PËR NE

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK), është organizëm ombrellë që i përfaqëson dervishët dhe Tarikatet e tyre.

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) është bashkësia fetare e dytë me madhësi në vend, dhe i përfshinë në veti tarikate (komunitetet e dervishëve) në Kosovë dhe diasporë. Në Kosovë ekzistojnë sot 8 Tarikate: Kaderi, Rifai, Saadi, Shazeli, Nakshibendi/Melami, Sinani, Bektashi, dhe Halveti. Shumica e Teqeve të Kosovës janë përfshirë me organizimin e sotëm të BTK.

BTK është e ndërtuar mbi traditën e gjatë të kultivimit të besimit të kulluar, ndërtimit të ndërgjegjësimit fetar, shërbimit ndaj Krijuesit dhe shërbimit për komb dhe për atdhe

RRUGËT E PAQES

RRUGËT E PAQES

Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij në Rrugët e Shpëtimit (Paqes), i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në Rrugën e Ngritur (Siratal Mustakim).
(Kuran 5:16)

Rrugët e Paqes bashkohen te Porta e Paqes (Babul Selam).

Pas Portës së Paqes (Babul Selam) ekziston vetëm një rrugë sepse atë me vulnetin e vet (Irada) e mundëson Zoti Një.

Llogoja e Bashkësisë së Tarikateve është Porta e Paqes (Babul Selam). Deri te ajo shkohet rrugëve të ndryshme (tarikateve të ndryshëm, …) të cilat e kan të përbashkët përparimin dhe lartësimin (Rrugët Alije), gjithmonë në paqe.

Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë, që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera.”
(Kuran 71:19-20)

… dhe ec rugëve të Zotit tënd me përulësi!” ….
(16:69)

Ata që përpjekën për te Ne, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!
(Kuran 29:69)

TARIKATET E NGRITJES (TARIKATE ALIJE)

RRUGËT KAH ZOTI JANË TË SHUMTA,

ELHAMDULILAH,!

SECILA DOKTRINË FETARE E NDRIÇON NJË RRUGË KAH ZOTI. NË MES SHUMË DOKTRINAVE BOTËRORE EKZISTOJNË EDHE VARIACIONE TË SHUMTA TË NJEJTES DOKTRINË. DISA JANË ME TË POPULLARIZUME SE TJERA, E DISA JANË MË TË SUKSESHËME SE TË TJERA.

ORGANIZIME FETARE JANË POASHTU TË NDRYSHME QE NGA, GRUPE TË TUBUARA RETH NJË MËSIMI, GRUPACIONE RETH NJË PERSONI, GRUPACIONE KLERIKËSH TË SISTEMATIZUARA RETH KISHAVE, AUTORITETEVE SHTETËRORË, DINASTIVE, IDEOLOGJIVE KOMBËTARE, ME APO PA TENDENCA POLITIKE, ME KOMUNITETE AKTIVE NË JETËN SHPIRTËRORE OSE KRYESISHTË SI KLERIKALE, PA TRADITË GJENERATASH DHE ME TRADITË DOMETHËNSE SHUM SHEKULLORE DHE NDRYSHIME TË TJERA.

KËTË DIVERSITET DUHET PRANUAR,SI BEGATI TË NJERËZIMIT, DERISA ORGANIZMA FETARË KOEKZISTOJNË NË TOLERANCË, ME MIRËBESIM NE MES VETI.

BASHKËSIA E TARIKATEVE PARAQET UNIONIN E INSTITUCIONEVE QË E KULTIVOJNË RRUGËT E LARTËSUARA TË DERVISHËVE, PRA UNIONIN E TARIKATEVE TË LARTËSUARA (BASHKËSIA E RADHËVE TË DERVISHËVE ISLAM ALIJE). FJALA “ALIJE” E KA KUPTIMIN “TË LARTËSUARA”, SEPSE KA EDHE TARIKATE JASHTA KËSAJ OMBRELLE.

TË GJITHA TARIKATE TË LARTËSUARA (ALIJE) RRUGEN KAH ZOTI E REALIZOJNË ME NGRITJEN DHE LARTËSIMIN E NDÊRGJEGJJES E PJESËMARRĒSIVE NË TARIKAT, PRA TARIKATET E LARTËSUARA JANË ATO TARIKATE TË CILAT REALIZIMIN SHPIRTËRORË TË BESIMTARËVE E BËJNË ME METODEN E NGRITJES SË NDËRGJEGJES (NGRITJES SË NEFSIT, APO UNIT).

NEFSI (UNI, EGO) NGRITET NGA NIVELI I VETËDIJES PRIMITIVE TË NJË EGOJE SUNDUES, E NEPËR SHKALLET E NGRITJES, DUKE U MBAJTUR PËR LITARIN E BESNIKËRISË DHE DUKE KALUAR  NEPËR SHKALLËT, QË NGA PENDIMI, INSPIRIMI, DERISA TË GJEN PAQE, I KËNAQUR ME ZOTIN, ZOTI I KËNAQUR ME ATË, DHE PËRFUNDIMISHT ME SHKRIRJE (FENA) E DERI TE LUMTURIMI I MJERIUT NË PAFUNDËSI TË NDËRGJEGJES ABSOLUTE (BEKA)

CILËSI E TARIKATEVE ALIJE ËSHTË SE E KONSIDEROJNË NJËRI TJETRIN BARABARTË, BASHKËPUNOJNË, BASHKRENDOHEN DHE RESPEKTOHEN.

