore drejt Hyjnores, një hapërimi kah Transcendenca (e Përtejshme).
Njeriu i pavetëdijshëm, horizontal dhe i shpërqendruar, udhëhiqet nga kjo “hapje” për “të shkuar në anën tjetër”, për të hapëruar vetëdijen e tij që të jetë sa më afër te i Terr Realiteti, kah Absoluti të cilin surja e nderon qe në fjalën e parë.
Ky hapërim, kjo Rrugë e Ngritur kah i Tërr Realiteti fillon në botën e Iluzioni ku jemi me një vetëdije të thjeshtë, vazhdon me pranimin se ekziston diçka tjetër përveç kësaj bote nga balta, dhe shkohet kah diçka tjetër përveç këtij burgu me djallin në të, për ta arritur ndërgjegjen e duhur për afërsi me hyjnoren, sepse besojmë se ka ca dritë pas kaq shumë errësire
Kjo sure dhe ajo që vijon nuk është një tërësi e tekstit të destinuar për të lexuar dhe kuptuar, por mënyrë hyjnore, mrekulli, që operon në trup dhe në shpirt, për t’u udhëhequr vetëdija individuale e verbërisë fillestare kah Realitetit, duke hapëruar nga ekzistenca horizontale te Unitetit vertikal, hapërimi që është në të njëjtën kohë litar midis dy botëve.

“Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve” …

HU

TË GJITHË PIRANET JANË NJË TAIKAT

O SALIK!

Ti  je,
Libri të cilin e lexon,
Njerëz të cilet i takon,
Idea të cilën e kultivon,

Ëndërra të cilën e ëndërron
Udhëzimi të cilin e përqafon,
Biseda të cilën e bon,
Vepra të cilen e zbaton.

Pra, përqafo Kuran,
Shoqërimin me dervishan,
Barazinë e vëllazërinë,
Ndaj të gjithëve modestinë.

Nga Zoti do vjen Bekimi
Nga Pejgamberi Ndriçimi
Nga Aliu është Udhëzimin
Nga EhliBejti mësim Durimi

Nga Piranet Rruga e mbarë
Nga shehler ilham pa ndalë
Marifet kush don me pas
Tarikatit duhet me’u qas.

Nga Zoti do vjen drejtimi
silsila dhe durimi.
Për njerëz ta kina merhametin
sadaken e hizmetin.

Fiqri do mësohet nga Aliu
Modestia nga Hasan Basriu
Dashuria nga Rumiu
Diturinë nga Abdulkader Gejlaniu

Butësia nga Haxhi Bektash Velia
Trimëria nga Sadudin Xhebavia
Urtësia nga Ahmed Rifaia
Përpjekja nga Omer Halvetia

Drejtësia nga Behaudin Nakshibendiu
Devotëshmëria nga Hasan Shazeliu
Inspirimi nga Ibn Arabiu
Ilmi nga Imam Gazaliu

Të gjith Piranet janë një Tarikat
Rruga e Mbarë në Hakikat
Kështu do na vjen Marifeti
Nga EhliBejti dhe Muhameti.

NATA E KADRIT

NATA E KADRIT

NATËN E VLERËSUAR SA NJË JETË,
KADRI I ZOTIT KUR MBULON PLANETË,
DO E KALOJMË NË VIGJILE,
ME FALJE E LUTJE DHE NAFILE.

VËLLEZËR DHE MOTRA
JU DËSHIROJMË SUKSES,
MËSHIRA E ZOTIT
ËSHTË PËR ÇDO NDJESË.

DUA PËR SONTE

Ja Rabi!
Unë jam mëkatar,
më nevojitet falja.

Ja Hak
Nga e vërteta u largova
Ku është dalja,

Unë jam fajtor,
Ja Gafur!
më duhet ç’fajësimi

Unë jam borxhli,
Ja Gani!
nga detyrimet më nevojitet lirimi.

