LAMTUMIRA E FUNDIT për viktimat e tërmetit, në vendin me më së shumti shqiptarë në botë

U dridh toka, u shëmbën godinat, më se qindra njerëz humbën jetë, dhe shum u plagosën.

Ata që shpëtuan u strehuan u solidarizua populli, u mobilizuan zyrtarë për shpëtim…

Mrekulia e jetës e nxjeri fëmiun 4 vjeçarë gjallë nga gërmadha pas 4 ditë tmerri.

Shpresa për të ardhmën u shtua. E dynjaja vazhdon, harresa tragjedin e mbulon. Inshallah tash e mbas ndërtohën ndërtesa të sigurta, në terene të sigurta.
Popullit mik që na lidhë historia e na ndanë largësia ku migroj shqiptaria. Ngushllime më të sinqerta për humbjen e njerëzëve. Po marrim pjesë në dhimbjen e Juaj.

Me besim në Zotin dhe në vëllazërimin e të gjith njerëzëve të besimit dhe të ndërgjegjëjes së pastër, në besim në solidarizimin në ditë të vështir dhe gëzimin e përbashkët në ditë përgëzimit, Ju dëshirojmë mbarësi, dhe prosperitet.

GODITJE NDAJ NJERËZIMIT

Terroristi i Frances është i lindur në Moskë, çeçen me origjinë, e i rritur në Francë.

Çka me thonë, në Francë, franqezi e mbyti franqezin.

Terroristi i Vjenes është i lindur dhe i rritur në Vjenë, edhe këtu austriaku i mbyti austriakun.

Po pse pra neve na vjen keq?

Na vjen keq se materiali për këta vërasës e japën familje me identitet musliman.

Na vje keq se shqiptari, me emërin shqip, me familjen, me rrethin farefisnor shqiptar u bë pre dhe predator i errësires.

Këtu është kjartë qe ka shum elemente të neglizhencës si ato me origjinë shoqërore, aq edhe ato me neglizhencë në familje.

Në rrethin e këtyre të rinjëve, me gjasa nuk u kultivua besimi me ndërgjegjëje, dhe edukimi fisnik, por këta të rinjë, terrorista, u kapën në kurthë dhe e përqafuan ideologjinë në petkun fetar, që nuk jep vlera, por vetëm identitet, që në vend rahmetit mëson urrejtje, që në vend urtësisë jep çmenduri.

Dhe qe ku jena:

Humbin jetën të pafajshmit nga dora e tërbimit,
humbim të gjithë nga begatia e mirëbesimit.

E dorasi s’është as shqiptar, e as besimtarë…
por dora e shejtanit që nuk di për të mbarë

Lutje tona janë për të plagosurit nga terrori, me dëshirë për shërim të shpejt dhe të plotë.

Vështirë është kur godet dora e njeriut, u prefshin në paqe viktimat, e për familjet dhe të afërmit të viktimave ngushllime më të sinqerta.

JENA TË TRISHTUAR DHE TË HIDHRUAR

NË KËTO DITET E RAMAZANIT BASHKIA E TIRANËS NDËRMUAR AKCIONIN E BEFASISHËM DHE BARBAR TË SHKATËRIMIT TË MUREVE TË TEQES SË HALVETIVE NË TIRANË.

KOHA E PËRZGJEDHUR DHE MËNYRA E KLANDESTINE E VEPRIMIT JANË MË SË OFENDURSE PËR BESIMTARET PRAN TARIKATEVE GJITHMBARË ETNIKUMIT SHQIPTAR.

FAMILJEN E PAZARËVE, QË PËRKUJDESET PËR VENDIN E SHENJËT, E NJOHIM SI TË URTË, CIVILIZUEME, NJERËZ TË LIGJIT, TË NDERIT, DHE TË KUPTUESHËME, PRA NUK PO SHOHIM ARSYE PSE PAT NEVOJË PËR VANADLIZËM NDAJ OBJEKTIT FETAR NË KËTË MRNYRË, E AS MË PAK NË KËTO DITET E SHENJTA. KINA BESU SE NGA E KALUARA E HIDHUR E KOMUNIZMIT TË ÇFRENUAR, SHQIPËRIA DHE SHQIPTARET NXUREN MËSIMIN, KY BESIM PO VENITET.