HISTORIA E BTK-SË

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, BTK, është organizëm ombrellë që i përfaqëson dervishët dhe Tarikatet e tyre. Në Kosovë ekzistojnë sot 8 Tarikate: Kaderi, Rifai, Saadi, Shazeli, Nakshibendi, Sinani, Bektashi, dhe Halveti, dhe disa degë të tyre si Melami për shembull, shumica e Teqeve të Kosovës janë përfshirë me organizimin e sotëm të BTK.

Prizreni është Selia tradicionale e Dervishëve të Ballkanit.

Trashëgimia historike, kulturore dhe  shoqërore e Tarikateve të Kosovës daton që nga gjysmë mileniumi më parë.

Dervishët dhe Tarikatet u përjashtuan nga Bashkësia Fetare Islame e Jugosllavisë pas luftës Dytë Botërore (1951). Qe nga ajo kohë dervishët janë të organizuar dhe të pavarur.

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës u themelua juridikisht në 1974, pas dekadave të ballafaqimit me shtetin komunist dhe me kryesinë BFIJ (Bashkësia Fetare Islame e Jgosllavisë) në duar të shërbimeve shtetërore.

Në periudhën pas luftës (1999) punuam në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, konsolidimin e jetës fetare dhe e shërbyem komunitetin tonë. Rindërtimin e bëmë me forca të tona dhe i mbajmë aq objekte fetare sa komuniteti mund dhe donë ti mbanë. Milieu fetar në Kosovë ndryshoj në këtë periudhë sepse Kosovën e përfshiu radikalizimi dhe u gjenerua një potencial për ekstremizëm çka e bëni BTK më të cenueshme. Fjalorit përbuzës dhe poshtrues së eksponenëtëve të ekstremizmit ju përgjigjem me injorim publik dhe me fjalën e  urtë brenda komunitetit. Presim që Projektligji për Liri Fetare, që qëndron për katër legjistratura në sirtaret e Kuvendit, të votohet ashtu që si subjekt juridik mund ta kërkojmë mbrojtjen nga shteti.

Dervishët në Kosovë e kultivojnë dhe interpretojnë Islamin paqësor dhe autentik. BTK është jo sektariane dhe në radhe të veta i pranon muslimanët të të gjitha frymëve fetare, e të gjitha shkollave dhe interpretimeve fetare të cilat e respektojnë Kredon e Islamit (Shehadetin) dhe për metodë të jetës e kanë Paqen (Islamin).

Dervishët dhe Tarikatet e tyre i respektojnë bazat e fesë dhe të besimit dhe mbi këto ndërtojnë ontologjinë, kosmologinë, epistemologjinë dhe eskatologjinë të veçantë dhe të elaboruar mirë. Dervishet kanë ditë gjithmonë ta diferencojnë fenë nga kultura dhe ndërgjegjen nga ligji fetar. Roli i posaçëm në ndërtimin e ndërgjegjes fetare dhe zhvillimin shpirtërorë i një dervishi bazohet në përvojën shpirtërore. Rituale të shumta suplementare të Tarikateve e gjenerojnë këtë përvojë dhe e përshpejtojnë ngritjen nëpër shkallet e zhvillimit të udhëtarit shpirtërore (salikut). Këtë aktivitet suplementar islami reduksionist, i Bashkësive Islame, të kohërave të ndryshme, shpesh i kritikonte pa vend, duke e dëmtua me sufifobinë e vet kryesisht vetveten.

100% E KOSOVËS

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) është e vetmi komunitet fetar në Kosovën me Selinë tradicionale në Kosovë dhe me realizimin e drejtave të sigurimit pensional dhe të sigurimit shëndetësorë për stafin e vet tradicionalisht në Kosovë.

Tarikatet e Kosovës janë komunitetet e besimtarëve të cilat nuk kanë stafin me pagesë, por punët kryhen si shërbim dhe kontribut vullnetar (sadaka).

Të gjitha prona ku gjinden objekte fetare të BTK janë ndërtuara në prona private dhe mirëmbahen nga komuniteti.

Të gjitha shërbesa fetare janë pa pagesë.

BTK vetëfinancohet nga komuniteti i vet dhe si e tillë është e pavarur nga agjenturat e huaja dhe koncesionet dhe kushtëzimet që këto i imponojnë, e që nuk është rasti me grupe tjera fetare në Kosovë. Deri me tash nuk kërkuam mbështetje financiare ose donacione nga askush, kjo edhe mund të ndryshon për donator që nuk kërkojnë koncesione teologjike dhe politike.

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës  (BTK) u themelua juridikisht në 1974, pas dekadave të ballafaqimit me shtetin komunist dhe me kryesinë BFIJ (Bashkësia Fetare Islame e Jugosllavisë) në duar të shërbimeve shtetërore. Drejtat e veta shoqërore, sigurimi pensional dhe shëndetësorë, BTK i realizonte tradicionalisht në Kosovë nëpërmjet institucioneve të Kosovës të asaj kohe.

Në periudhën pas luftës (1999) BTK punoj në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, konsolidimin e jetë fetare dhe shërbim ndaj komunitet të dervishëve. Rindërtimin e pas luftës dhe mirëmbajtjen u bë me forca të komunitetit të tarikateve dhe i mbajmë aq objekte fetare sa komuniteti mund dhe ka nevojë ti mbanë.

BTK ka trashëgimi të pasur dhe të mirënjohur kulturore, shumë nga teqet (qendra për edukim dhe udhëzim shpirtëror) janë Monumente të Kulturës në Kosovë.

