Esmaul Husna

Emrat e Allahut

Nëntëdhjetë e nëntë emrat e bukur të Allahut dhe kuptimi i tyre.

Allah, Rrahman, Rrahim

1. ALLAH XHEL-LE SHANUHU

Emri Allah, sipas numrit më të madh të dijetarëve, konsiderohet emri më i madh dhe më gjithëpërfshirësi me domethënie i Zotit, i cili përmban do-methëniet e të gjithë emrave të tjerë të Tij. Për këtë arsye askush tjetër nuk mund të emërohet me këtë emër. Për dallim nga fjalët me të cilat në gjuhët tjera shënohet Zoti, fjala Allah në gjuhën arabe nuk ka shumës, gjini, as deminutiv. Emri Allah në Kur'an përmendet 2698 herë. Të gjithë emrat e tij janë në korrelacion me këtë emër, andaj për ta thuhet se janë emra të Zotit, esmaull-llah. Shehadeti është korrekt vetëm me këtë emër, dhe themi La ilahe il-lall-Ilah (Nuk ka zot tjetër pos Allahut). Emri personal është emri i vetëm, më i lartësuari qe përfshin çdo gjë. Ky është më i madhi nga emrat e ndershëm të Tij. Të gjithë ulematë pajtohen se ky emër i bukur bashkon të gjitha atributet e emrave të tjerë mubarek të Zotit të Madhëruar, se ky është Ismi Adham (emri më i madh).

2. ER-RAHMĀN

Mëshiruesi. Mëshirëploti. Ai i cili ka mëshirë dhe mirësi të pakufishme për besimtarët dhe jobesimtarët në këtë botë, posaçërisht për besimtarët në Botën tjetër. Disa dijetarë këtë emër e konsiderojnë të përveçëm, ose afër atij të përveçëm, ngase ka të bëjë vetëm me Allahun, ashtu që nuk mund ta bart askush tjetër. Sipas disa mendimeve, er-Rahmān nënkupton edhe atë që eliminon gabimet dhe vuajtjet; pastaj mëshirën ndaj robërve të Vet në kërkim të furnizimit; udhëzimin në besim të drejtë; mënyrën e arritjes së lumturisë në këtë dhe në Botën tjetër; dhe, në fund, sundimtarin e drejtë. Dënimi i tij është pjesë e mëshirës së Tij, i Gjithëmëshirshëm i cili denjon që të zgjojë, të qortojë dhe të mësoj. Kujt të dojë e udhëzon atë që e humb s'ka kush ti ndihmojë.

3. ER-RAHĪM

IGjithmëshirshmi. Ai i Cili ka shumë mëshirë për besimtarët. Ai që shpërblen për vepra të mira. Shok i besimtarëve. Bamirës në aspektin e furnizimit të krijesave të Tij. Deklarimet që Allahu, sipas doktrinës islame, është i ashpër dhe i vrazhdë dhe se kërkon bindje të plotë, që nuk shfaqë dashuri dhe mëshirë, e mohon fakti që vetëm një nga 114 kaptinat (suret) në Kur'an nuk fillon me: Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithëmëshirshmit. Në aspektin e dallimit në domethënie midis er-Rahmān dhe er-Rahim ekzistojnë shumë mendime. Sipas një mendimi, këto dy emra janë të njëjtë për nga domethënia dhe janë sinonime. Sipas mendimit tjetër, midis tyre ekziston dallim i cili buron nga domethënia të cilën e shprehin trajtat e përmendura të fjalës. Shprehja er-Rahmän është trajtë për shprehjen e domethënies me intensive, gjersa er-Rahim ka domethënien e participit aktiv. Për këtë arsye er-Rahman është atribut me të cilin theksohet vetëm cilësia e mëshirës e Allahut, ndërsa er-Rahīm mund të përdoret edhe për theksimin e cilësisë së mëshirës së qenieve njerëzore. Kështu vetëm er-Rahmān mund të mbështesë emrin Allah, siç thuhet edhe në shumë vende të Kur'an. Emri er-Rahmān në dua përdoret më shumë, ngase nënkupton mëshirë në këtë botë për besimtarët dhe jobesimtarët, gjersa er-Rahīm nënkupton mëshirë vetëm për besimtarët në botën tjetër. Sipas një mendimi, dallimi midis këtyre dy fjalëve është edhe i natyrës leksikore ngase er-Rahman nënkupton shlyerje të gabimeve dhe mangësive, kurse er-Rahim shpërblim për vepra të mira. Mëshirëploti i cili jep mëshirën e Vet atëherë kur këtë e do. Mëshira e Tij gjithnjë është mbi zemërimin e Tij. Ai dërgon të dërguarit dhe librat dhe i tregon shenjat e Veta të qarta në qiej dhe në tokë për akëcilën që shikon. Vetëm pas kësaj pason dhënia e llogarisë, pas kësaj agon Dita e gjykimit, dita e zemërimit për atë që e meriton zemërimin.

Melik, Kuddus, Selam

4. EL-MELIK

Sundimtar. Ai i Cili ka pushtet suprem. Sundues absolut i të gjithë botëve, i cili me qenien dhe atributet e veta nuk ka nevojë për asgjë ekzistuese, derisa do gjë, nga atomi deri te galaktika, ka nevojë për Të. Ai me anë të ligjeve te veta mban çdo send dhe me urtinë e vet drejton çdo gjë.

5. EL-KUDDŪS

I Shenjti. I Pastërti. Ai i Cili është i pastër nga të gjitha të metat dhe veset kurse është i graduar me të gjitha të mirat dhe virtytet. I Shenjti. Ai është i pastër dhe i privuar nga çdo krahasim me të cilin ne do të mundnim me fantazi ta paraqesim dhe me imagjinatë ta ekspozojmë. Ai nuk është vetëm larg nga atributet e përsosurisë sonë, e cila është mangësi në raport me qenien e Tij! Të flitet për "Të Shenjtën" se është privuar nga të metat është afër të folurit pa përgjegjësi. Korrekt është të themi se ai është i pastër nga të gjitha atributet që neve na kujtohen, e ku bëjnë pjesë edhe atributet afrimi e përsosurisë sonë. Për këtë arsye i emrit të këtillë të Allahut xhel-le sha-nuhu. kërkon që shpirti të pastrohet dhe të privohet nga të gjitha vetit e këqija dhe lënja e pasimit të epsheve, dëfrimeve, makutërisë, hipokrizisë, grykësisë. Nga e tërë bota e kënaq vetëm Krijuesi i tij. Sipas madhësisë së kërkesës matet edhe madhësia e shpirtit.

