Mungesa e ligjit qe definon dhe rregullon punën e bashkësive
fetare po krijon vështirësi.
Në 2006 është hartuar, shkel e shko, një Ligji për Liri
Fetare i cili nuk arriti as ti definon subjektet mbi të cilin ligji ushtrohet.
Procesi i përgatitjes së këti ligji ka qen jo transparent dhe nënet e tij u
trafikuan dhe u kontrabanduar nga zyrtar të UNMIK-ut pa procedur mirëfillët, në
erësirë. Këtë ligj, për fat të keq, Kuvendi e miratoj mendjelehtësisht dhe e
hapi perudhen e paligjësisë të ligjësuar në domenin e kirive fetare. Bashkësitë
Fetare mbetën të pa regjistruar duke punuar ilegalisht. Pasojat e pa
rregullimjt të lëmisë u reflektuan në shum fusha dhe nga kjo situatë përfituan
anmiq të Kosovës, terrorista, pësoj rejtingu i Kosovës si një vend me mirëbesim
ndërfetar.
Projektligji i cili e ka tentativen që ti rrrgullon këto
qështje është tash më në proceduren e katër legjistraturave të fundit të
Kuvendit të Kosovës. Ky Projektligj është i punuar pas konsultimeve të gjëra,
ku është përfshirë edhe institucioni ndërkombëtar i Komisionit të Venecias.
Projektligji në formen e vet e mundëson
sanksionimin dhe identifikimin e Bashkësive Fetare ku kësi herri nuk është
“harrua” BTK.