BTK  ka traditën në mirëmbajtjen, mbrojtjen, kujdesin dhe ruajtjen e elementet të kulturës si: ritualet, elementet etnografike, veshmbathjet, muzikën vokale dhe instrumentale, shkrime filozofike dhe mistike, kultivohet vallëzimi, poezia, kaligrafija, tregime dhe fjalime metaforike dhe alegorike dhe urtësinë e grumbulluar të jetës në paqe

SYNIMET E BTK-SË

Synimet e BTK:

Ruajtja e trashëgimisë kulturore të Tarikateve,

Kultivimi i elementeve të identitetit të komunitetit të dervishëve,

Puna në pajtimin dhe zvogëlimin e konfliktit nëpërmjet procesit të prezervimit të trashëgimisë kulturore.

Afirmimi dhe mirëmbajtja e prezencës së komunitetit të dervishëve në shoqëri si një alternativë të emigrimit.

Kthimi i njerëzve të komunitetit tonë nga diaspora me më pak pritesë.

Prezantimi i trashëgimisë kulturore.

Ruajtja e diversitetit tradicional, harmonisë dhe mirëbesimit të bashkëjetesës.

Rritja e ofertës kulturore dhe turistike dhe me të promovimi i Kosovës në përgjithësi, duke qenë e kundërta e një imazhi të shëmtuar në media mbi realitetin Kosovar sot.

Prezantimi i vlerave shpirtërore të komunitetit të dervishëve si pjesë e bukurisë dhe diversitetit të Kosovës të cilën e ndajmë në harmoni me realitete tjera shpirtërorë, që do të jetë e kundërta e monokulturës së regjimentizuar të islamit politik i cili, edhe pse jo dominant, është i zëshëm dhe i dukshëm në disa dekada të fundit.

Fuqia reale e kundërvënies të narrativit ekstremist është në duar të sufive të Kosovës ku BTK shikon të angazhohet më dukshëm pasi i vendosim në vend disa çështje themelore.

Çështja aktuale është votimi i Draft Ligjit për Liritë Fetare në Kuvend, i cili pastaj do të bëhet themel i trajtimit barabartë të komunitetit tonë në të gjitha domene si: çështje pronësore, financiare, protokollare dhe barazinë në përfaqësim dhe këshillime kur diskutohet për çështje fetare nga ana e Qeverisë dhe të Institucioneve. Në këto qëllime e kina përkrahjen e Opinionit të Komisionit të Venedikut dhe pengesat dhe obstruksionet nga BIRK-a dhe llobit tinzarë të saj..

FESTAT DHE DITËT E SHQUARA NË BTK

DITËT DHE NETËT E MËDHA NE KALENDARIN E BASHKËSISË SË TARIKATEVE

Tarikatet e Kosovës në kalendarin e vet i shënojnë një numër të ditëve të shquara. Gjatë këtyre ditëve anëtaret e komuniteteve, me rituale, devocion, respekt, përkujtim dhe përpjekje shpirtërore e konfirmojnë identitetin dhe përkatësinë e vet shpirtërore. Ditët e shquara që e veçojnë Tarikatet e Kosovës janë të nënvizuara:
1. Maatemi, Ditët e Pikëllimit
2. Ashure, Dita e Shpëtimit
3. Dita e Mevludit, Dita e Vlerave Profetike
4. Sulltan Nevruzi, Dita e Ripërtëritjes
5. Nata e Madhe e Regaibit, Nata e Dëshirave
6. Nata e Madhe e Miraxhit, Nata e Udhëtimi Mistik
7. Nata e Madhe e Beratit, Nata e Faljeve
8. Ramazani, Muaji i Agjërimit
9. Nata e Madhe e Kadrit, Nata e Shpërblimeve
10. Fitër Bajrami, Festa e Origjinës
11. Kurban Bajrami, Festa e Flijimit
12. Festat tjera

1. Maatemi, Ditët e Pikëllimit

Viti lunar në kalendarin lunar (sipas hixhrit) fillon me 1 Muharrem, kjo datë nuk është festë si për shembull në kalendarin sekular, por e shënon fillimin e Ditëve të Pikëllimit, kur u ngujua dhe pastaj u masakrua familja (Ehli Bejti) e nderuar e Profetit të Bekuar Muhamed.
Ditët e Maatemit (Ditët e Pikëllimit) janë ditët e përkujtimit dhe të emulimit të këtyre vuajtjeve. Gjatë këtyre 10 ditëve, nga ngujimi e deri te masakrimi i familjes së Profetit, komuniteti i tarikateve hynë në pikëllim dhe reflektim mbi vështirësi të kësaj botës, brenda këtyre ditëve komuniteti kërkon urtësi në përpjekje, dhe qëndresë në ballafaqim me vështirësi të realitetit, e realiteti është që çdo ditë është Muharrem dhe Maatem e çdo vend është Golgotë e Qerbela deri sa e Mira dhe Mëshira nuk mbretëron mbi këtë tokë me bela. Gjatë dhjet ditëve të Muharremit anëtarët e tarikateve ushtrojnë agjërimin dhe largimin nga kjo botë iluzive duke e përkujtuar Realitetin e Vetëm, Zotin (Allahun), dhe cilësi të Tija të bekuara.

Si praktikohet Maatemi?

Maatemi fillon me nijetin e Maatemit i cili bëhet ditën që i paraprin datës 1 të Muharremit, Nëpër teqe në këto ditët, pastaj, shënohen me leximin e literaturës për Qerbelanë, për çdo natë një kapitull i veçantë, me meditim (dhikër), sekludim (halvet), agjërim e devocion të shtuar.

