This article is available in Albanian only. Open the Albanian page
☆☆☆ MEVLUDI 2026! ☆☆☆
DATA E SHUM PËRKUJTIMEVE
Në netët para nesh do ti ndezim kandila për ta përkujtuar Hz.Muhamedin Profetin të bekuar nga Zoti, të dashur nga besimtarët, simbol dhe model i sistemit të vlerave njerëzore mbi të cilat është Hamd i Zotit.
E NE TË DËRGUAM TY (MUHAMED) SI MËSHIRË PËR TË GJITHA BOTËRA
(21:107)
KANDILI
Në terrin e botës, u ndez kandili,
mu zdritë errësira e fis xhahili.
me dashurinë dhe virtyte lindi Emini,
Muhamed Mustafaja i dunjasë ndriçimi.
Nuri shndriti e errësira nuk kuptoj,
as deshti që dritën brenda ta pranoj.
Kështu edhe sot, fe sa t'duash, e nur jo,
dritën mbi terr ta çojmë; O ashik, Kujto!
Motra e vëllezër mbani dritën në gji,
mos të fiket nga zhurma e fjalëve t'kqi!
Sipas kronologjisë tradicionale sunite, muaji Rabīʿ al-Awwal lidhet në mënyrë të pazakontë me tri ngjarjet kryesore të jetës së Hz.Muhamedit:
Lindja:
Tradicionalisht 12 Rabīʿ al-Awwal, rreth vitit 570/571. Por kjo datë nuk është historikisht e sigurt; burimet e hershme japin edhe data të tjera.
Hixhreti:
është i lidhur me Rabīʿ al-Awwal 1 AH. Muhamedi u largua nga Meka në fund të Safarit, ndërsa arritja në zonën e Medinës/Quba ndodhi në Rabīʿ al-Awwal. Tradita jep data të ndryshme, ndër to edhe 12 Rabīʿ al-Awwal. Disa të padishmit e proklamojnë Hixhretin në fillim të muajit Muharrem!
Vdekja:
Shumë burime sunite japin 12 Rabīʿ al-Awwal 11 AH, në vitin 632.