Allah, Rrahman, Rrahim

1. ALLAH XHEL-LE SHANUHU
Emri Allah, sipas numrit më të madh të dijetarëve, konsiderohet emri më i madh dhe më gjithëpërfshirësi me domethënie i Zotit, i cili përmban do-methëniet e të gjithë emrave të tjerë të Tij. Për këtë arsye askush tjetër nuk mund të emërohet me këtë emër. Për dallim nga fjalët me të cilat në gjuhët tjera shënohet Zoti, fjala Allah në gjuhën arabe nuk ka shumës, gjini, as deminutiv. Emri Allah në Kur’an përmendet 2698 herë. Të gjithë emrat e tij janë në korrelacion me këtë emër, andaj për ta thuhet se janë emra të Zotit, esmaull-llah. Shehadeti është korrekt vetëm me këtë emër, dhe themi La ilahe il-lall-Ilah (Nuk ka zot tjetër pos Allahut). Emri personal është emri i vetëm, më i lartësuari qe përfshin çdo gjë. Ky është më i madhi nga emrat e ndershëm të Tij. Të gjithë ulematë pajtohen se ky emër i bukur bashkon të gjitha atributet e emrave të tjerë mubarek të Zotit të Madhëruar, se ky është Ismi Adham (emri më i madh).

2. ER-RAHMĀN
Mëshiruesi. Mëshirëploti. Ai i cili ka mëshirë dhe mirësi të pakufishme për besimtarët dhe jobesimtarët në këtë botë, posaçërisht për besimtarët në Botën tjetër. Disa dijetarë këtë emër e konsiderojnë të përveçëm, ose afër atij të përveçëm, ngase ka të bëjë vetëm me Allahun, ashtu që nuk mund ta bart askush tjetër. Sipas disa mendimeve, er-Rahmān nënkupton edhe atë që eliminon gabimet dhe vuajtjet; pastaj mëshirën ndaj robërve të Vet në kërkim të furnizimit; udhëzimin në besim të drejtë; mënyrën e arritjes së lumturisë në këtë dhe në Botën tjetër; dhe, në fund, sundimtarin e drejtë. Dënimi i tij është pjesë e mëshirës së Tij, i Gjithëmëshirshëm i cili denjon që të zgjojë, të qortojë dhe të mësoj. Kujt të dojë e udhëzon atë që e humb s’ka kush ti ndihmojë.

3. ER-RAHĪM
IGjithmëshirshmi. Ai i Cili ka shumë mëshirë për besimtarët. Ai që shpërblen për vepra të mira. Shok i besimtarëve. Bamirës në aspektin e furnizimit të krijesave të Tij. Deklarimet që Allahu, sipas doktrinës islame, është i ashpër dhe i vrazhdë dhe se kërkon bindje të plotë, që nuk shfaqë dashuri dhe mëshirë, e mohon fakti që vetëm një nga 114 kaptinat (suret) në Kur’an nuk fillon me: Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithëmëshirshmit. Në aspektin e dallimit në domethënie midis er-Rahmān dhe er-Rahim ekzistojnë shumë mendime. Sipas një mendimi, këto dy emra janë të njëjtë për nga domethënia dhe janë sinonime. Sipas mendimit tjetër, midis tyre ekziston dallim i cili buron nga domethënia të cilën e shprehin trajtat e përmendura të fjalës. Shprehja er-Rahmän është trajtë për shprehjen e domethënies me intensive, gjersa er-Rahim ka domethënien e participit aktiv. Për këtë arsye er-Rahman është atribut me të cilin theksohet vetëm cilësia e mëshirës e Allahut, ndërsa er-Rahīm mund të përdoret edhe për theksimin e cilësisë së mëshirës së qenieve njerëzore. Kështu vetëm er-Rahmān mund të mbështesë emrin Allah, siç thuhet edhe në shumë vende të Kur’an. Emri er-Rahmān në dua përdoret më shumë, ngase nënkupton mëshirë në këtë botë për besimtarët dhe jobesimtarët, gjersa er-Rahīm nënkupton mëshirë vetëm për besimtarët në botën tjetër. Sipas një mendimi, dallimi midis këtyre dy fjalëve është edhe i natyrës leksikore ngase er-Rahman nënkupton shlyerje të gabimeve dhe mangësive, kurse er-Rahim shpërblim për vepra të mira. Mëshirëploti i cili jep mëshirën e Vet atëherë kur këtë e do. Mëshira e Tij gjithnjë është mbi zemërimin e Tij. Ai dërgon të dërguarit dhe librat dhe i tregon shenjat e Veta të qarta në qiej dhe në tokë për akëcilën që shikon. Vetëm pas kësaj pason dhënia e llogarisë, pas kësaj agon Dita e gjykimit, dita e zemërimit për atë që e meriton zemërimin.