Shembulli i Martirit (Shehidit) të Qerbelasë, Hz.Husejnit, e inspiron komunitetin e tarikateve për qëndresë, se si mos me u përkulë ndaj injorancës (xhahilit), si vetën mos me zënë në mohim (kufër) të Vërtetës dhe si Besimin (Dinin) të ruhet nga bastardimet e ndryshme. Dita e dhjetë (ashër) është dita e martirizimit të nipit të Profetit Muhamed Hz.Huseinit, kur devocioni e ka maksimumin, me perëndimin (akshamin) e ditës së dhjet dilet nga Maatemi .

Si përurohet?

Në fillim të Maatemit, 1 Muharrem, ose një ditë përpara, tarikateve dhe komunitetit të tarikateve i përurohet agjërimi i lehtë dhe devocioni të pranuar.

Veni Re

Ka qe disa vite qe po insinuohët se 1 Muharrem (muaji i parë i kalendarit Islam) është festë e fillimit të vitit e qe simbolizon migrimin (hixhrin) e Profetit nga Meka. Kjo është e pa saktë, sepse migrimi (hixhreti) i Profetit Muhamed ka ndodhur në muajin e tretë të kalendarit lunar Rabiul Evel, 72 më vonë. Qerbelaja është për Muslimanët si Golgota për krishterët dhe këtu bëhet një gabimi aq i madh sa me festu Ditën e Golgotës (e premtja e madhe, e zezë), ose si me e festu rrethimin dhe sulmin ndaj Jasharajve në Prekaz.

2. Ashure, Dita e Shpëtimit

Përfundimi i dhjetë ditëve të Matemit (Ditëve të Pikëllimit) shënohet me Ashuren, Ditën e Shpëtimit, ditën kur pas vështirësive vjen lehtësimi.

Ashurja, Dita e Shpëtimit, e ka historinë e gjatë sa edhe vet njerëzimi, ajo gjithmonë ka shënuar ditët të cilat erdhën pas vështirësive të mëdha të besimtarëve. Në këtë ditë në hiero-historinë e besimtarëve ndodhën ngjarjet nga më të shquara të historisë së besimtarëve: Zoti i fali Ademin (Adam) dhe Haven (Eva) në ditën e Ashures, nga tufani në Ditën e Ashures shpëtoj Hz.Nuha (Noe), në ditën e Ashures nuk u prek nga zjarri i Nimrudit të Babilonisë Hz.Ibrahimi (Abraham), në ditën e Ashures (Pesach), nga Vironi (faraoni) e shpëtoj Profeti Hz.Musa (Mojsiu) besimtarët, në ditën e Ashures Hz.Isaja (Krishti) na japi shembullin si ta gjejmë strehimin te Zoti (Pashkët), në këtë ditë e japi shembullin edhe nipi i Profetit Muhamed,, e Martiri i Qerbelasë Imam Huseini shembullin se si bëhet qëndresa, si ruhet besimi në të Vërtetën dhe si ndiçet Rruga e Paqes deri në Amshim, po ajo rrugë që na e tregoi Muhamed Mustafaja, Vula e Profetëve, Zoti na bekoj me at. Qëndresa e Imam Huseinit e shpëtoj besimin nga poshtërimi i përkuljes ndaj hipokritëve (jezidëve), dhe me këto e shpëtoj Fenë në të Vërtetën (Dinin Muhamedi) e cila vazhdon të jeton brenda komunitetit të tarikateve.

Si praktikohet Dita e Ashures?

Ashurja është festë fetare në shenj të shpëtimit që vjen pas vuajtjeve dhe sprovave për besimtarë. Ashurja fillon të festohet pas kalimit të Maatemit qe nga akshami i ditës së dhjet të Muajit Muharrem. Ditët e Ashures vazhdojnë gjatë terr muajit Muharrem.

Akshamin e daljes nga Maatemi e shënojmë si Natë e Madhe me të cilën paralajmërohen Ditët e Ashures. Në Ditët e Ashures nëpër Teqet të tarikateve shërbehet pudingu i ashures, simbol i unitetit të divergjencave tona i cili rreth esencës së ushqimit tonë, që është gruri, tubon shumë e shumë fryte tjera, duke na mësuar se si besimi në njëshmërinë e Zotit i tubon krijesat në një univers të paqes dhe harmonisë. Në gjirin e miqve, dashamirëve, të afërmve e shpërndajmë ashuren, shenjin e përkrahjes për njëri tjetrin në punët e mira. Ashuren e qëndresës në rrugën e mbarë. Ashuren e Ehli Bejtit.

Si përurohet Ashurja?

Gjatë këtyre ditëve i urojmë njëri tjetrit shëndet dhe sukses në jetë, hapje në udhëzim shpirtëror, suksesin, bereqetin dhe e shprehim shpresën në shpëtim i cili do të arrin për besimtarët dhe besimtaret në fundin e ditëve.

3. Dita e Mevludit, Dita e Vlerave Profetike

Ditët e Mevludit janë në shenjë të datëlindjes të Profetit të Universit, shënohen në muajin e tretë të kalendarit Islam nga 12 deri 17 Rabiul Evel. Këto ditët nuk janë vetëm një përvjetor datëlindjeje por edhe përkujtimi dhe afirmimi i Sistemit të Vlerave të Profetit, i cili po ashtu e ka emrin Muhamed.