6. ES-SELĀM

I pastër nga të metat. Burim i paqes. Aii Cili është i çliruar nga të gjitha veset dhe të metat. Ai i Cili siguron paqe dhe mbrojtje në këtë dhe në botën tjetër, si dhe shpëtim, posaçërisht për njerëzit e mirë, Ditën e giykimit. Ai i Cili i ruan nga ndëshkimi i Vet ata që nuk e meritojnë. Ai i Cili vazhdimisht ofron siguri. Paqja. Që e përmbush premtimin dhe ofron siguri për robërit e vet nga te gjitha rreziqet. Ai që robërve fatmirë iu jep selam (përshëndetje). Allahu i Lart-madhërishëm është burim kryesor i çdo selameti (shpëtimi).

Mumin, Muhjemin, Aziz

7. EL-MU'MIN

Dhurues i sigurisë. A i Cili është besnik dhe mbrojtës. Ai i Cili siguron paqe, siguri dhe ofron mbrojtje. Ai i Cili dëshmon se Ai është Zoti Një dhe ua dëshmon besimtarëve të Vet që janë të sigurt në fenë e tyre që Ai është Zoti Një. Ai i Cili shpërblen besimtarët dhe i mbron ata nga ndëshkimi i Vet dhe frika se do të dënohen. Ai i cili e konfirmon premtimin dhe ofron siguri. Sepse të gjitha njohjet e Tij janë të sigurta dhe të vërteta. Pos kësaj ai është strehim dhe shpëtim. Në zemra ngjallë dritën e besimit, jep siguri, besim, qetësi: Ai i cili i mbron muminët nga të gjitha torturat dhe vuajtjet

8. EL-MUHEJMIN

Mbrojtës. Ai i Cili dëshmon për fjalët edhe veprat e krijesave të Veta. Ai i Cili vigjilon mbi krijesat e Tij. Mbi çdo send qëndron me vigjilencë, sepse nuk ka vullnet mbi vullnetin e Tii nuk ka vullnet paralel me vullnetin e Tij, nuk ka askush që mund ta kontestojë vendimin e Tij, nuk ka askush që mund të bëj vërejtje në caktimin e tij.

9. EL-AZĪZ

Fuqiploti. Ai i Cili posedon forcën më të madhe. Ai i Cili është i madhërishëm dhe i Cili ngritët mbi çdo gjë. Ai i Cili nderohet më së shumti dhe të cilit i jepet respekti dhe fama më e madhe. Ngadhënjimtar i cili nuk mund të mposhtet.

Xhebbar, Mutekbbir, Halik

10. EL-XHEBBĀR

I Forti. Ai me dorën e fortë të Cilit zbatohen të gjitha dispozitat. Ai i Cili detyron që gjithçka të ndodhë sipas vullnetit të Tij. Sovrani absolut. Ai i Cili është i Gjithëfuqishëm. Udhëheqësi dhe urdhërdhënësi i padhunshëm. I Forti. Ai i cili atë të dëmtuarën e rindërton dhe mungesën e eliminon; i cili me fuqinë e Vet atë që dëshiron e bën; Ai pushteti i të Cilit është i pakufishëm.

11. EL-MUTEKEBBIR

Lavdiploti. Aii Cili është unik për nga madhështia dhe dinjiteti. Ai pushteti i Cilit nuk pushon kurrë dhe madhështia e Cilit arrin deri sa të dëshirojë Ai. Ai 1 Cili qëndron mbi padrejtësitë e robërve të Vet. Ai i Cili është larg nga vetitë e krijesave të Veta dhe ngjashmëria me ta.

12. EL-HĀLIK

Krijuesi. Ai i Cili vendosi ta krijojë kozmosin dhe gjithë çka ekziston në të. Aii Cili krijon sipas një mase të caktuar. Krijues, Ai që krijon nga asgjëja, Ai që çdo krijim e sheh dhe e mban, bindje.

Bari', Musavvir, Gafar

13. EL-BĀRI'

Krijues. Ai i Cili krijon nga asgjë. Dhurues i jetës. Krijues i shpirtit. Krijues i qenieve të gjallë. Ai i Cili krijon çdo gjësend; Cili krijon çdo gjë sipas nevojës në sasi, kualitet dhe natyrë, në mënyrën më të mirë dhe më të bukur, Cili krijon nga asgjë; Cili krijesat e veta i ndan në mënyra të ndryshme.

14. EL-MUSAVVIR

Dhurues i formave. Ai i Cili jep formë. Ai i Cili u jep forma të ndryshme krijesave të Tij, Cili ringjall; Ai që krijon në mënyrën më të bukur, në formën më të bukur.

15. EL-GAFFĀR

Ai i Cili ua falë shumë, krijesave të Veta. Ai i Cili e shfaq bukurinë dhe e fshehë shëmtinë dhe falë mëkate vazhdimisht pa treguar as mëkat as kryerësin e tij në këtë as në Botën tjetër. Ai që udhëzon dhe që mbulon turpin e robërve të tij; Cili hedh në shesh mirësinë dhe bukurinë; Cili mbulon të keqen dhe të papëlqyerën.

Kahhar, Vehhab, Rezakk

16. EL-KAHHĀR

Ngadhënjyesi i Pushtetshëm. Ai Cili ka fuqi të jashtëzakonshme dhe që ngadhënjen gjithnjë. I Fuqishëm dhe i Fortë, Cili çdo gië e krijon sipas dëshirës së vet: Zoti Absolut dhe i vërtetë i pushtetit. Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, me fuqinë dhe pushtetin e vet çdo gjë nga brenda dhe nga jashtë e formëson. Nuk ekziston mundësi e lirimit nga kjo.