Melik, Kuddus, Selam

4. EL-MELIK
Sundimtar. Ai i Cili ka pushtet suprem. Sundues absolut i të gjithë botëve, i cili me qenien dhe atributet e veta nuk ka nevojë për asgjë ekzistuese, derisa do gjë, nga atomi deri te galaktika, ka nevojë për Të. Ai me anë të ligjeve te veta mban çdo send dhe me urtinë e vet drejton çdo gjë.

5. EL-KUDDŪS
I Shenjti. I Pastërti. Ai i Cili është i pastër nga të gjitha të metat dhe veset kurse është i graduar me të gjitha të mirat dhe virtytet. I Shenjti. Ai është i pastër dhe i privuar nga çdo krahasim me të cilin ne do të mundnim me fantazi ta paraqesim dhe me imagjinatë ta ekspozojmë. Ai nuk është vetëm larg nga atributet e përsosurisë sonë, e cila është mangësi në raport me qenien e Tij! Të flitet për “Të Shenjtën” se është privuar nga të metat është afër të folurit pa përgjegjësi. Korrekt është të themi se ai është i pastër nga të gjitha atributet që neve na kujtohen, e ku bëjnë pjesë edhe atributet afrimi e përsosurisë sonë. Për këtë arsye i emrit të këtillë të Allahut xhel-le sha-nuhu. kërkon që shpirti të pastrohet dhe të privohet nga të gjitha vetit e këqija dhe lënja e pasimit të epsheve, dëfrimeve, makutërisë, hipokrizisë, grykësisë. Nga e tërë bota e kënaq vetëm Krijuesi i tij. Sipas madhësisë së kërkesës matet edhe madhësia e shpirtit.

6. ES-SELĀM
I pastër nga të metat. Burim i paqes. Aii Cili është i çliruar nga të gjitha veset dhe të metat. Ai i Cili siguron paqe dhe mbrojtje në këtë dhe në botën tjetër, si dhe shpëtim, posaçërisht për njerëzit e mirë, Ditën e giykimit. Ai i Cili i ruan nga ndëshkimi i Vet ata që nuk e meritojnë. Ai i Cili vazhdimisht ofron siguri. Paqja. Që e përmbush premtimin dhe ofron siguri për robërit e vet nga te gjitha rreziqet. Ai që robërve fatmirë iu jep selam (përshëndetje). Allahu i Lart-madhërishëm është burim kryesor i çdo selameti (shpëtimi).

Mumin, Muhjemin, Aziz

7. EL-MU’MIN
Dhurues i sigurisë. A i Cili është besnik dhe mbrojtës. Ai i Cili siguron paqe, siguri dhe ofron mbrojtje. Ai i Cili dëshmon se Ai është Zoti Një dhe ua dëshmon besimtarëve të Vet që janë të sigurt në fenë e tyre që Ai është Zoti Një. Ai i Cili shpërblen besimtarët dhe i mbron ata nga ndëshkimi i Vet dhe frika se do të dënohen. Ai i cili e konfirmon premtimin dhe ofron siguri. Sepse të gjitha njohjet e Tij janë të sigurta dhe të vërteta. Pos kësaj ai është strehim dhe shpëtim. Në zemra ngjallë dritën e besimit, jep siguri, besim, qetësi: Ai i cili i mbron muminët nga të gjitha torturat dhe vuajtjet

8. EL-MUHEJMIN
Mbrojtës. Ai i Cili dëshmon për fjalët edhe veprat e krijesave të Veta. Ai i Cili vigjilon mbi krijesat e Tij. Mbi çdo send qëndron me vigjilencë, sepse nuk ka vullnet mbi vullnetin e Tii nuk ka vullnet paralel me vullnetin e Tij, nuk ka askush që mund ta kontestojë vendimin e Tij, nuk ka askush që mund të bëj vërejtje në caktimin e tij.