Si praktikohet Dita e Mevludit?

Në këtë ditë e përkujtojmë jetën e Hz.Muhamedit a.s. me lexim të jete përshkrimit të tij, si inspirim për jetën tonë dhe inspirim për mbarë njerëzimin. devocioni është i shtuar, afërsia në mes besimtarëve është më e madhe dhe organizohen tubimet me ligjërata, fjalime, ilahi. Përkujtohen virtyte (esma) dhe tituj të Profetit, shkruhen dhe lexohen poezi për të, etj.

Si përurohet Dita e Mevludit?

Besimtarëve të Tarikateve ju përgëzohet festa me dëshirën për paqe, begati (bereqet), shëndet dhe ngritje shpirtërore në rrugën e Profetit të Paqes.

4. Sulltan Nevruzi, Dita e Ripërtëritjes

Dita simbolike e lindjes e Udhëzuesit Shpirtëror të Tarikateve, Imam Aliut, konsiderohet dita e ripërtëritjes së jetës shpirtërore, kjo ditë puçet me ekuinoksin veror dhe për tarikatet e Kosovës është simboli i fitores së dritës ndaj errësirës, njohjes (irfanit) ndaj injorancës (xhahiljetit) dhe dashurisë ndaj urrejtjes dhe indiferencës.

Si praktikohet Sulltan Nevruzi?

Sulltan Nevruzi festohet sipas kalendarit modern në çdo 21 mars, por për mundësimin e vizitave të ndërsjella, teqet e ndryshme këtë festë e festojnë nga datat 21 e deri me 24 mars. Për këtë ditë përgatiten të gjitha shtëpitë dhe Teqet, që në veshjen e re ta presin Ditën e Re. Devocioni është i shtuar dhe dyert ë shtëpive dhe teqeve janë solemnisht të hapura.

Si përurohet Sulltan Nevruzi?

Besimtarëve të Tarikatve ju përgëzohet festa me dëshira për paqe, begati (bereqet), shëndet, ndritje dhe ngritje shpirtërore në rrugën e Udhëzuesit Shpirtëror.

5. Nata e Madhe e Regaibit, Nata e Dëshirave

Me Natën e Madhe të Regaibit shprehet dëshira dhe vizioni për të qenë më të fisnikëruar. Mëshira dhe Hapja gjatë kësaj natë janë në Qiellin Shpirtëror.

Si praktikohet Nata e Regaibit?

Nata e Madhe e Regaibit shënohet me agjërim të ditës që i paraprinë, devocion të shtuar, lutje, pas agjërimit përgatitet hallva, ëmbëlsirës tradicionale e tarikateve….

Si përurohet Nata e Regaibit?

Besimtarëve të Tarikateve ju përgëzohet festa me dëshirën për paqe, begati (bereqet), shëndet, ndritje dhe ngritje shpirtërore në rrugën e vizionit shpirtëror.

6. Nata e Madhe e Miraxhit, Nata e Udhëtimi Mistik

Në Natën e Madhe të Miraxhit, tarikatet e përkujtojnë udhëtimin mistik të Pejgamberit Muhamed (a.s) në lartësi hyjnore. Kjo natë është inspirim për të gjithë Muslimanët dhe Muslimanet që praktikojnë Rrugën e Ngritjes në Ndërgjegje. Nata e Miraxhit mëson besimtarët dhe besimtaret të frymëve të ndryshme, rrugën të cilën duhet ta ndjekin, ku takimi dhe shoqërimi në devocion i Pejgamberëve e të gjitha kohërave është shembulli final i mirëbesimit dhe bashkëjetesës.

Si praktikohet Nata e Miraxhit?

Për Natën e Miraxhit teqet organizojnë tubime shtesë me ziqër (meditim), këndim të ilhive (odave për Zotin dhe jetën e dervishëve); këtyre evenimenteve shpesh i bashkëngjiten edhe ceremonitë e veshjeve (shugurimeve) të shehlerëve, dervishëve dhe marrja e bejatit (inicimit në tarikat) të myhibëve.

Si përurohet Nata e Miraxhit?

Besimtarëve të Tarikateve iu përgëzohet festa me dëshira për paqe, begati (bereqet), shëndet, ndritje dhe ngritje shpirtërore në rrugën e ngritjes shpirtërore.

7. Nata e Madhe e Beratit, Nata e Faljeve

Dyzet ditë para Natës së Kadrit është Nata e Beratit, Nata e Mëshirës dhe Faljes e bazuar në Sinqeritet, uverturë hyjnore për harmoninë e Ramazanit, përgatitja dhe pastrimi i besimtarëve dhe besimtareve për muajin e sakrificës dhe afrimit.

Si praktikohet Nata e Beratit?

Nata e Madhe e Beratit fillon me agjërim devocion të shtuar, lutje, …

Si përurohet Nata e Beratit?

Besimtarëve të Tarikateve iu përgëzohet festa me dëshirë për paqe, begati (bereqet), shëndet, falje për gabimet, ndritje dhe ngritje shpirtërore në rrugën e pastrimit shpirtërorë.