Ja Xhami!
O i krijesave Tubues!
Te Ti është kthimi

Ja Mumin
Për të vërtetën garantues
Në Ty është besimi

Pa dashurinë Tënde
Ja Rahman
jena të harruar.

Pa mëshirën Tënde
Ja Rahim
jena të dënuar.

Ja Allah
Me shefat të Habibullahit
nga harresa na shpëto

Ja HU
Mirësinë Tënde
në këtë ditë kalxo!

Inneke ,
Gafurun, Halimun,
Xhevadun, Kerimun,
Reufun, Rahim

Ja Allah
AMIN

DUAJA

U ndal një dervish para Tyrbes, i ngriti dy duart, e këndoj Kulhuvallahun, dhe ia filloj duasë …

Pas tij, dy vet e shikuan dhe e dëgjuan, dhe njëri tha:

“Qe, po i lutet të vdekurve!”

Dervishi i dëgjoj, e kreu duan, iu afrua këtyre dyve, duke i pyet:

“E ju, kur jeni në safen e dytë në Xhami, kujt i luteni, pra?”

Tha këto dhe shkoj pas punës së vetë, duke harruar menjëherë këtë episode.

A FALESH TI DERVISH?

E pyeten dervishin:

“A falesh?”

Dervishi iu tha me nxitim:

“Bajram, n’Bajram”

E pastaj e pyeten:

A pinë?

Dervishi ngadalë dhe me hezitim i tha:

“Aksham, n’Aksham”

Të kënaqur, se paragjykimet e tyre gjetën përgjigjet, u larguam me nxitim që ta përfolin dhe përbuzin dervishin.

E miku i dervishit, që ter kohen rinte pran, e pyeti:

“Pse iu përgjigje kështu?”

Dervishi ia shpjegoj:

“Ata i shohin gjera ashtu si janë vetë. Me pa pasë sabër, iu kisha thënë:

Çdo herë që i drejtohem Zotit është për mua festë (Bajram), e çdo natë kur bëj hizmet dehem nga dashuria për Atë (HU).”

Miku buzëqeshi dhe vazhdoj:

E me pa vetë për agjërimin?

Dervishi:

Ke e s’ke Ramazan, agjëroj për ditë nga neveri ndaj përbuzëseve, hidhërimi ndaj përfolësve, gjykimi ndaj paragjykueseve dhe gërdia ndaj kundërmimit të dyfytyrëshave. E Iftarin e kam faljen për ofenduesin, dua për gabuesin, se në secilin e shoh sprovën e Krijuesit. Për Syfyr konsumoj: Nderim për Zotin, Betimin se përveç Zotit, zot nuk ka, nijetin për gjithë të mirën ……

U ndal këtu dervishi, e shikoj mikun me kujdes e vazhdoj:

“E nëse për bukë e ujë më pyet, ato i ka rregulluar feja.”.

ASHIK JAM NË TY

Ashik jam në Ty
nga t’shpirti thellësi
Rruga e ashkut
është fuqi n’brendsi

Sheriati-i tarikatit
rruga është-e vërtetë
hakikati-marifeti
është dakiku-kur bëjmë jetë