9. EL-AZĪZ
Fuqiploti. Ai i Cili posedon forcën më të madhe. Ai i Cili është i madhërishëm dhe i Cili ngritët mbi çdo gjë. Ai i Cili nderohet më së shumti dhe të cilit i jepet respekti dhe fama më e madhe. Ngadhënjimtar i cili nuk mund të mposhtet.

Xhebbar, Mutekbbir, Halik

10. EL-XHEBBĀR
I Forti. Ai me dorën e fortë të Cilit zbatohen të gjitha dispozitat. Ai i Cili detyron që gjithçka të ndodhë sipas vullnetit të Tij. Sovrani absolut. Ai i Cili është i Gjithëfuqishëm. Udhëheqësi dhe urdhërdhënësi i
padhunshëm. I Forti. Ai i cili atë të dëmtuarën e rindërton dhe mungesën e eliminon; i cili me fuqinë e Vet atë që dëshiron e bën; Ai pushteti i të Cilit është i pakufishëm.

11. EL-MUTEKEBBIR
Lavdiploti. Aii Cili është unik për nga madhështia dhe dinjiteti. Ai pushteti i Cilit nuk pushon kurrë dhe madhështia e Cilit arrin deri sa të dëshirojë Ai. Ai 1 Cili qëndron mbi padrejtësitë e robërve të Vet. Ai i Cili është larg nga vetitë e krijesave të Veta dhe ngjashmëria me ta.

12. EL-HĀLIK
Krijuesi. Ai i Cili vendosi ta krijojë kozmosin dhe gjithë çka ekziston në të. Aii Cili krijon sipas një mase të caktuar. Krijues, Ai që krijon nga asgjëja, Ai që çdo krijim e sheh dhe e mban, bindje.

Bari', Musavvir, Gafar

13. EL-BĀRI’
Krijues. Ai i Cili krijon nga asgjë. Dhurues i jetës. Krijues i shpirtit. Krijues i qenieve të gjallë. Ai i Cili krijon çdo gjësend; Cili krijon çdo gjë sipas nevojës në sasi, kualitet dhe natyrë, në mënyrën më të mirë dhe më të bukur, Cili krijon nga asgjë; Cili krijesat e veta i ndan në mënyra të ndryshme.

14. EL-MUSAVVIR
Dhurues i formave. Ai i Cili jep formë. Ai i Cili u jep forma të ndryshme krijesave të Tij, Cili ringjall; Ai që krijon në mënyrën më të bukur, në formën më të bukur.

15. EL-GAFFĀR
Ai i Cili ua falë shumë, krijesave të Veta. Ai i Cili e shfaq bukurinë dhe e fshehë shëmtinë dhe falë mëkate vazhdimisht pa treguar as mëkat as kryerësin e tij në këtë as në Botën tjetër. Ai që udhëzon dhe që mbulon turpin e robërve të tij; Cili hedh në shesh mirësinë dhe bukurinë; Cili mbulon të keqen dhe të papëlqyerën.

Kahhar, Vehhab, Rezakk

16. EL-KAHHĀR
Ngadhënjyesi i Pushtetshëm. Ai Cili ka fuqi të jashtëzakonshme dhe që ngadhënjen gjithnjë.
I Fuqishëm dhe i Fortë, Cili çdo gië e krijon sipas dëshirës së vet: Zoti Absolut dhe i vërtetë i pushtetit. Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, me fuqinë dhe pushtetin e vet çdo gjë nga brenda dhe nga jashtë e formëson. Nuk ekziston mundësi e lirimit nga kjo.

