Deklarata Parandalimi i Dhunes në Konflikte

This article is available in Albanian only. Open the Albanian page

“Deklaratën e Zotimit për t'i dhënë fund dhunës seksuale në
konflikt”, të aprovuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara (KB)
e cila tash më, e ka lidërshipin e Britanisë Madhe, Bashkësia e Tarikateve të
Kosovës (BTK) e përqafonë si të vetën.

Iniciativen për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konfliktet
me fokus në eliminimin e stigmes lidhur me te mbijetuarat dhe të mbijetuarit e
dhunes seksuale gjate luftave dhe konflikteve, Bashkësia e Tarikateve e
përvetëson si iniciativen e vet.

Njëkohësishtë BTK i ftonë Bashkësitë Fetare në Kosovë që
këtë iniciativë ta adaptojnë si të vetën, duke e lanë anash një deklaratë më
hershme të muajit korrik 2019, e cila nuk ke gjithpërfshirëse, nuk muajti me
senzibilizu të gjitha bashkësi fetare në Kosovë, e as nuk muajti me i
identifiku masa dhe veprime të cilat duhet të ndërmirren.

D E K L A R A T A:

BASHKËSIA E TARIKATEVE TË KOSOVËS

1.

Dënon plotësisht të gjitha aktet e dhunës seksuale në
konflikt, ndaj çdo personi, në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethane, dhe do t'i
inkurajon ata që janë nën kujdesin e vet dhe të tjerët në komunitet të bëjnë të
njëjtën gjë.

2.

Pohojmë se të gjithë mbijetuarit dhe të mbijetuara e dhunës
seksuale në konflikt, dhe fëmijët e lindur nga këto përdhunime, janë të
pafajshëm, dhe kanë vlerë të barabartë me të gjithë njerëzit. Ata duhet të
pranohen, respektohen dhe nderohen plotësisht.

3.

Hedhim poshtë stigmën e lidhur me të mbijetuarit e dhunës
seksuale në konflikt dhe fëmijët e lindur nga këto përdhunime, dhe
kundërshtojmë përdorimin e kësaj forme si një armë që nxit ndarjen e familjeve
dhe komuniteteve dhe i kundërshtojmë dhe dënojmë të gjitha simptomat e stigmës
në komunitetin tonë.

4.

Pranojmë dhe nderojmë pavarësinë, guximin, shpresën dhe
qëndrueshmërinë e të mbijetuarve dhe të drejtën e tyre për t’a krijuar të
ardhmen e tyre.

Ne do të:

5.

- bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar dhunën
seksuale në konflikt dhe për t’i mbrojtur të gjithë personat e ndikuar nga
dhuna e tillë, përfshirë grupet e margjinalizuara të pakicave dhe ata të
besimeve ose feve të tjera, duke e pranuar se aderimi në një besim ose fe mund
të sjellë në vetëvete vulnerabilitet shtesë.

6.

- punojmë për t’i larguar interpretimet e dëmshme të besimit
ose fesë dhe normave të dëmshme kulturore që mund të përdoren për të dënuar ose
kryer akte dhune seksuale.

7.

- mbështesim zërat e të mbijetuarve, qëndrojmë për
drejtësinë për të parandaluar shtypjen, dhunën dhe akuzat e rreme, dhe ngrisim
zërin për të mbrojtur të mbijetuarit dhe të drejtën e tyre për drejtësi duke mbajtur
përgjegjës ata që kanë kryer krime.

8.

- nxisim unitetin midis të mbijetuarve dhe komuniteteve të
tyre për të mbështetur në mënyrë efektive integrimin e tyre në shoqëri dhe
zhvillimin e tyre ekonomik dhe psikologjik.

9

- kërkojmë që përvojat e të mbijetuarve dhe nevojat e tyre
të kuptohen, duke u kujdesur për të shmangur rikthimin e këtyre përvojave.

10

- shfrytëzojmë medien, diskutimet fetare, materialet
edukative, tekstet dhe të gjitha platformat e tjera të komunitetit tonë të
besimit për të fuqizuar të mbijetuarit, duke ditur burimet e komunitetit tonë
dhe faktin që besimi ose feja mund të jenë një burim i forcës për të
mbijetuarit.

Fund i Deklaratës