17. EL-VEHHĀB

Dhuruesi i Paskajshëm. Ai i Cili dhuron shumë dhe pa llogari. I Pakufishmi, Ai që jep të mira (nimete) të ndryshme gjithnje pa kompensim; Allahu i Lartësuar, xhel-le xhelaluhu, nga thesari i pashtershëm i tij e ofron mëshirën e vet (rahmet) dhe nimetet (të mirat); Ai është Dhurues i Vërtetë dhe Absolut.

18. ER-REZZĀK

Furnizuesi i madh. Ushqyesi. Ai i Cili krijesave të Veta u jep vazhdimisht ushqim dhe mjete të tjera për furnizim në jetë. Ai që krijon furnizim dhe ua ofron robërve të vet; Ai krijon furnizimin dhe të furnizuarit; Cili furnizuesve u ofron furnizim dhe Cili e tregon qartë arsyet e posedimit të furnizimit.

Fettah, Alim, Kabid

19. EL-FETTĀH

Aii Cili hap gjithçka. Ai i Cili robërve të Vet ua zgjidh çdo vështirësi. Ai i Cili hap dyert e të mirës dhe mëshirës. Ai i Cili sqaron çka është e vërteta dhe çka gënjeshtër. Ai i Cili i hap dyert furnizimit duke lëshuar shi. Ai i Cili merr vendime të drejta. Ai i Cili secilin e gjykon me drejtësi. Ai i Cili ndihmon në vështirësi.

20. EL-ALĪM

I Githëdijshmi. Ai i Cili di atë çka nuk dinë krijesat e Tij. Ai pa diturinë e Cilit nuk ndodhë asgjë. Ai i Cili di për gjithçka që ekziston dhe çka gjallëron në gjithësi. Ai domethënia e cilit është e pakufizuar; ili ka qenë dhe do të jetë; Cili edhe fshehtas edhe haptas çdo gjë e di më së miri dhe nga Cili nuk mund të fshehët asgjë.

21 EL-KĀBID

Ai i Cili privon. Ai i Cili pakëson. Ai i Cili ndalon. Ai i Cili pengon. Ai i Cili merr shpirt. Ky emër i Allahut zakonisht përmendet bashkë me emrin e domethënies sẽ kundër të el-Bāsit për të potencuar fuqinë dhe urtësinë e Allahut. Kur përdoret vetëm do të mund të kuptohet se Allahu vetëm privon dhe ndalon. Ai që sipas dëshirës (vullnetit) së vet e pakëson (zvogëlon) fumizimin; Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, me dëshirën e vet dhuron gjëra dhe jep kënaqësi shpirtërore: dikujt ia ndriçon shpirtin, dikujt zemrën, dhe orienton për hajr.

Basit, Hafid, Rafi

22. EL-BASIT

Bamirësi. Bujari. Ai i Cili ofron me bollek. Ai i Cili dhuron me bollek. Ai i Cili e shtrin furnizimin për robërit e Tii. Ky emër i Allahut është më së miri të përmendet bashkë me emrin el-Kābid ngase bashkë nënkuptojnë që Allahu nga urtësia e Tij e pakëson furnizimin për jetë dhe e shtrin atë nga Mëshira dhe Bujaria e Vet. Ai që jep furnizim dhe e shton atë nëse i lutet.

23. EL-HĀFID

Ai i Cili poshtëron. Ai i Cili poshtëron robërit e Vet të cilët këtë e përmendim bashkë me emrin me domethënie të kundërt - er-Rāfi, ngase bashkë nënkuptojnë që Allahu robërit e Tij edhe i poshtëron edhe i gradon. Ai që poshtron jobesimtaret (qafirët) dhe hipokritët; Cili i shkatërron jobesimtarët; Cili shpie nga begatia në varfëri, nga dituria në padituri, nga shendeti në sëmundje. Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, sipas dëshirës së Vet, të ndershmin dhe të respektuarin mund bëjë të turpëruar dhe të pandershëm.

24. ER-RĀFI'

Ai i Cili gradon. Ai i Cili robërit e Vet i lartëson dhe kështu i nderon ata. Ai i Cili miqve të vet u shprehë respekt, kurse ndaj armiqve shprehë urrejtje. Ai i Cili vendos cilin do ta gradojë, duke e nderuar, e cilin do ta poshtërojë, duke e privuar nga Mëshira e Vet. Ai i Cili i lartëson miqtë dhe i ndihmon ata kundër armiqve. Ai i Cili e lartëson të vërtetën. Ai i Cili ngriti qiellin pa shtylla dhe bëri që u mundësoi shpezëve të fluturojnë. Ky emër është më së miri të përmendet bashkë me emrin el-Hāfid. Ai që i lartëson të mirët; Cili lartëson më së shumti; Cili shpëton nga shkatërrimi; Cili shton nivelet; Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, i jep nder dhe respekt atij që kërkon prej Tij; Ai i ndriçon zemrat me dritën e fesë.

Muizzu, Mudhill, Semi

25. EL-MUIZZU

Dhurues i nderit. Ai i Cili e nderon cilin të dojë dhe të cilën nuk mund ta marrë askush pos Tij. Ai i Cili është i paarritshëm me forcën dhe fuqinë të cilën e posedon. Ai i Cili është i pamposhtur. Zakonisht përmendte bashkë me emrin me domethënie të kundërt el-Mudhill, ngase Allahu e lartëson cilin të dëshirojë dhe e poshtëron cilin të dëshirojë. Ai që realizon dëshirat. Ai që respekton dhe gëzon, Cili nderon. Respektimi është dhënie e Allahut, xhel-le shanuhu, kjo është nder dhe dituri.

26. EL-MUDHILL

Marrësi i nderit. Ai i Cili poshtëron. Ai i Cili ia privon nderin atij që do Ai dhe të cilin nuk mund të dhurojë askush tjetër. Zakonisht përmendet bashkë me emrin me domethënie të kundërt - el-Mu'idh. Ai që me dëshirën e Vet, shnderon dhe poshtëron cilin të dojë; Ai që ndëshkon ata që nuk e respektojnë urdhëratë dhe ndalesat e Tij; Ai që poshtëron.