DO TË JENA PRAN VËLLAZËRVE TONË NË SHQIPËRI, SI GJITHMONË, NË PËRKRAHJEN E FRYMES FETARE TË PAQES DHE TË DREJTËS. SHPRESOJMË SE OBJEKTET E KULTIT DHE VENDE TONA TË SHENJTA DO TË RUHEN NGA KOJTJA DHE PADREJTËSIA E KOHËS.

LUTJET TONA JANË ME TEQEN E HALVETIVE, FAMILJEN PAZARI, DERVISHËT DHE MYHIBET E TEQES DHE TË TARIKATIT. BESOJMË SE QENDRESA DO TA BJEN ZGJIDHJEN E DUHUR.

PA FE S’KA ATDHE

 

LIGJI PËR LIRI FETARE

Mungesa e ligjit qe definon dhe rregullon punën e bashkësive fetare po krijon vështirësi.

Në 2006 është hartuar, shkel e shko dhe me shumë t’meta, Ligji për Liri Fetare, i cili nuk arriti as ti definon subjektet mbi të cilin ligji ushtrohet. Procesi i përgatitjes së këti ligji ka qen jo transparent dhe nënet e tij u trafikuan dhe u kontrabanduar pa procedur të mirëfillët, në erësirë. Këtë Ligj, për fat të keq, Kuvendi e miratoj pa i shqyrtua pasojat, dhe e hapi perudhen e paligjësisë të ligjësuar në domenin e lirive fetare. Bashkësitë Fetare mbetën të pa regjistruar duke vazhdu punën ilegalisht. Pasojat e pa rregullimjt të lëmisë u reflektuan në shum fusha, dhe nga kjo situatë përfituan anmiq të Kosovës, ekstremist dhe terrorista, pësoj rejtingu i Kosovës si një vend me mirëbesim ndërfetar, dhe tashmë Kosova konsiderohet si vend nga ku regrutohet ekstremizmi i dhunshëm.

Projektligji i cili e ka tentativen që ti rrrgullon këto qështje është tash më në proceduren e katër legjistraturave të fundit të Kuvendit të Kosovës. Ky Projektligj është i punuar pas konsultimeve të gjëra, ku është përfshirë edhe institucioni ndërkombëtar i Komisionit të Venecias. Projektligji në formen e vet të sotme e mundëson sanksionimin dhe identifikimin e Bashkësive Fetare, ku kësi heri nuk është “harrua” BTK.

DISA PRIVILEGJE NGA LIGJI PËR LIRI FETARE 02/L-31

Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 1, riformulohet me tekstin si në vijim:

1. Ndërtesat dhe objektet që u takojnë bashkësive fetare, që janë të dedikuara për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të pacenueshme për sa i përket ndërhyrjes së autoriteteve qeveritare dhe në to mund të hyhet vetëm me pëlqimin e institucionit përkatës fetar, përveç nëse është lëshuar ndonjë urdhër gjyqësor për shkak të aktiviteteve ilegale dhe në rast të rrezikut për jetën ose shëndetin.

2. Neni 12 i ligjit bazik, pas paragrafit 12.4 shtohet një paragraf i ri 12.5 me tekstin si në vijim:

12.5. Përveç përjashtimeve të përmendura më lart, bashkësitë fetare gëzojnë privilegje doganore dhe tatimore për veprimtari ekonomike, që janë specifike për vetë-qëndrueshmërinë e tyre financiare, siç do të definohet me një akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e financave. Këto privilegje përfshijnë importimin dhe blerjen e produkteve qenësore për prodhim, të materialeve, pajisjeve dhe bagëtisë; dhe eksportimin e produkteve që dalin nga aktivitetet e lartpërmendura.