8. Ramazani, Muaji i Agjërimit

Ditët e agjërimit janë caktuar që Fjala e Zotit të meditohet. Ditët e agjërimit i përkrahë i gjithë komuniteti i tarikateve, si ata që bukën e gatuajnë, somunin e paguajnë, sofrën e shtrojnë, kafshatën e ndajnë, kabull na urojnë, festën përurojnë, dhe mundësojnë një muaj të devotshmërisë dhe mirëkuptimit, qetësinë e adhurimit dhe pastrimit të shpirtit. Këto ditë Bekimi i Zotit, Drita e Tij, Mëshira dhe Falja, Butësia dhe Inspirimi i Tij janë mbi komunitetin e tarikateve. Devocioni dhe përpjekja fetare në këtë muaj e përforcojnë identitetin fetar të besimtarëve dhe besimtareve të sinqertë dhe gjatë këtyre ditëve dhurohet inspirimi dhe zbulimi.

Si përurohet Ramazani?

Besimtarëve në fillim muajit të Ramazanit i urohet agjërimi i lehtë, dua të pranuara dhe inspirimi (ilhami) i dhuruar.

9. Nata e Madhe e Kadrit, Nata e Shpërblimeve

Nata e Kadrit është nata e shquar e muajit të agjërimit, nata kur adhurimi vlerësohet sa një jetë. Nata e Kadrit është dhurata nga Dritë mbi Drita (Zoti), në këtë natë premtohet vlerësimi i devocionit që tejkalon devocionin e një jete, sepse me lejen e Zotit në këtë natë zbresin kuptime të thella të Shpalljes dhe reflektimi i tyre ngritët deri te Zoti i Universit.
Si përurohet Nata e Kadrit?
Besimtarëve dhe besimtareve në Natën e Madhe të Kadrit i urohet devocioni i pranuar dhe inspirimi (ilhami) i dhuruar.

10. Fitër Bajrami, Festa e Origjinës

E kur agjërimi përfundon kthehemi në jetë përditshme nëpërmjet festes së Fitër Bajramit. Të forcuar shpirtërisht, të kthyer në origjinën (fitrën) e vetvetes, të gatshëm për të ushtruar fisnikëri në shoqëri, besnikërinë ndaj së Vërtetës, e tregojmë gjenerozitetin e ripërtërirë me dhurata të fitrit me të cilat i gëzojmë familjaret, farefisin dhe komunitetin tonë. Përurimi është Gëzuar Bajramin, urojmë shëndet, sukses, begati, lumturi, Paqe në Tokë, që të arrihet Selameti, dhe këto i dëshirojmë të gjithëve.

11. Kurban Bajrami, Festa e Flijimit

Kuptimi i kësaj festë për tarikatet është sakrifica sublime të cilën secili besimtar dhe besimtare (mumin dhe mumine) duhet ta bëj në rrugën e ndërgjegjësimit e që është flijimi i shpirtit shtazarak (Ruh Hajvani) të vetvetes për të mirën e komunitetit, e për të mbretëruar Shpirti Fisnik (Ruh Insani). Rrugëtimi në këtë përpjekje është Haxhi shpirtëror. E sa i përket të dukshmes (zahires), kurbanin e therim dhe shpërndajmë si gjithmonë në tri pjesë, në tre domene të jetës, atij familjar, farefisnor dhe atij shoqëror. Haxhive iu urojmë respekt për misionin e përmbushur, dhe për veti të njëjtën e shpresojmë.

12. Festat tjera

Domethënien e festave dhe ditëve të shquara për tarikatet shpesh ka edhe një dimension shpirtëror, në këtë frymë duhet të kuptohen edhe shpjegime si që u cekën me lartë. Për tarikatet edhe secila Xhuma është Festë. Me rituale të veçanta si që janë: Ziqër (Meditim), Devran (Vallëzim), Ilahi (këndim), Dua (Lutje), Salavate (Tregim Respekti),me Ashk (dashuri shpirtërore) e Hal (Gjendje shpirtërore të Lartësuar) me Muhabet (Bisedë gnostike) dhe Sohbet (ligjërata gnostike) dervishët e festojnë Zotin dhe e përmbushin javën e devotshmërisë.
Bashkësia e Tarikateve i njeh dhe I kultivon edhe Festa Lokale dhe Ditët e Shquara që tradicionalisht organizohen pran Tyrbeve dhe lokaliteteve të veçanta në ditët e veçanta.

DEMOGRAFIA E ISLAMIT NË KOSOVË

Përmbajtje:

  1. Tarikatet dhe Demografia Fetare e Islamit në Kosovë
  2. Tabela Përmbledhëse

2b. Demografia e Muslimanëve në Kosovë,

2c. Botëkuptimet e tarikateve janë të pranuara në Kosovë 2d. Percepcioni i Rrezikut nga Ekstremizmi,

2e. Baza e Radikalizmit në Kosovë,

  1. Sufi-fobia, Rasti i Kosovës
  2. Bashkësia e Tarikateve, e ligjësuar në Kosovë që nga viti 1974
1. Tarikatet dhe Demografia Fetare e Islamit në Kosovë

Në Kosovë ka një shtrembërim në perceptimin e demografisë fetare, gjërat thjeshtohen dhe nuk ka dëshirë për të parë kompleksitetin e situatës, më poshtë është një përmbledhje faktesh mbi çështjen e demografisë fetare në Kosovë:

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) është një bashkësi jo-sektariane, duke pranuar në radhe të veta të gjitha fryma fetare islame që deklarojnë kredon e Islamit “Nuk ka zot, përveç Zotit”. BTK ka ithtarë dhe komunitete të cilat u përkasin Sunitëve sa edhe komunitete të cilat I përkasin Alevite dhe Shiite (afërsisht 50% -50%). BTK është tolerant ndaj doktrinave të ndryshme islame, për sa kohë që ato ndërtojnë ndërgjegje të shëndoshë dhe paqe në shoqëri (të dyja janë qëllimet nga kryesore të Bashkësisë së Tarikateve).