27. ES-SEMĪ

Ai i Cili dëgjon gjithçka. Ai i Cili dëgJon, atë që thuhet publikisht dhe atë që thuhet fshehtas, atë që deklarohet dhe atë që nuk deklarohet. Ai i Cili pranon dhe plotëson lutjet. Ai që dëgjon çdo gjë, të fshehtë apo të hapur; Allahu Laydiplot, xhel-le xhelaluhu, dëgjon drejt çdo gjë që ndodh edhe në kozmos edhe në thërrimën më të vockël (dherre), atë që kalon nëpër zemër, lutjen (duanë). Mirëpo, ne nuk mund ta kuptojmë si i dëgjon Ai këto.

Besir, Hakem, Adl

28 EL-BESĪR

Ai i Cili sheh gjithçka. Ai i Cili sheh gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai që shikon çdo gjë, edhe atë që eshtë publike edhe atë që është e fshehur, në tërë vasionën. Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, sheh çdo gje qe punojnë robërit e Tij. Sa i marrë është ai që gabon dhe mendon se Ai nuk e sheh.

EL-HAKEM

Ai që vendos. Sovrani i Cili e sundon këtë botë. Gjyqtar absolut dhe i Vërtetë; Ai që sundon, i mbushur me drejtësi; Ai që dallon të mirën dhe të kegen; Ai që gjykon drejt edhe në këtë edhe në botën tjetër. Nuk ka fuqi që mund ta ndryshojë vendimin e Tij.

30 EL-ADL

Drejtësia. I Drejti. Ai i Cili jep pa anim dhe njësoj drejtësi ndaj krijesave të Tij. Ai i Cili nuk bën dallim ndaj shtresës dhe pozitës. Ai i Cili nuk shkakton padrejtësi dhe tirani. Ai i Cili është i pastër nga të gjitha llojet e të metave. Me këtë emër dëshirohet të eliminohet çfarëdo dyshimi i cili do të mund të lindte nga domethënie a e emrave të Allahut el-Xhebbār, el-Kahhār, el-Muntekim, ed-Dārr etj. Në këto dhe atribute të tjerë është prezentë edhe drejtësia, ngase Allahu askujt nuk i bën as një fije të padrejtë. Prandaj të gjithë kriminelet dhe mëkatarët do të ndëshkohen sipas meritës, por edhe të shpërblehen për bamirësitë të cilat i kanë kryer. Kështu Mëshira e Allahut manifestohet plotësisht përmes Drejtësisë së Tij."

Latif, Habir, Halim

31 EL-LATĪF

Shpirtmiri. Ai i Cili i furnizon robërit e Vet në mënyrë të mirë. Ai i Cili i njeh gjërat më të vërteta dhe ë të fshehta. Absoluti, Pronari i Vërtet i të mirave; Ai begatia dhe mirësia e cilit janë të pakufishme; Ai që i njeh gjësendet më të imta; Ai që krijon gjësendet më të imta; Ai që në mënyrë të dukshme dhe padukshme jep dobi, udhëzime dhe shpërblime të nduarnduarshme.

32 EL-HABIR

IGjithëdijshmi. Ai i Cili e njeh esencën dhe realitetin e të gjitha gjërave. Ai për të Cilin nuk ka asgjë të fshehtë. I informuar për çdo gjë; qoftë kur është fjala për botën fizike apo atë shpirtërore, qoftë për ndonjë grimcë, qoftë një frymëmarrje, ose ndonjë hollësi më të imët.

33 EL-HALIM

Mëshiruesi. Shpirtmirë. Ai i Cili nuk nxiton me ndëshkimin e atyre që dënimin e meritojnë. Ai që nuk nxiton kur ndëshkon (Ai që nuk e shpejton ndëshkimin), Zoti Absolut dhe i Vërtetë, Pakufishëm i butë, Mbrojtës dhe Ai që falë, Hakku i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, menjëherë e sheh kush e kundërshton urdhrin e Tij, e din, por përkundër që është i gjithëfuqishëm nuk ndëshkon menjëherë, por lë kohë për përmirësim. Ai falë dhe udhëzon ata që në atë kohë përmirësohen dhe bëjnë teube. Ata që gabojnë, nëse dëshiron i ndëshkon, e nëse dëshironi i falë.

Adhim, Gafur, Shekur

34 EL-ADHIM

I Madhi. Lavdiploti. Ai i Cili është më i madhi për nga Ekzistenca Dituria dhe Fuqia e vet. Ai i Cili është i Madhëruar, i Lartësuar, Lavdëruar edhe i Pastër nga të gjitha mangësitë.

35 EL-GAFŪR

Ai i Cili falë shumë dhe i fshehë gabimet. Ai që falë, i Cili udhëzon Ai që i falë mëkatet e robërve të Tij, Udhëzimi i cilit është i pafund.

36 EL-SHEKŪR

Mirënjohësi. Ai i Cili falënderon shumë. Ai i Cili çmon dhe shpërblen për mirënjohjen e shfaqur. Ai i Cili shpërblen shumë edhe për pak bindje. Ai që i shpërblen (jep shumë) ata të cilët për kënaqësi të Tij punojnë dhe bëjnë ibadet; Ai i cili ata që në këtë botë kryejnë vepra të mira do t'i shpërblejë në ahiret me mirësi të pakufishme.

Alijj, Kebir, Hafidh

37 EL-ALIJJ

I Madhi. I Lartësuari. Ai i Cili qëndron mbi krijesat e veta. Ai i Cili është i pastër nga vetitë e krijesave të veta. Absoluti dhe i Vërteti, i Lartësuari; më i Lartësuari prej të lartësuarve. Hakku i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, është i Lartmadhëruar dhe këtë lartmadhëri nuk e meriton askush tjetër, pos Tij. Çdo gjësend është nën mbikëqyrjen, komandën dhe kontrollin e Tij. Ai është "Dhat-i-Exhel-lu-Ala".

38 EL-KEBĪR

I larti. Ai i Cili është më i lartë se gjithçka me pozitë. Në çdo vepër Shume i Madh; Pronar i mirësisë; madhështinë e vet vetëm Ai e di; asnjë krijesë madhështinë e Tij nuk e di dhe nuk mund ta dijë; Absolutisht dhe Vërtet i Madh, Allahu, xhel-le shanuhu.