17. EL-VEHHĀB
Dhuruesi i Paskajshëm. Ai i Cili dhuron shumë dhe pa llogari. I Pakufishmi, Ai që jep të mira (nimete) të ndryshme gjithnje pa kompensim; Allahu i Lartësuar, xhel-le xhelaluhu, nga thesari i pashtershëm i tij e ofron mëshirën e vet (rahmet) dhe nimetet (të mirat); Ai është Dhurues i Vërtetë dhe Absolut.

18. ER-REZZĀK
Furnizuesi i madh. Ushqyesi. Ai i Cili krijesave të Veta u jep vazhdimisht ushqim dhe mjete të tjera për furnizim në jetë. Ai që krijon furnizim dhe ua ofron robërve të vet; Ai krijon furnizimin dhe të furnizuarit; Cili furnizuesve u ofron furnizim dhe Cili e tregon qartë arsyet e posedimit të furnizimit.

Fettah, Alim, Kabid

19. EL-FETTĀH
Aii Cili hap gjithçka. Ai i Cili robërve të Vet ua zgjidh çdo vështirësi. Ai i Cili hap dyert e të mirës dhe mëshirës. Ai i Cili sqaron çka është e vërteta dhe çka gënjeshtër. Ai i Cili i hap dyert furnizimit duke lëshuar shi. Ai i Cili merr vendime të drejta. Ai i Cili secilin e gjykon me drejtësi. Ai i Cili ndihmon
në vështirësi.

20. EL-ALĪM
I Githëdijshmi. Ai i Cili di atë çka nuk dinë krijesat e Tij. Ai pa diturinë e Cilit nuk ndodhë asgjë. Ai i Cili di për gjithçka që ekziston dhe çka gjallëron në gjithësi. Ai domethënia e cilit është e pakufizuar; ili ka qenë dhe do të jetë; Cili edhe fshehtas edhe haptas çdo gjë e di më së miri dhe nga Cili nuk mund të fshehët asgjë.

21 EL-KĀBID
Ai i Cili privon. Ai i Cili pakëson. Ai i Cili ndalon. Ai i Cili pengon. Ai i Cili merr shpirt. Ky emër i Allahut zakonisht përmendet bashkë me emrin e domethënies sẽ kundër të el-Bāsit për të potencuar fuqinë dhe urtësinë e Allahut. Kur përdoret vetëm do të mund të kuptohet se Allahu vetëm privon dhe ndalon. Ai që
sipas dëshirës (vullnetit) së vet e pakëson (zvogëlon) fumizimin; Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, me dëshirën e vet dhuron gjëra dhe jep kënaqësi shpirtërore: dikujt ia ndriçon shpirtin, dikujt zemrën, dhe orienton për hajr.

Basit, Hafid, Rafi

22. EL-BASIT
Bamirësi. Bujari. Ai i Cili ofron me bollek. Ai i Cili dhuron me bollek. Ai i Cili e shtrin furnizimin për robërit e Tii. Ky emër i Allahut është më së miri të përmendet bashkë me emrin el-Kābid ngase bashkë nënkuptojnë që Allahu nga urtësia e Tij e pakëson furnizimin për jetë dhe e shtrin atë nga Mëshira dhe Bujaria e Vet. Ai që jep furnizim dhe e shton atë nëse i lutet.

23. EL-HĀFID
Ai i Cili poshtëron. Ai i Cili poshtëron robërit e Vet të cilët këtë e përmendim bashkë me emrin me domethënie të kundërt – er-Rāfi, ngase bashkë nënkuptojnë që Allahu robërit e Tij edhe i poshtëron edhe i gradon. Ai që poshtron jobesimtaret (qafirët) dhe hipokritët; Cili i shkatërron jobesimtarët; Cili shpie nga begatia në varfëri, nga dituria në padituri, nga shendeti në sëmundje. Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, sipas dëshirës së Vet, të ndershmin dhe të respektuarin mund bëjë të turpëruar dhe të pandershëm.