Instituti prestigjioz i Uashingtonit PEW, e kreu një hulumtim në 2012 mbi natyrën e Islamit në Botë dhe këtu e përfshiu edhe Kosovën. Studimi u i përfshiu 1485 nga të cilit 1266 u vet deklaruan musliman dhe secili u përgjigj në mbi 100 pyetje. Nga ky hulumtim mund të shihen konturat demografike të Islamit në Kosovë (shih tabelën në faqen tjetër), këtu do të nxjerrim në pah disa rezultate:

Devotshmëria dhe mungesa e gjithë përfshirjes
• Në Kosovë janë deklarua si musliman 85% të anketuarve.
• Në Kosovë 57% e muslimanëve nuk e praktikojnë faljen, nuk falen rregullisht.
• Derisa 43% e muslimanëve në Kosovë janë që falen rregullisht disa herë në ditë,
• Nga kjo përqindje 21% nuk falen në xhami as xhumave,
• ndërsa 22% bëjnë namaz (falje) dhe i përdorin xhamitë së paku një herë në javë!?

Gjetjet sugjerojnë që gjysma e besimtarëve që praktikojnë faljen, nuk shprehin përkushtimin e tyre fetar në xhami, të cilat janë objektet e kontrolluara nga Bashkësia Islame, dhe nuk marrin pjesë në namaz as xhumave. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar; ata janë të padëshirueshm dhe shpesh janë subjekt i mikro-agresionit ose/dhe sufi-fobisë, kështu që ata i shmangen xhamive.

Paragjykime përjashtuese
• Në Kosovë 22% të myslimanëve, mendojnë se dervishët, musliman me tarikat s’janë myslimanë, që është pozicioni tipik vehabist.
• Ndersa 22% e muslimanëve të tjerë mendojnë se dervishët, musliman me tarikat janë myslimanë,
• Këtu duhet vërejtur se 11% e muslimanëve nuk i pranojnë sunitet si myslimanë, ky grup i muslimanëve me siguri nuk është nga sunnitet.

Kultura e Tarikateve është gjerësisht e pranueshme në Kosovë
• Vallja e Dervishëve është e pranueshme për 36% të muslimanëve të Kosovës
• Shumë dervish nuk e konsiderojnë ndalimin e alkoolit si thelbësor për besimtarët; të tillë janë edhe 12% e të anketuarve.
• Vizita tyrbeve është e pranueshme për 57 % të Muslimanëve
Një pjesë e konsiderueshme e fondeve të nevojshme për të mirëmbajtur objekte dhe shërbime të komuniteteve të tarikateve vijnë nga kontributet e lëna në tyrbe. Grafikët në 3c tregojnë se 57% e myslimanëve të Kosovës janë mbështetës ndaj sadakasë që ipet nëpërmjet tyrbeve pran tarikateve, e kjo përkundër propagandës së egër së BashkësisëIslame që po vazhdon për shumë dekada. Nga kjo sadaka vjen pavarësia që e kanë tarikatet dhe arsyeja pse tarikatet nuk kanë nevojë për mbështetje të agjencive dhe shteteve të huaja (arabë, turq, Iran dhe fonde të tjera për proliferimin e islamit politik), sepse sadakaja mjaftojnë për mirëmbajtjen dhe mbajtjen e aktiviteteve të veta.

Tarikatet në Korpusin Islam
Në tarikate të ndryshme ka sipas numërimit të BTK rreth 60,000 muhib (të iniciuar në tarikat), studimi i PEW tregon se 3% e muslimanëve, ca. 54.000 janë duke deklaruar pjesëmarrjen në tarikatet si orientimin e tyre fetar; ndryshimi mund të jetë për shkak të diasporës. Shihni seksionin D të Tabelës dhe grafikët 2b dhe 2c.
Edhe pse indirekt, është e qartë se komuniteti e Tarikateve nuk është një grup i vogël, por një komunitet i qëndrueshëm i besimtarëve që dukshëm e tejkalon 200,000 banorët e Kosovës (kur përqindjet e anketës konvertohen në numrin e popullsisë).
Këtu, institucionet vendore dhe organizatat ndërkombëtare duhet të kanë kujdes se përjashtimi i një grupit fetar, që numëron disa qindra mijë besimtarë, nga procese të regjistrimit, dhe pranueshmërisë të përgjithshme në shoqëri, është larg demokracisë dhe drejtësisë dhe nuk siguron paqe në sferën e marrëdhënieve ndër-fetare dhe brenda-fetare dhe më gjërë.