39 EL-HAFĪDH

Mbrojtës. Rojtar vigjilent. Ai i Cili mbron gjithçka që dëshiron. Mbrojtës Absolut dhe i Vërtetë; Cili të gjitha gjërat i ka nën kontroll; Cili çdo gjë nga e ruan nga të këqijat dhe belaja deri në afatin e caktuar. Hakku i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, mbron çdo gjësend në vasionë, dhe të gjitha krijesat e veta gjersa u përfundon jeta. Të gjithë kërkojnë ndihmën e Tij.

Mukit, Hasib, Xhelil

40 EL-MUKĪT

Ushqyes. Furnizues. Ai i Cili siguron mjete për jetë. Ai i Cili ka pushtet. Ai i Cili mbikëqyr dhe ruan. Ai që i krijon të mirat shpirtërore dhe materiale dhe që ua ofron krijesave të Tija; Cili arrin gjithkund; Cili i jep fuqi gjithçkahit.

41 EL-HASĪB

Llogaritësi suprem. Ai i Cili bën llogari Ditën e gjykimit. Ai para Cilit robërit e Tij do të japin llogarinë për veprat e veta për të cilat do të shpërblehen ose ndëshkohen. Ai i Cili është i mjaftueshëm për robërit e Tij. Ai i Cili posedon veti të përsosmërisë dhe lartësisë.

42 EL-XHELIL

I Madhërishmi.I Lartësuari. Ai i Cil zgjon respekt. Ai i Cili posedon fuqine më të madhe dhe statusine lartësisë. Ai i Cili lartëson besimtarët, i nderon dhe e shton shpërblimin e tyre. Ai që është i Zgjedhur me madhështi, Pronar i lartësisë; Absolutisht dhe Vërtet i Madh, Aliahu xh.sh., Madhështia dhe lartësia e Allahut, xh.sh., janë të pakufishme. Vetëm Atij i përket lartësimi.

43 EL XHELIL

xxxx

Kerim, Rekib, Muxhib

43 EL-KERĪM

Fisniku,Zemërgjeri, Bamirësi, Dorëlirë. Ai i Cili është i pastër nga të gjitha veset dhe të këqijat. Ai i Cili ka pozitë të lartë.

44 ER-REKĪB

Mbikëqyrësi. Vrojtuesi. Ai i Cili kujdeset për gjithçka që ka krijuar. Ai i Cili nuk largohet nga krijesat e Veta. Ai i Cili vigjilon vazhdimisht robërit e Vet nëse i janë bindur, nëse ia kanë frikën dhe nëse janë të përulur para Madhështisë së Tij.

45 EL-MUXHĪB

Dëgjues. Ai i Cili plotëson lutjet. Ai i Cili i përgjigjet lutjes së robit të Vet kur ky kërkon diç nga Ai dhe e shpëton nga vështirësitë nëse i drejtohet Atij për ndihmë.

Vasi, Hekim, Vedud

46 EL-VĀSI'

Gjithëpërfshirësi. Ai i Cili është i pakufishëm në Mëshirë, Dituri dhe Mundësitë e Veta. Ai i Cili çdo kohë e përfshin me ekzistimin e vet. Ai i Cili përfshin gjithçka me diturinë e vet. Ai pushteti i Cilit shtrihet mbi të gjitha krijesat. Ai fuqia e Cilit e dëgjimit përtshin gjithçka që deklarohet. Ai pasuria e Cilit shtrihet mbi të gjithë robërit e Tij të varfër. Ai furnizimi jetësor i Cilit shtrihet mbi të gjitha krijesat. Ai i Cili është Fisnik dhe Zemërgjerë ndaj robërve të vet lidhur me veprat e tyre dhe nuk e konsideron përgjegjës për atë çka është jashtë mundësisë së tyre.

47 EL-HAKĪM

I Urti i përsosur. Ai i Cili vepron në mënyrë tërësisht të drejtë. Ai i Cili njeh gjithçka më së miri. Gjykatës absolut dhe i Vërtetë; Pronar i urtësisë dhe gjykimit (vendimit); Cili çdo gjësend e krijon me urtësi; Ai urdhrat e cilit dhe punët janë plot urtësi.

48 EL-VEDŪD

Plot dashuri. Ai i Cili i do robërit e vet besimtarë dhe Ai të Cilin e duan robërit e Tij besimtarë. Dashuria e Tij ndaj robërve të vet manifestohet në mëshirën e Tij dhe mirësinë ndaj tyre, faljen e mëkateve dhe shpërblesën.

Mexhid, Baith, Shehid

49 EL-MEXHID

I Madhëruari. I Madhërishmi. Zemërgjeri. Fisniku. Ai i Cili ka fuqi absolute, pozitë të lartë, Mëshirëploti dhe Zemërgjeri. Ai i Cili nga ana e krijesave të veta meriton të adhurohet dhe madhërohet.

50 EL-BĀITH

Ai i Cili ringjall. Ai i Cili do t'i ringjallë robërit e vet pas vdekjes që të shpërblehen ose ndëshkohen për veprat të cilat i kanë kryer gjatë jetës. Ai i Cili dërgoi pejgamberët e vet t'i udhëzojnë robërit e Tij në Rrugë të drejtë.

51 ESH-SHEHĪD

Dëshmitari. Aii Cili shikon çdo gjë. Ai pa prezencën e Cilit nuk ndodhë asgjë. Ai drejtësia, njëshmëria dhe vetitë tjera të larta të Cilit manifestohen përmes dëshmive.

Hakk, Vekil, Kavijj

52 EL-HAKK

E Vërteta. I Vërteti. Ai i Cili është e Vērteta Absolute. Ai i Cili ekziston me të vërtetë. Ai i Cili nuk mund të mohohet. Ai ekzistenca e Cilit duhet të pohohet dhe pranohet.