Me m’thanë~mua unë
une “unë”~nuk jam
Unë kam-një ego
brenda tij~ nji xhan

Dashuria-jote
i imi~është rrëmbim
Qfarë dhimbje~të ëmbel
ka n’veti~ky shërim

Fuqia më humbi
për mu s’ka shpëtim
Çfarë është ku mezhebi
brenda besimit tim

Besimin kush e la
puna e mohimit
çfarë është ky mohim
në brendi besimit

Sulejmani, u tha,
e di të zogjve gjuhen
Sulejman ka
brenda Suleimanit

Sytë e Jonuzit
në zjarr janë
në derë është shërbëtori
e brenda sulltan

SEVERİM-BEN SENİ

SEVERİM-BEN SENİ
XHANDAN I~IÇERU
YOLUM VAR-DËR BU ER-
KANDANI-IÇERU

SHERİAT -TARİKAT
JOLDUR -VARANA
HAKİKATI-MARİFET
ANDAN İ-IÇERU

BENİ BEN-DE DEMEN
BENDE DE-ĞİLEM
BİR BEN VAR -DUR BENDE,
BENDEN I-IÇERU

SENIN AŞ-KIN BENI
BENDEN ALI-IPTIR
NE ŞIRIN ~DERD
BU DER~MANDAM I~IÇERU

KESİLDİ TAKATIM
DİZDE DERMAN YOK
BU NE MEZHEP
İMİŞ DİNDEN İÇERU

DINI TERKEDENIN
KÜFÜRDUR IŞ
BU NE KÜFÜRDUR
KI IMANEN IÇERU

SÜLEYMAN-KUŞ DİLİN
BİLİR DE-DİLER
SÜLEYMAN-VAR SÜLEY-
~MANDAN İ-IÇERU

YUNUS’UN GÖZLERI
HUNDUR ATEŞTIR
KAOINDA KUL VAR
SULKTANDAN IÇERU

A MUND?

A mund të lavdërosh
pa pa mrekulli?
Subhanallah!

A mund të falënderohesh
pa ndi kënaqësi?
Elhamdulilah!

A mund të kesh integritet
pa Zotin Një?
Lailaheilallah!

A mund të vetë dorëzohesh
pa ndi madhështi?
Allahuekber!

A mund të largohesh
nga besëtutnia?
Lahavlevelakuvete!

Përveç me Zotin
të Lartësuarin që Dinë.
Ilabilahi Aliul, Alim!

Amin!

MEXHNUNI DHE QENI I LEJLASË

Mexhnuni e pa një ditë qenin e Lejlasë. Duke besu se qeni do ta çon deri te e dashura e vet, Lejla, e përcelli qenin pa ja nda syrin. Rruges kaluan pran një grupi të madh të namazlive që u falshin. Me gjith kujdesin pas pak kohe qeni i iki dhe Mexhnuni filloj te kthehet në qytet. Kur kaloj pran atij grupi të namazlive ata e rrethuan dhe me qortim e vetën pse su ndal me bë namaz me ta.
Mexhnuni ju tha:
Pasha Zotin nuk ju pash. Kur ishit konë edhe ju në dashuri për Zotin sa jam une për Lejlanë as ju mua nuk më kishit pa!

DHURATË PËR ATË

DHURATË PËR ATË

Nuk keni ide,
se sa shumë kam kërkuar
për një dhuratë,
Atij ta sjellë.

Asgjë nuk u duk si duhet!?
A ka kuptimi me dhuru arin,
minierës së arit,
ose ujë, oqeanit.

Gjithçka,
që kam paramenduar
ka qenë si me çu
erëza në Orient?!

Zemren t’ime
dhe shpirtin?
Ai tash më
ishte pronar!

Kështu që Ja sjella
një pasqyrë si dhuratë,

Shiko veten,
dhe më mbaj në mend!

E Ai premtoj:

Më kujto Mua,
Unë do të kujtoj ty…(2:152)

Më thirr dhe
Unë të përgjigjna…(40:60)

(vargjet nga Rumiu, ajete nga Kurani, …)

XHUMAJA

XHUMAJA

Urime Xhumaja,
dita e fiqrit,
dita e meditimit,
ibadetit dhe ziqrit.

E kush beson,
se xhumaja
është çdo e premte,
u lajthitë,

sepse xhumaja
është çdo ditë,
kur i tubon virtytet
në mesxhit.

Para Zotit
mu paraqitë.
Mu pa nefsi
a u ngritë.

A nuk u zbukurove,
nuk ki abdes,
nëse nuk përparove
mbete ters.

DIMENZIONI I PESTË

DIMENZIONI I PESTË

Njerëz janë në burg,
në kafaz që vet e sajuan.

Llokmen dhe epshin e shohin,
e fluturimin e harruan.