24. ER-RĀFI’
Ai i Cili gradon. Ai i Cili robërit e Vet i lartëson dhe kështu i nderon ata. Ai i Cili miqve të vet u shprehë respekt, kurse ndaj armiqve shprehë urrejtje. Ai i Cili vendos cilin do ta gradojë, duke e nderuar, e cilin do ta poshtërojë, duke e privuar nga Mëshira e Vet. Ai i Cili i lartëson miqtë dhe i ndihmon ata kundër armiqve. Ai i Cili e lartëson të vërtetën. Ai i Cili ngriti qiellin pa shtylla dhe bëri që u mundësoi shpezëve të fluturojnë. Ky emër është më së miri të përmendet bashkë me emrin el-Hāfid. Ai që i lartëson të mirët; Cili lartëson më së shumti; Cili shpëton nga shkatërrimi; Cili shton nivelet; Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, i jep nder dhe respekt atij që kërkon prej Tij; Ai i ndriçon zemrat me dritën e fesë.

Muizzu, Mudhill, Semi

25. EL-MUIZZU
Dhurues i nderit. Ai i Cili e nderon cilin të dojë dhe të cilën nuk mund ta marrë askush pos Tij. Ai i Cili është i paarritshëm me forcën dhe fuqinë të cilën e posedon. Ai i Cili është i pamposhtur. Zakonisht përmendte bashkë me emrin me domethënie të kundërt el-Mudhill, ngase Allahu e lartëson cilin të dëshirojë dhe e poshtëron cilin të dëshirojë. Ai që realizon dëshirat. Ai që respekton dhe gëzon, Cili nderon. Respektimi është dhënie e Allahut, xhel-le shanuhu, kjo është nder dhe dituri.

26. EL-MUDHILL
Marrësi i nderit. Ai i Cili poshtëron. Ai i Cili ia privon nderin atij që do Ai dhe të cilin nuk mund të dhurojë askush tjetër. Zakonisht përmendet bashkë me emrin me domethënie të kundërt – el-Mu’idh. Ai që me dëshirën e Vet, shnderon dhe poshtëron cilin të dojë; Ai që ndëshkon ata që nuk e respektojnë urdhëratë dhe ndalesat e Tij; Ai që poshtëron.

27. ES-SEMĪ
Ai i Cili dëgjon gjithçka. Ai i Cili dëgJon, atë që thuhet publikisht dhe atë që thuhet fshehtas, atë që deklarohet dhe atë që nuk deklarohet. Ai i Cili pranon dhe plotëson lutjet. Ai që dëgjon çdo gjë, të fshehtë apo të hapur; Allahu Laydiplot, xhel-le xhelaluhu, dëgjon drejt çdo gjë që ndodh edhe në kozmos edhe në thërrimën më të vockël (dherre), atë që kalon nëpër zemër, lutjen (duanë). Mirëpo, ne nuk mund ta kuptojmë si i dëgjon Ai këto.

Besir, Hakem, Adl

28 EL-BESĪR
Ai i Cili sheh gjithçka. Ai i Cili sheh gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai që shikon çdo gjë, edhe atë që eshtë publike edhe atë që është e fshehur, në tërë vasionën. Allahu i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, sheh çdo gje qe punojnë robërit e Tij. Sa i marrë është ai që gabon dhe mendon se Ai nuk e sheh.

EL-HAKEM
Ai që vendos. Sovrani i Cili e sundon këtë botë. Gjyqtar absolut dhe i Vërtetë; Ai që sundon, i mbushur me drejtësi; Ai që dallon të mirën dhe të kegen; Ai që gjykon drejt edhe në këtë edhe në botën tjetër. Nuk ka fuqi që mund ta ndryshojë vendimin e Tij.

30 EL-ADL
Drejtësia. I Drejti. Ai i Cili jep pa anim dhe njësoj drejtësi ndaj krijesave të Tij. Ai i Cili nuk bën dallim ndaj shtresës dhe pozitës. Ai i Cili nuk shkakton padrejtësi dhe tirani. Ai i Cili është i pastër nga të gjitha llojet e të metave. Me këtë emër dëshirohet të eliminohet çfarëdo dyshimi i cili do të mund të lindte nga domethënie a e emrave të Allahut el-Xhebbār, el-Kahhār, el-Muntekim, ed-Dārr etj. Në këto dhe atribute të tjerë është prezentë edhe drejtësia, ngase Allahu askujt nuk i bën as një fije të padrejtë. Prandaj të gjithë kriminelet dhe mëkatarët do të ndëshkohen sipas meritës, por edhe të shpërblehen për bamirësitë të cilat i kanë kryer. Kështu Mëshira e Allahut manifestohet plotësisht përmes Drejtësisë së Tij.”