53 EL-VEKIL

Drejtuesi, Mbikëqyrësi, Furnizuesi. Ai i Cli drejton gjërat të cilat ia besojmë. Ai të Cilit mund t'ia dorëzojmë të gjitha problemet, gjësendet dhe punët tona për t'i rregulluar. Garantuesi i furnizimit me ushqim për robërit e vet. Ai te Cili mbështetet në aspektin e furnizimit. Ai i Cili disponon me mjete për jetë per krijesat e veta dhe i mbikëqyr ata.

54 EL-KAVIJJ

Më i fuqishmi. I Forti. Fuqiploti absolut. Ai i Cili posedon fuqinë e plotë atë çka nuk mund të bajnë të dobëtit.

Metin, Velijj, Hamid

55 EL-METĪN

I Forti absolut. Më i forti. Ai i Cili posedon forcë dhe fuqi të pakufishme dhe pandryshueshme e cilat kurrë nuk pakësohen as dobësohen.

56 EL-VELIJJ

Mbrojtësi. Ndihmësi, Miku. Ekzekutuesi (Kryerësi). Mik dhe Ndihmës; Mik i mu'minëve - Ndihmës. Ai që i do mu'minët dhe ua lavdëron punët.

57 EL-HAMĪD

ILavdëruari. Ai i Cili meriton mirënjohje. AiiCili meriton të madhërohet dhe lavdërohet. Mishërimi i çdo gjëje që është e mirë. ILavdëruar dhei Denjë për çdolavdëruatë; vetëm Atij i përket fama dhe mirënjohja; vetëm Atë e falënderon çdo krijesē; Çdo krijesë e madhëron dhe lavdëron Hakkun e Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, ngase vetëm Ai është "Veliji ni'met".

Muhsi, Mubdi, Muid

58 EL-MUHSĨ Vlerësuesi, ai i Cili e di numrin e Sjitha gjërave. Ai i Cili i di të gjitha pu nët e robërve të vet që kanë të bëjnë me llogarinë.

59 EL-MUBDI'

Nismëtari. Krijuesi. Ai prej Cilit ka filluar gjithçka. Ai i Cili është shkak i ekzistimit të të gjitha gjërave. Ai i Cili është krijues i qenieve njerëzore. Ai i Cili krijoi jetën nga asgjëja. Ai që krijon çdo gjallesë nga asgjëja. Në fillim (Ezel) kur nuk ekzistonte koha dhe hapësira, ka ekzistuar vetëm Allahu, xh.sh. Pastaj për ta shfaqur ekzistimin dhe mëshirën e Vet, krijoi çdo gjë të gjallë dhe jo të gjallë, dhe i mbuloi me mëshirën e Tij; me urtësinë e Tij dhe sipas dëshirës së Vet krijoi kozmosin; e krijoi në mënyrën dhe sipas ligjit dhe normave që do të jetojnë. Në këtë mënyrë Atij do t'i kthehen, njësoj siç janë krijuar prej Tij. Zakonisht përdoret bashkë me emrin el-Mu'īd, ngase ai krijon krijesat nga asgjëja dhe pastaj i krijon sërish.

60 EL-MUĪD

Përtëritësi. Ai i Cili ua kthen jetën krijesave të veta pas vdekjes. Ai i Cili krijesat i kthen në vdekje pas jetës dhe pas vdekjes sërish në jetë. Ai që krijesat e veta, pas shkatërrimit (zhdukjes), i krijon sërish; Ai që pas vdekjes sërish ringjall; Kur koha të vijë Hakku i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, sërish në detaje më të imta do t'i krijojë trupat e kalbur të krijesave dhe në ta sërish do ta kthejë shpirtin e tyre. Zakonisht përdoret bashkë me emrin el- Mubdi'.

Muhji, Mumit, Hajj

61 EL-MUHJI

Dhurues i jetës. Ai i Cili ngjallë me gëllim të dhënies së llogarisë Ditën e gjykimit. Ai i Cili jep jetë me frynim. Ai i Cili e ringjall jetën me shi dhe vegjetacion.

62 EL-MUMĪT

Shkaktues i vdekjes. Ai i Cili i jep fund jetës. Ai i Cili jep vdekje. Ai i Cili ia shkakton vdekjen të gjallit. Shpesh përdoret bashkë me një emër me domethënie të kundërt el-Muhji për tu potencuar fuqia unike e Allahut. Ai që ka krijuar vdekjen për çdo gjë të gjallë; Ai që bën të vdesin njerëzit kur të dëshirojë. Për të gjallët vdekja mund të vijë në çdo moment. Allahu i Madhëruar, xh.sh., e ka caktuar për çdo rob të vetin kohën e ardhjes dhe kohën e shkuarjes në këtë botë. Jeta e re fillon me vdekje dhe nuk përfundon kurrë.

63 EL-HAJJ

Përherë i Gjalli. Ai i Cili është përherë i gjallë. Ai jeta e Cilit është e ngjashme me jetën të cilën e bëjnë kombinimet e shpirtit dhe trupit të njeriut. Ai i Cili falë fuqisë së tij të madhe dhe aftësisë është përherë i gjallë dhe Cili me diturinë e vet përfshin të gjitha dituritë dhe nën ndikimin e cilit ndodhet gjithçka qe ekziston.

Kajjum, Vaxhid, Maxhid

64 EL-KAJJŪM

Vetëekzistuesi. Ai i Cili ekziston gjithnjë dhe i Cili nuk ka fund. Ai i Cili falë Vetes së tij dhe mbikëqyr dhe kujdeset për gjithçka që ka krijuar. Kaim i vërtetë, gjithnjë prezent; Ai që i mban tokën dhe qiejt dhe çdo gjë tjetër; Ai që dhuron shkaqe të ekzistencës së gjërave deri në afatin të caktuar.

65 EL-VĀXHID

I Vetëmjaftueshmi. I Vetëkënaquri. Ai i Cili është i pasur dhe cilit nuk i nevojitet asgjë. Ai i Cili di gjithçka, kështu që asgjë nuk mund të ndodhë pa diturinë e Tij. Absolutisht dhe Vërtet i Pasur; Ai që, nëse dëshiron, e gjen çdo gjë; Ai që nuk lejon vetes të jetë i tkurrur, i varfër, i pikëlluar; Ai që nuk e privon veten nga gjërat që i nevojiten; Ai që atë që e dëshiron e gjen në kohën kur Ai e dëshiron.

