Në takimin me Kryeministrin, Kryeparlamentarin, Ambasadorin Amerikan, Organizatave Ndërkombëtare (OSCE, EU), përfaqësuesit te ambasafes Britanike, dhe Bashkësive Fetare në Kosovë me 09.dhjetor 2022 është mbajtur Diskutimi Publik mbi Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Liri Fetare.
Transkripti i fjalës hyrëse e Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës (BTK) i paraqitur nga Shejh Lulzim SHEHU, Sekretar i Përgjithshēm i BTK është më poshtē:
“
TË DASHURIT TË GJITH!
Ne besojmë se jena Bashkësia e dytë me madhësi në Kosovë
Tarikatet e Kosovës i kanë mbi 200 objekte fetare. Tarikatet i angazhojnë mbi 350 persona për mirvajtjen e jetës shpirtërore. Financimi bēhet me kontribute vulnetare, dhe vetanake.
Bashkësia e Tarikateve e përkrah rrugën e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit modern, si një realizim i vizionit Profetik për një shoqëri të diturisë, një shoqëri të solidaritetit, tolerancës dhe barazisë, shoqëri të sendërtimit të vlerave etke, ndërgjegjes dhe respektit gjithëpërfshirës, dhe si shoqëri e cila e kultivon të bukuren.
Bashkësia e Tarikateve në veçanti dëshiron të punon s’bashku me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime të qfare do lloji dhe të gjitha forma tjera të përjashtimit shoqërorë që prishin mirëbesimin në shoqëri.
Ligjëpërpilluesi, Kryeministria dhe Zyra Juridike e Kryeministrisë e kan punua ligjin duke i respektu norma të një shteti modern të Evropës, e kanë lexuar mirë Opinionin e Komisionit të Venecias, i kanë marë parasyesh trashëgimin juridike të Kosovës në trajtimin e legjislacionit rreth bashkësive fetare, dhe në frymen e diskriminimit pozitiv i ka trajtu të gjitha bashkësi fetare.
Ju përgëzojmë për punën e bërë!
Kjo s’do me thënë se ligji është perfekt, por thotë se themeli tash më është vendosur. Ligji e ka një mangësi në fushen e pronësisë së Vakufit (pronēs së përbashkët të Muslimanëve), sepse nuk e përcakton se cila bashkësi nga korpusi islam trashigon çka. Nuk e shohim këto si problem të madh sepse nuk kina pretendime dhe besojmë se kina mekanizma që mosmarrveshje eventuale t’i menaxhojmë.
Në frymen e kësaj që tham e përkrahim Ligjin për Liri Fetare në formen e prezentuar!
Besoj që ju kishim ndihmu me i thonë edhe disa fjalë rreth BTK.
Tarikatet janë pjesa e rëndësishme e historisë dhe etosit të Kosovës.
BTK ka trashëgimi të pasur dhe të mirënjohur kulturore, shumë nga teqet janë Monumente të Kulturës në Kosovë. Ritualet e Tarikateve janë tashmē në trashēgimi kilturore të UNESCO.
(në këtë vend auditorit ju tregohet LP nga kolekcioni i UNESCO-s, ku janë të inçezum ritualet e Tarikateve)
Ka pas në të kaluemen mospajtim me përfirjen e Tarikateve në Ligj, nuk di çka ka shkru BIK kësi heri në vërejtje të veta për Ligjin, por ne mendojmë që këto vërejtje, tash më, duhet me qenë të tejkalume.
Dhe në fund:
Me mos përshirjen eventuale të Tarikateve, Kosova do t’ia humb vetës njohjen e brendshme.
Anëtarët e Tarikateve e respektojnë prejardhjen e vet krishtere qoft katolike qoft ortodokse, e respektojnë dhe e ndjekin islamin e mirëfillët, por vetëm fryma e Tarikateve na mundësoj për te qenë besimtarë e pa e humb identitetin kombëtar, pra mos ta humbim kulturen dhe traditen shqiptare. Jo të gjitha fryma fetare këto e garantojnë.
Ju Faliminderit