LIGJI PËR LIRI FETARE DHE KISHA ORTODOKSE SERBE

 

LIGJI Nr. 03/L-139

SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME

Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 3, shtohet nën-paragraf i ri 3.1. me tekstin si në vijim:

3.1 Prona e luajtshme dhe e paluajtshme, si dhe asetet tjera të Kishës Ortodokse Serbe do të jenë të pacenueshme dhe nuk do të jenë objekt i shpronësimit.

LIGJI 04/l-115

LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Neni 13

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë (Ligji)

Pas nenit 7 të ligjit bazik shtohet një nen i ri 7.A me tekstin si në vijim:

Neni 7.A

Statusi i Kishës Ortodokse Serbe

1. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë konsiderohet pjesë përbërëse e Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

2. Emri dhe organizimi i brendshëm i Kishës Ortodokse Serbe, duke përfshirë edhe hierarkinë dhe veprimtaritë e saj, do të respektohen.

3. Nuk do të ketë ndalim arbitrar për hyrje në Kosovë ose qëndrim brenda Kosovës për priftërinjtë, kandidatët për prift, murgjve, murgeshave dhe vizitorëve.

SUFI-FOBIA

Sufi-fobia është një formë e përhapur e fanatizmit, zakonshme në mesin (por jo domosdoshmërisht të mbajtur nga) muslimanët që nuk janë sufi. Forma kryesore e paraqitjes së sufi-fobisë është dyshim, frika ose urrejtja ndaj sufive (dervishëve), pra në përgjithësi një paragjykim ndaj muslimanëve sufitë ose sufizmit (tasawuf) nga bashkë-fetaret e tyre muslimanë. Kjo zakonisht rezulton në një antipati dhe shmangie por mund të paraqitet e përshkallëzuar në forma të ndryshme të abuzimit.

Forma më virulente e Sufi-fobisë është përhapur nga ekstremistët militantë muslimanë, të cilit i konsiderojnë sufitë si qafirë, heretikë dhe tradhtarë të Islamit dhe tradhtar e kauzave të islamit politik dhe me këto e legjitimojnë sulmin ndaj tyre.

Më e zakonshme se sa Sufi-fobia e egër e militantëve ekstrem islamistë janë thjesht akuza dhe përbuzje nga ata muslimanë të ndikuar nga Vehabizmi, Salafizmi – për të cilit sufizmi është bid’a (një risi e dëmshme jo-islamike, e cila duhet të kundërshtohet sepse do të rezultojë në zjarr për praktikuesit e saj dhe  ata të ndikuar nga ajo) dhe/ose akuzat se sufi/dervishët nuk janë muslimanë “të vërtetë”.  Po-ashtu disa forma të islamizmit modernist e akuzojnë, pa argumente, sufizmin dhe sufitë se janë përgjegjës për pa fuqizimin politik dhe prapambetjen intelektuale të muslimanëve në botën moderne. …..

Ndër pasojat e shumta të formave të tilla të Sufi-fobisë janë fenomene të tilla si, “mikro-agresione” dhe sjellje agresivitetit pasiv siç janë vërejtjet nënçmuese dhe përfolja në xhami, tjetërsimi shoqëror, kundërshtimi ndaj praktikave të dashura nga sufistët siç është festimi i ditëlindjes së Profetit (a.s.), zijarete (vizitat) faltoret e shenjtëve dhe evliave të sufive, dhikra (përkujtime të Zotit) vokale, akuza për kulturizm, diskriminim fetar, akuza ndaj sufistëve nga muslimanët jo sufitë për abuzimin kundër tyre, …..

Tragjedia më e madhe e Sufi-fobisë nuk është padrejtësia e bërë ndaj muslimanëve Sufi por përkundrazi, lobotomizimi shpirtëror dhe psikoterapeutik i muslimanëve jo sufistë mbi veten e tyre, duke rezultuar, në të paktën, në degjenerimin e inteligjencës emocionale të muslimanëve jo sufitë.  Diskutimi i amputimit mahnitës të zemrës së muslimanëve jo-sufistë  do të lihet për një rast tjetër …..