Latif, Habir, Halim

31 EL-LATĪF
Shpirtmiri. Ai i Cili i furnizon robërit e Vet në mënyrë të mirë. Ai i Cili i njeh gjërat më të vërteta dhe ë të fshehta. Absoluti, Pronari i Vërtet i të mirave; Ai begatia dhe mirësia e cilit janë të pakufishme; Ai që i njeh gjësendet më të imta; Ai që krijon gjësendet më të imta; Ai që në mënyrë të dukshme dhe padukshme jep dobi, udhëzime dhe shpërblime të nduarnduarshme.

32 EL-HABIR
IGjithëdijshmi. Ai i Cili e njeh esencën dhe realitetin e të gjitha gjërave. Ai për të Cilin nuk ka asgjë të fshehtë. I informuar për çdo gjë; qoftë kur është fjala për botën fizike apo atë shpirtërore, qoftë për
ndonjë grimcë, qoftë një frymëmarrje, ose ndonjë hollësi më të imët.

33 EL-HALIM
Mëshiruesi. Shpirtmirë. Ai i Cili nuk nxiton me ndëshkimin e atyre që dënimin e meritojnë. Ai që nuk nxiton kur ndëshkon (Ai që nuk e shpejton ndëshkimin), Zoti Absolut dhe i Vërtetë, Pakufishëm i butë, Mbrojtës dhe Ai që falë, Hakku i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu, menjëherë e sheh kush e kundërshton urdhrin e Tij, e din, por përkundër që është i gjithëfuqishëm nuk ndëshkon menjëherë, por lë kohë për përmirësim. Ai falë dhe udhëzon ata që në atë kohë përmirësohen dhe bëjnë teube. Ata që gabojnë, nëse dëshiron i ndëshkon, e
nëse dëshironi i falë.

Adhim, Gafur, Shekur

34 EL-ADHIM
I Madhi. Lavdiploti. Ai i Cili është më i madhi për nga Ekzistenca Dituria dhe Fuqia e vet. Ai i Cili është i Madhëruar, i Lartësuar, Lavdëruar edhe i Pastër nga të gjitha mangësitë.

35 EL-GAFŪR
Ai i Cili falë shumë dhe i fshehë gabimet. Ai që falë, i Cili udhëzon Ai që i falë mëkatet e robërve të Tij, Udhëzimi i cilit është i pafund.

36 EL-SHEKŪR
Mirënjohësi. Ai i Cili falënderon shumë. Ai i Cili çmon dhe shpërblen për mirënjohjen e shfaqur. Ai i Cili shpërblen shumë edhe për pak bindje. Ai që i shpërblen (jep shumë) ata të cilët për kënaqësi të Tij punojnë dhe bëjnë ibadet; Ai i cili ata që në këtë botë kryejnë vepra të mira do t’i shpërblejë në ahiret me mirësi të pakufishme.

Alijj, Kebir, Hafidh

37 EL-ALIJJ
I Madhi. I Lartësuari. Ai i Cili qën-
dron mbi krijesat e veta. Ai i Cili është i
pastër nga vetitë e krijesave të veta.
Absoluti dhe i Vërteti, i Lartësuari; më i
Lartësuari prej të lartësuarve. Hakku i Mad-
hëruar, xhel-le xhelaluhu, është i Lartmad-
hëruar dhe këtë lartmadhëri nuk e meriton
askush tjetër, pos Tij. Çdo gjësend është nën
mbikëqyrjen, komandën dhe kontrollin e
Tij. Ai është “Dhat-i-Exhel-lu-Ala”.
38 EL-KEBĪR
I larti. Ai i Cili është më i lartë se
gjithçka me pozitë. Në çdo vepër Shume
i Madh; Pronar i mirësisë; madhështinë
e vet vetëm Ai e di; asnjë krijesë mad-
hështinë e Tij nuk e di dhe nuk mund
ta dijë; Absolutisht dhe Vërtet i Madh,
Allahu, xhel-le shanuhu.
39 EL-HAFĪDH
Mbrojtës. Rojtar vigjilent. Ai i Cili
mbron gjithçka që dëshiron.
Mbrojtës Absolut dhe i Vërtetë; Cili
të gjitha gjërat i ka nën kontroll; Cili çdo
gjë nga e ruan nga të këqijat dhe belaja
deri në afatin e caktuar. Hakku i Mad-
hëruar, xhel-le xhelaluhu, mbron çdo
gjësend në vasionë, dhe të gjitha krijesat
e veta gjersa u përfundon jeta. Të gjithë
kërkojnë ndihmën e Tij.