66 EL-MĀXHID

I Famshmi. Ai i Cili ka Fuqi të përsosur, Pozitë të Lartë, Mëshirëploti, Fisniku, bamirësi dhe Superior për gjithçka.

Vahid, Samed, Kadir

67 EL-VĀHID

Vetëm Një. Unik për nga vetitë për çka nuk ka të ngjashëm. Ai për të Cilin nuk vlen rregulli i numrit. Qenie për të cilën nuk ka të bëjë shuma dhe e cila nuk mund të ndahet.

68 ES-SAMED

Plotësues i të gjitha dëshirave. Zot të Cilit i drejtohet në vështirësi. Zot i Amshuar për të Cilin kanë nevojë krijesat e tij. i Amshueshmi, Pavdekshmi, Ai që kur të nevojitet, vetëm duhet drejtuar; Ai që realizon të gjithë lutjet dhe dëshirat; i Vetmi cilit duhet drejtuar dhe lutur.

69 EL-KĀDIR

I Gjithëfuqishmi. Ai i Cili ka pushtet që mund të bëjë çka të dojë pa ndihmën e askujt e që askush nuk mund ta pengojë në këtë. Ai që është pa kufi i Fuqishëm dhe i fortë; Cili bën si të dëshirojë dhe çka të dëshirojë; Nëse dëshiron e bën, e nëse nuk dëshiron s'e bën; Ai krijon dhe drejton gjithçka.

Muktedir, Mukaddim, Muehhir

70 EL-MUKTEDIR

Absolutisht i Fuqishëm. I Gjithëfuqishëm. Ai i Cili ka fuqi të cilës nuk mund t'i bejë ballë asgjë.

71 EL-MUKADDIM

Ai i Cili nxiton. Ai i Cili shpejton. Ai i Cili i vë sendet në vendet e tyre të vërteta. Ai i Cili paralajmëron dhe informon paraprakisht. Ai i Cili bën paraprakisht dhe shpejton çka dëshiron. Zakonisht përdoret me emrin me domethënie të kundërt el-Mu'ehhir çka të dëshirojë dhe e shtyn çka të dëshirojë. ngase Allahu bën paraprakisht

72 EL-MU'EHHIR

Ai i Cili shtyn. Ai i Cili ngadalëson. Ai i Cili vë sendet në vendet e tyre të vërteta. Ai i Cili shtyn dhe ngadaleson çka të dojë. Ai që dëshirat e veta i shtyn, i ngadalëson. Allahu i Lartësuar, xh.sh., nëse dëshiron e shtyn realizimin e dëshirave të robërve të Tij. Dhe kjo është pa dyshim, një nga urtësitë e Allahut, xhel-le shanuhu. Zakonisht përdoret me emrin el-Mukaddim.

Evvel, Ahir, Dhahir

73 EL-EVVEL

I Pari. Ai i Cili ka ekzistuar para të gjitha krijesave. Ai të Cilit nuki paraprin inekzistenca. Ai i Cili ka ekzistuar kur nuk ka ekzistuar asgjë. Ai para Cilit nuk ka ekzistuar asgjë. Ai i Cili nuk ka fillim. Zakonisht përdoret bashkë me emrin me kuptim të kundërt el-Āhir për ta potencuar ekzistimin e amshuar të Allahut që nuk ka fillim as mbarim.

74 EL-ĀHIR

I Fundit. Ai ekzistenca e Cilit nuk ka fund. Ai i Cili mbetet edhe pas zhdukjes sẽ krijesave të Tij. Zakonisht përdoret bashkë, më shpesh më dua, me emrin me domethënie të kundërt el-Evvel.

75 EDH-DHAHIR

I Qarti. Fitimtari. Më i Larti. Ai i Cili manifestohet në veprat e veta, argumentet dhe shenjat e qarta dhe i Cili është i pastër nga çdo atribut fizik për çka është i padukshëm për ata të cilës dëshirojnë të shikojnë me shqisat e tyre. Ai i Cili sundon gjërat me pushtetin e Vet. Zakonisht përdoret bashkë me emrin me kuptim të kundërt el-Bätin, sepse ekzistimi i Tijështë njëkohësisht i qartë dhe i fshehtë.

Batin, Vali, Muteali

76 EL-BĀTIN

I Fshehur. I Padukshëm. Më i afert. Ai i Cili është i padukshëm për nga esenca e vet. Njohja direkte e krijuesit është e pamundur ngase dituria, mendja dhe të kuptuarit tonë janë të kufizuar. Ai i Cili di për gjësendet e fshehura dhe e njeh thelbin e të gjitha gjërave. Zakonisht përdoret bashkë me emrin me kuptim të kundërt ez-Zähir.

77 EL-VĀLĪ

Drejtues. Ai i Cili i posedon gjithçka që është krijuar dhe i sundon ato. Ai që mirëmban dhe Drejton gjithçka: Kozmosin dhe të gjitha gjërat e ngjarjet e mundshme.

78 EL-MUTE'ĀLĪ

I Lartësuar. Suprem. Më i larti. Ai i Cili është më i lartesuar dhe i pastër nga atributet e krijesave të Veta.

Berr, Tevvab, Muntekim

79 EL-BERR

Bamirës. Burim i mirësisë. Ai i Cili është bamirës ndaj Krijesave të veta, i Cili robërve të vet ua dëshiron vetëm të mirën dhe për këtë arsye u siguron të gjitha mjetet për jetë.

80 ET-TEVVĀB

Ai i Cili pranon pendim. Ai i Cili pranon pendim pandërprerë nga robërit e vet dhe falë mëkate. Duke pasur parasysh faktin që trajta e cituar e shprehjes shprehë domethënie të dendësisë kjo do të thotë që shprehja e shpeshtë e pendimit do të thotë edhe më shumë pranim të faljes.

81 EL-MUNTEKIM

Hakmarrës. Ai i Cilindëshkon ashpër të pabindurit. Ai i Cili i mposhtë gjithnjë armiqtë e vet dhe i ndëshkon ashpër si hakmarrje për mosbindjen, plaçkitjen dhe dhunën e tyre ndaj robërve të Tij.

