HAXHI SHEJH HAKIU

HAXHI SHEJH HAKIU, (1913-1978) Lindi në një familje me tradita fetare. U edukua shpirtërisht pranë të atit Haxhi Shejh Mehmetit. Medresenë e kreu në Prizren nën tutorimin e Muderrizit të njohur Nusret ef. Galibit. Detyrat fetare në Teqen e Kaderive në Gjakovë i pranoi si shumë i ri. Halifetin e muar nga Shejh Sejjid Mehmed Ali i Prizrenit. Sherbeu si prirës shpirtërorë në Teqen e Kadërive në Gjakovë dhe per shumë dekada si Imam i xhamve të rrethit të Gjakovës. Kontributin për Islamin dhe Tarikatin Haxhi Shejh Hakiu e japi në periudha të vështira të okupimit dhe shtyepjes të mbretëris sllave dhe regjimit komunist. Si veprimtar fetar u burgos dhe u internua disa herë nga pushteti. Vazhdimisht i mbikqyrur dhe nën presionin të shërbimeve përndjekëse, Shejh Hakiu veproj palodhshëm në edukimin e popullit dhe ruajtjen e begatisë së tradites dhe identitetit shpirtërorë. Shejh Hakiu do të mbahet mend si figurë me ndikimin të madh, i rrethuar me muhibët dhe dervishët e shumtë të Gjakovës. Tarikatin e rriti dhe përhapi, nga ai u njohen dhe u veshën si Halife: Shejh Fadil Sokoloviq nga Sarajeva, me shërbim në Teqen së Haxhi Sinanit në Sarajevë, Shejh Hazir Tamniku nga Prizreni, Shejh Abedini nga Peja dhe Shejh Riza Bajrami nga Mitrovica. Ndër kontribute të shquara e Shejh Hakiut është puna në legjitimimin e Bashkësisë së Tarikateve (atëherë Bashkësia e Radheve të Dervishëve Islam Alije). Ishte nismëtar, ideator dhe nga veprimtar kryesorë të themelimit te Bashkësisë. Haxhi Shejh Hakiu kaloi nga kjo botë e përkohshme dhe u Bashkua me Hakkun ne vitin 1978.