Mukit, Hasib, Xhelil

40 EL-MUKĪT
Ushqyes. Furnizues. Ai i Cili siguron
mjete për jetë. Ai i Cili ka pushtet. Ai i
Cili mbikëqyr dhe ruan.
Ai që i krijon të mirat shpirtërore dhe
materiale dhe që ua ofron krijesave të
Tija; Cili arrin gjithkund; Cili i jep fuqi
gjithçkahit.
41 EL-HASĪB
Llogaritësi suprem. Ai i Cili bën
llogari Ditën e gjykimit. Ai para Cilit
robërit e Tij do të japin llogarinë për ve-
prat e veta për të cilat do të shpërblehen
ose ndëshkohen. Ai i Cili është i mjaf-
tueshëm për robërit e Tij. Ai i Cili pose-
don veti të përsosmërisë dhe lartësisë.
42 EL-XHELIL
I Madhërishmi.I Lartësuari. Ai i Cil
zgjon respekt. Ai i Cili posedon fuqine
më të madhe dhe statusine lartësisë. Ai
i Cili lartëson besimtarët, i nderon dhe
e shton shpërblimin e tyre. Ai që është i
Zgjedhur me madhështi, Pronar i lartë-
sisë; Absolutisht dhe Vërtet i Madh,
Aliahu xh.sh., Madhështia dhe lartësia
e Allahut, xh.sh., janë të pakufishme.
Vetëm Atij i përket lartësimi.
43 EL XHELIL

xxxx

Kerim, Rekib, Muxhib

43 EL-KERĪM
Fisniku,Zemërgjeri, Bamirësi, Dorëlirë. Ai i Cili është i pastër nga të gjitha veset dhe të
këqijat. Ai i Cili ka pozitë të lartë.
44 ER-REKĪB
Mbikëqyrësi. Vrojtuesi. Ai i Cili ku-
jdeset për gjithçka që ka krijuar. Ai i Cili
nuk largohet nga krijesat e Veta. Ai i Cili
vigjilon vazhdimisht robërit e Vet nëse i
janë bindur, nëse ia kanë frikën dhe nëse
janë të përulur para Madhështisë së Tij.
45 EL-MUXHĪB
Dëgjues. Ai i Cili plotëson lutjet. Ai i
Cili i përgjigjet lutjes së robit të Vet kur
ky kërkon diç nga Ai dhe e shpëton nga
vështirësitë nëse i drejtohet Atij për ndi-
hmë.

Vasi, Hekim, Vedud

46 EL-VĀSI’
Gjithëpërfshirësi. Ai i Cili është i
pakufishëm në Mëshirë, Dituri dhe
Mundësitë e Veta. Ai i Cili çdo kohë e
përfshin me ekzistimin e vet. Ai i Cili
përfshin gjithçka me diturinë e vet. Ai
pushteti i Cilit shtrihet mbi të gjitha
krijesat. Ai fuqia e Cilit e dëgjimit përt-
shin gjithçka që deklarohet. Ai pasuria e
Cilit shtrihet mbi të gjithë robërit e Tij të
varfër. Ai furnizimi jetësor i Cilit shtri-
het mbi të gjitha krijesat. Ai i Cili është
Fisnik dhe Zemërgjerë ndaj robërve të
vet lidhur me veprat e tyre dhe nuk e
konsideron përgjegjës për atë çka është
jashtë mundësisë së tyre.
47 EL-HAKĪM
I Urti i përsosur. Ai i Cili vepron në
mënyrë tërësisht të drejtë. Ai i Cili njeh
gjithçka më së miri.
Gjykatës absolut dhe i Vërtetë; Pro-
nar i urtësisë dhe gjykimit (vendimit);
Cili çdo gjësend e krijon me urtësi; Ai
urdhrat e cilit dhe punët janë plot urtësi.
48 EL-VEDŪD
Plot dashuri. Ai i Cili i do robërit e
vet besimtarë dhe Ai të Cilin e duan
robërit e Tij besimtarë. Dashuria e Tij
ndaj robërve të vet manifestohet në
mëshirën e Tij dhe mirësinë ndaj tyre,
faljen e mëkateve dhe shpërblesën.