Zgjohu! O bir i Ademit
nuk është e gjitha Knej.

Dimenzionet ka shumë,
shum shkojnë edhe Përtej.

Shiko pak qiellin,
dhe hapësi shpirtërore.

Hapi krahet
për dimenzionet hyjnore.

Knej – Dynjaja
Përtej – Ahireti
Llokma -kafshata

RRI MENDJEHAPUR

RRI I MENDJEHAPUR

RRI I HAPUR PËR TË MËSUAR
DITURINË PËR TE SHTUAR.

RRI I HAPUR PËR T’U BALLAFAQUAR
DYSHIMTEN ME HAK PËR TA  ZAVENDËSUAR.

RRI I HAPUR PËR TË PËRDITSUAR
ÇKA NGA E VËRTETA ËSHTË LARGUAR

MENDJA ËSHTË SI NJË KUVEND
KU VËRTETA ËSHTË PRESIDENT

R R I   I   H A P U R !

I K R E !

HIMETI

HIMETI

Kur zgjedhni dhe vendosni,
njeti, le të jetë me bismilah,
me rrahman e rrahim,
me emrin Allah.

Puna të jatë për merhamet.
Metoda të jetë marifet.
Caku të jetë njëriu i dëlirë,
paqe në botë, mirësi e mëshirë.

Sepse Zoti selekton,
më të mirën e favorizon,
me Himet, Ai udhëzon,
univerzin e evoluon,

Himeti – favori nga Hyjnia, ose shenjtria

☆☆☆☆☆

RRËFIMI I THESARIT

RRËFIMI I THESARIT

Isha Thesar i pa parë;
me një deshirë….
Nga krijesat, të njihesha
për të bukuren, për të mirë

Prandaj thash ‘Kun’!
dhe univerzi u gdhirë.
të gjitha i krijova
me të madhën mëshirë

Kah do që ktheheni
tash është Fytyra Ime
madhështia e shfaqjes
bukuria e bekime

Më thirrni,
do përgjigjena.
Më faleminderoni,
me nder ju bëj.

Për Mu përmenduni,
edhe Unë do ju kujtoj.
Të vërtetën pohoni,
nuk do ju mohoj.

Evoluoni!
dhe Unë do t’ju takoj.
Te Unë ktheheni,
nuk do ju harroj.

Atje përtej fushave,
të mirës dhe së keqës,
atje është takimi.

Bëni vetën pasqyre!
Me reflekrim vjen zgjimi.

BESIMI NUK MJAFTON

BESIMI NUK MJAFTON

Nuk mjafton vetëm
në Zot besimi,
duhet dorëzimi i plotë,
për Atë shërbimi.

Për Atë është madhështimi
i bukurisë së Tij adhurimi,
i pastërt reflektimi
dhe faleminderimi

Kush mendon që
me ndonjë ritual koti,
mund të kualifikohet,
dhe vjen pran Zoti

Le ta di se te Ai
me mashtrim nuk ka
sepse Ai është Pronari
çka është qielli e toka

VALLËZIMI I ATOMEVE

VALLËZIMI I ATOMEVE

Le të jetë drita!
Atomet që të kërcejn,
për Atë që bën
Univerzin të valon
e unë në vesh ju tregoj
se ku kjo valle çon.

Shpirtat të zhveshura nga uni,
si çdo atom i qiellit e tokës,
janë në kërcim të bekuar,
duke ushtru vallën e kohës,

të lumtur apo të trishtë,
vështirë mund të përshkruhet,
për ta dashur Nurin Hak,
vallëzojnë,
më shum nuk mund të thuhet.

(sipas një poezie nga Rumiu)

12 BEJTE TË SULUKUT

12 BEJTE TË SULUKUT

Miraxhi është
i t’shpirtit haxh,
kush e kryen
i vëhet taxh.

Dy sprova
janë këtu,
e dy udhëtime
në dy drejtime.

Nepër tokë
si zavendës, halif,
e drejt qiejve
si rob, arif.