Afuvv, Reuf, Muliku-l-Mulk

82 EL-AFUVV

Ai i Cili shlyen mëkate. Ai i Cili për shkak ēt bujarisë dhe mirësisë së Vet duke shlyer mëkate i falë me zemërgjerësi ata. Ai i Cili anulon mëkatet. Ai i Cili, si pendim, pranon lajme për mëkatet e kryer dhe i shlyen nga libri në të cilin janë shënuar të gjitha veprat e mira dhe të këqija të robërve të Tij. Dallimi midis taljes në kuptimin gaffär ose gafür dhe taljes në kuptimin 'afo qëndron në faktin që gaffär, gjegjësisht gafür nënkupton mbulim ose fshehje e mëkateve, kurse 'afo shlyerja e tyre." 83 ER-RE'ÜF Mëshirues. I Mëhershëm. Ai i Cili është tepër i mëshirshëm, mëshira e Cilit pasqyrohet në falje dhe mbulim të mëkateve të robërve të Tij dhe dhënien e lehtësimeve në kryerjen e obligimeve të cilat paraqesin vështirësi.

84 MĀLIKU-L-MULK

Sundimtar Suprem. Ai i Cili posedon gjithçka të krijuar. Ai i Cili ka pushtet absolut sipas cilit sillet dhe fale.

Dhul Xhelali vel Ikram, Muksit, Xhami

85 DHU-L-XHELĀLI VE-L-IKRĀM

Zot i Madhështisë dhe Ndershmërisë. Ai i Cili meriton të madhërohet e jo të mohohet. Ai i Cili është Zot i amshuar i mbretërisë së vet dhe i Cili në pushtet, fuqi, sundim dhe udhëheqje nuk ka shok.

86 EL-MUKSIT

I Drejti. Ai i Cili e ndan të drejtën. Ai i Cili është i drejtë në gjykim dhe ndarjen e begative të veta.

87 EL-XHĀMI'

Grumbullues. Mbajtës. Ai i Cili i tubon krijesat Ditën e gjykimit. Ai i Cili bashkon pjesët e krijesave të veta Ditën e gjykimit pasi që kanë qenë të ndara. Ai i Cili përf. shin virtyte, fisnikëri dhe bamirësi. Ai i Cili bashkon ngjashmëritë (krijesat në Tokë), dallimet (universin, yjet dhe planetët) dhe antagonizmat (të nxehtit dhe të ftohtit, lagështinë dhe thatësinë).

Ganijj, Mugni, Mani

88 EL-GANIJJ

I Pasur. I Pavarur. Ai i Cili është i pavarur dhe i mjafton Vetvetes. Ai i Cili është tërësisht i përsosur dhe nuk ka nevojë për asgjë pos Vetes. Ai përsosmëria e Cilit nuk varet nga krijesat e Tij, porse krijesat e Tij kanë nevojë për të. 89 EL-MUGNĪ: Aii Cili ofron pasuri. Ai i Cili krijesat e veta i bën të pasur me pasardhës dhe plotëson nevojat e tyre për pasuri dhe furnizim për jetë.

90 EL-MANI'

Ai i Cili privon. Ai i Cili ia privon të mirat e veta kujt të dëshirojë. Me këtë emër me këtë domethënie nuk mund t'i drejtohet Allahut pa emrin e kuptimti të kundërt. (el-Mu'ti) "Dhurues" ngase Allahu gjithçka që privon dhe jep atij që dëshiron, si dhe e kundërta.6 Aii Cili u ndihmon miqve të vet kundër armiqve të tyre. Ai i Cili mbron në mënyrë preventive nga dëmi. Ai i Cili largon dëmin nga robërit e vet.

Darr, Nafi, Nur

91 ED-DĀRR

Ai i Cili shkakton dëm. Ai i Cili nga urtësia e Vet i shkakton dëm ati gë dëshiron në formë të varfërisë ose sëmurjes. Zakonisht përdoret bashkë me emrin e domethënies së kundërt en- Nāfi' ngase Ky është Ai i Cili shkakton dëm dhe dhembje dhe Ai i Ci dhuron mirësi dhe dobi.

92 EN-NĀFI

Burim i mirësisë dhe dobisë. Ai i Cili jep dobi në kuptimin e fitimit, mbështetjes dhe progresit. Për dallim nga emri ed-Dārr, ky emër mund të përdoret edhe i vetëm.

93 EN-NŪR

Dritë. Burim i dritës. Ai i Cili krijoi dritën me të cilën ndriçon universin. Ai i Cili shpie kah drita e Vet.

Hadi, Bedi, Baki

94 EL-HĀDĪ

Udhëzues. Aii Cili me Udhëzimin e Vet ua sqaron besimtarëve Rrugën e së Vërtetës. Ai i Cili i udhëheq krijesat e gjalla drejt asaj që është e dobishme për ta dhe u ruan nga ajo çka është e dëmshme.

95 EL-BEDĪ

Nismëtar. Krijues nga asgjëja. Krijues i qiejve dhe Tokës. Ai i Cili është burim i krijimit. Ai i Cili krijon nga asgjëja. Ai i Cili nuk ka të ngjashëm në të qenit, vetitë dhe veprat e Veta. Ai i Cili i krijoi të gjitha krijesat pa materie dhe u ka dhënë formë pa kurrfarë modeli paraprak.

96 EL-BĀKĪ

I Përjetshmi. Ai i Cili është i Pari, pa fillim dhe i Fundit, pa përfundim.

Varith, Reshid, Sabur

97 EL-VĀRITH

Pasardhësi i Fundit i çdo gjëje. I Përjetshmi. Ai i Cili është i Përjetshëm dhe i Cili mbetet pas zhdukjes së krijesave të Tij.

98 ER-RESHID

Mësues i vërtetë. Ai i Cili i orienton robërit e vet në rrugë të drejtë dhe i udhêzon në atë çka është e dobishme për ta. Ai i Cili të gjitha krijesat i shpie me rend të përsosur drejt fundit të tyre.

99 ES-SABŪR

Durimtari. I Përmbajturi. Ai i Cili nuk nxiton me ndëshkim, Ai që qëndron përballë vështërsive