Komisioni i Venedikut dhe Avokati i Popullit
Përpjekjet për të vënë nën ombrellën e Ligjit për Lirinë Fetare detyrimin që një grup besimtarësh me pikëpamje të caktuara fetare ti nënshtrohet dhe të dominohet nga një grup tjetër fetar me një tjetër pikëpamje fetare është jashtë standardeve të drejtave të njeriut dhe standardeve evropiane për lirinë fetare, kjo thuhet qartë në Opinionin e Komisionit të Venedikut dhe është pjesë thelbësore e Dokumenteve të Politikave OSBE-ODHIR.
Opinion / Paragrafi 61 i Komisionit të Venecias: “Për të parandaluar qasjen diskriminuese, është thelbësore që autoritetet e Kosovës të sigurojnë që grupe të tjera fetare të organizuara që përbëjnë trashëgiminë historike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës të përfshihen në listë”.
Opinion / Paragraf 64 i Komisionit të Venecias: “…..” Në një shoqëri demokratike, shteti nuk duhet të marrë masa për të siguruar që komunitetet fetare të qëndrojnë ose të bien nën një udhëheqje. ”
Avokati i Popullit me 2014 poashtu intervenoj për respektimin e drejtës që Bashkësia e Tarikateve (BTK) të trajtohet si bashkësi fetare e barabartë, dhe kjo bëni që në Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Liri Fetare nga ajo kohë Bashkësia e Tarikateve e ka siguruar vendin e vet.
Pas më shumë se 70 vjetësh nga dëbimi nga Komuniteti Islam, me prona të uzurpuara dhe shumë dëme të bëra tarikateve, është e kuptueshme që dy bashkësi myslimane të Kosovës, BIK dhe BTK, janë të papajtueshme, kjo ndarje pastaj edhe justifikohet në Opinionin e Komisionit të Venedikut (2014) dhe muar formen e vet në Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Lirinë Fetare që është në procedurë të Kuvendit të Kosovës nga 2014.

2a. Tabela Përmbledhëse, Hulumtimi PEW 2012

Hulumtimi PEW është bërë në 2012 duke I marr rezultate nga 1266 muslimanëve prej mostrës 1485 të respondentëve. Numri njerëzve që vet identifikohen si Musliman në Kosovë sipas Institutit PEW është 85%.

2b. Demografia e Muslimanëve në Kosovë, Hulumtimi PEW 2012

2c. Pikëpamje e Tarikateve janë gjërsishtë të pranuar në Kosovë

2d. Perceptimi i Rrezikut nga Ekstremizmi, PEW Hulumtimi

3e. Bazat e Radikalizmit Religjioz në Kosovë, PEW Hulumtimi

4. Sufifobia, Rasti i Kosovës

Sufi-fobia është një formë e përhapur e paragjykimeve në mesin e muslimanëve e ndaj dervishëve (muslimanëve me tarikat, sufive). Forma kryesore e paraqitjes së sufi-fobisë është dyshim, frika ose urrejtja ndaj muslimanëve me tarikat, pra në përgjithësi një paragjykim ndaj muslimanëve sufi ose sufizmit (tasawuf) nga bashkë-fetaret e tyre musliman. Kjo zakonisht rezulton në një antipati dhe shmangie por mund të paraqitet e përshkallëzuar në forma të ndryshme të abuzimit. Sufifobia është endemike në Kosovë.
Forma më virulente e Sufi-fobisë është përhapur nga ekstremistët militantë musliman, të cilit i konsiderojnë dervishët si qafirë, heretikë dhe tradhtarë të Islamit dhe tradhtar e kauzave të islamit politik dhe me këto e legjitimojnë sulmin ndaj tyre.
Më e zakonshme se sa Sufi-fobia e egër e militantëve ekstrem islamist janë thjesht akuza dhe përbuzje nga ata musliman të ndikuar nga Vehabizmi, Salafizmi, për të cilit sufizmi është bid’a (një risi e dëmshme jo-islamike), e cila duhet të kundërshtohet .Po-ashtu disa forma të islamizmit modernist e akuzojnë, pa argumente, sufizmin dhe dervishët se janë përgjegjës për pa fuqizimin politik dhe prapambetjen intelektuale të muslimanëve në botën moderne.
Ndër pasojat e shumta të formave të tilla të Sufi-fobisë janë fenomene të tilla si, “mikro-agresione” dhe sjellje agresivitetit pasiv siç janë vërejtjet nënçmuese dhe përfolja në xhami, tjetërsimi shoqëror, kundërshtimi ndaj praktikave të dashura nga muslimanet me tarikat (dervishëve) siç është festimi i ditëlindjes së Profetit (a.s.), zijarete (vizitat) e tyrbeve të shenjëtarëve (evliave) sufi, ceremonitë vokale të dhikrit (përkujtime të Zotit), akuza për kultizm, diskriminim fetar, akuza ndaj dervishëve amoralitet etj.
Tragjedia më e madhe e Sufi-fobisë nuk është padrejtësia e bërë ndaj dervishëve (muslimanëve me tarikat), por përkundrazi, lobotomizimi shpirtëror i muslimanëve jo-sufi mbi veten e tyre, duke rezultuar, në të paktën, në degjenerimin e inteligjencës emocionale të muslimanëve jo-sufi.

5. Bashkësia e Tarikateve, e ligjësuar në Kosovë që nga viti 1974

Dokumenti nga “Gazeta Zyrtare”, që gjendet në Arkivin Shtetëror të Kosovës nga viti 1983, tregon se si Bashkësia e Tarikateve i realizonte të drejtat pensionale dhe invalidore shëndetësore dhe drejtat e tjera shoqërore, si bashkësi e regjistruar fetare nën Administrimin e Kosovës. Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është e vetmja organizatë fetare që regjistrohet nën Administratën e Kosovës. Faksimili nga Gazeta Zyrtare pason tekstin.
E përgatiti
Shejh Lulzim SHEHU
Sekretar i Përgjithshëm i BTK

REALIZIMI I TË DREJTAVE FETARE

Qe nga fillimi i tetorit Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është pajisur me Numrin Fiskal nga ATK.
Deri me tani këtë mundësi e gëzojnë:.
Bashkësia Islame
Bashkësia e Tarikateve
Kisha Ortodokse Serbe
Kisha Katolike
Kisha Evangjeliste
Bashkësia Hebreje
Kisha e Popullit të Zotit.