Këto rrugë
takohen në Qytet,
me emrin
Dituria Muhamet.

Mushken e vet
kush e shaloj
dhe me hizmet
Qytetit ju afroj,

do vjen te
Porta e Alisë,
për të hy në
Qytetin e Diturisë.

Zëri nga brenda
do ta pyet:
“Kush është,
kush po troket?”

Nëse thuash unë,
je i dëbuar,
për unin dera,
është e gozhduar.

Nëse thuash Ti je,
unë jam soll fakiri,
do të qelet porta,
e siratit filli.

Përpjekuni vëllezër
për të përparu,
unin-mushken
për me shalu.

E shaloj Isaja,
dhe Burakun Muhameti
për të hecur Përtej,
nevojitet vullneti.

Mos mbesni o dervish,
si Nasradini i shkret,
që i hypi prap,
mushkës së vet.

ÇFARE E BËN SUFIUN; SUFI?

Çfarë e bën sufiun sufi?
Jo hrka e arnuar,
as mjekëra e lëshuar.
as doktrina e elaboruar
Jo disidenca e shquar,
as i te qenurit i mire,
as bujaria në varfëri,
por e rralla cilësi
e Zemrës Pastërti.
RUMIU

NË KRAHËT E RUMIUT

NË KRAHËT E RUMIUT

Kape edhe ti
një kupë me verë,
dhe merrë rrugen
jo soll për të bredhë,

Ki lindur me krah
pse je t’u zvaritë,
Atë që e kërkon
është ty tu t’lypë

A lëvize ngadalë,
apo me nguti,
kërkuesi i vërtetë
do të gjen Shtëpi’.

Në krye të rruges
te Porta, trokit!
Kush është në brendësi?
me zë pyet!

Zëri do të thotë:
“Dizajni për gjithësi!”.
E kush jam pra, unë?
Pyete përseri:

“Dëshira e dizajnit!”.
Përgjigjja do këmbon.
Me kaq ky tregim
për sot mbaron.

(urtësi nga Rumiu)

NATA E MADHE E MIRAXHIT

Detali nga Drama Shpirtërore e Natës së Madhe të Miraxhit:

” …
Pran Sadretu’l Munteha , në natën e Israsë dhe Mi’raxhit, pasi që e la Xhebrailin pas vetës, i Bekuari i Allahut u ngrit dhe u afrua te Sidra dhe tha:
“Et-tehij’jatu lil-lahi ves-salevatu vet-taj’jibatu”
(Lavdërimet më të mira janë vetëm për Allahun);

Allahu Teala ia ktheu:
“Es-selamu alejke ej’juhen-nebij’ju ve rahmetull-llahi ve berekatuhu”
(Paqja qoftë mbi ty, o Pejgamber, mëshira e Ime dhe bekimi qofshin mbi ty);

Muhammedi s.a.v.s. iu përgjigjë:
“Es-selamu alejna ve ala i’badil-lahis-salihin”
(Paqja qoftë mbi ne, të gjithë robër e mirë të Allahut);

Krye-engjëlli Xhibrili a.s. kur e pa këtë, nga ku qëndronte e nuk guxonte të bënte as një hap përpara, u mrekullua pa masë, me afërsinë e Njeriut-Rob dhe Allahut Teala, dhe tha:
“Eshhedu en la ilahe il-lall-llah, ve eshhedu en’ne Muham’meden Abduhu ve Resuluh”
(Dëshmoj se Allahu është një dhe dëshmoj se Muhamedi është Rob dhe i Dërguari i Tij)
….. ”

Kujtimi në këtë dialog është brenda namazit, “Et-tehijjatu…

Shenim:

1. Sidra, Sidretul Munteha është Druri i Llotusit në pikën kulmore, ku Allahu i Madhërishëm deshti që të komunikonte me Pejgamberin e Tij

2. Isra dhe Miraxhi është Udhëtimi Mistik i Pejgamberit