This article is available in Albanian only. Open the Albanian page
1. Ruajtja e sekullarizmit
Rruga, për ndërtimin e kapaciteteve të
plota të një ushtrie moderne të shtetit tonë demokratik, është hapur. Bashkësia
e Tarikateve të Kosovës dëshiron ta sheh që zhvillimi i kapaciteteve
profesionale të Ushtrisë shkon bashkë me ruajtjen e parimit shekullar.
Mendojmë se brenda organizmit të ushtrisë
nuk duhet lihet vend për predikim dhe ndikim fetar, sepse kjo mund të çon deri
politika përjashtuese dhe mund të ndikon negativisht në kohezionin më së të
duhur në situatë të një ushtrie multi-etnike dhe popullatës multikonfesionale.
Armiku gjithmonë ka dëshiru që shqiptar të identifikohen si musliman, sepse
ashtu jena më të cenueshëm.
2. Kujdes gjatë rekrutimi nga ekstremizmi
fetar
Në prag të rritjes së numrit të trupave
duhet pasur kujdes mos rekrutohen persona me qëndrime radikale dhe ekstreme.
Në Kosovë ka rreth 30.000 njerëz me
pikëpamje të radikalizuar islamike, kryesisht të rinj, në lufta të huaja Kosova
participoj me rreth 300 luftëtar, rekrutimin e tyre e mundësuan rreth 30 imam
radikal, vlerësimi është që rreth 3.000 vet janë të gatshëm për të ndihmuar
ekstremizmin e dhunshëm. Këto hulumtime të agjencive kompetente botërore në
opinione tona nuk u trajtuan seriozisht ose u fshehën.