Mexhid, Baith, Shehid

49 EL-MEXHID
I Madhëruari. I Madhërishmi. Ze-
mërgjeri. Fisniku. Ai i Cili ka fuqi ab-
solute, pozitë të lartë, Mëshirëploti dhe
Zemërgjeri. Ai i Cili nga ana e krijesave
të veta meriton të adhurohet dhe mad-
hërohet.
50 EL-BĀITH
Ai i Cili ringjall. Ai i Cili do t’i ring-
jallë robërit e vet pas vdekjes që të
shpërblehen ose ndëshkohen për veprat
të cilat i kanë kryer gjatë jetës. Ai i Cili
dërgoi pejgamberët e vet t’i udhëzojnë
robërit e Tij në Rrugë të drejtë.
51 ESH-SHEHĪD
Dëshmitari. Aii Cili shikon çdo gjë.
Ai pa prezencën e Cilit nuk ndodhë
asgjë. Ai drejtësia, njëshmëria dhe ve-
titë tjera të larta të Cilit manifestohen
përmes dëshmive.

Hakk, Vekil, Kavijj

52 EL-HAKK
E Vërteta. I Vërteti. Ai i Cili është e
Vērteta Absolute. Ai i Cili ekziston me
të vërtetë. Ai i Cili nuk mund të moho-
het. Ai ekzistenca e Cilit duhet të po-
hohet dhe pranohet.
53 EL-VEKIL
Drejtuesi, Mbikëqyrësi, Furnizuesi.
Ai i Cli drejton gjërat të cilat ia besojmë.
Ai të Cilit mund t’ia dorëzojmë të gjitha
problemet, gjësendet dhe punët tona
për t’i rregulluar. Garantuesi i furnizim-
it me ushqim për robërit e vet. Ai te Cili
mbështetet në aspektin e furnizimit. Ai
i Cili disponon me mjete për jetë per
krijesat e veta dhe i mbikëqyr ata.
54 EL-KAVIJJ
Më i fuqishmi. I Forti. Fuqiploti ab-
solut. Ai i Cili posedon fuqinë e plotë
atë çka nuk mund të bajnë të dobëtit.

Metin, Velijj, Hamid

55 EL-METĪN
I Forti absolut. Më i forti. Ai i Cili
posedon forcë dhe fuqi të pakufishme
dhe pandryshueshme e cilat kurrë nuk
pakësohen as dobësohen.
56 EL-VELIJJ
Mbrojtësi. Ndihmësi, Miku. Ekze-
kutuesi (Kryerësi).
Mik dhe Ndihmës; Mik i mu’minëve
– Ndihmës. Ai që i do mu’minët dhe ua
lavdëron punët.
57 EL-HAMĪD
ILavdëruari. Ai i Cili meriton mirënjohje.
AiiCili meriton të madhërohet dhe lavdëro-
het. Mishërimi i çdo gjëje që është e mirë.
ILavdëruar dhei Denjë për çdolavdëru-
atë; vetëm Atij i përket fama dhe mirënjo-
hja; vetëm Atë e falënderon çdo krijesē;
Çdo krijesë e madhëron dhe lavdëron
Hakkun e Madhëruar, xhel-le xhelaluhu,
ngase vetëm Ai është “Veliji ni’met”.

Muhsi, Mubdi, Muid

58 EL-MUHSĨ
Vlerësuesi, ai i Cili e di numrin e
Sjitha gjërave. Ai i Cili i di të gjitha pu
nët e robërve të vet që kanë të bëjnë me
llogarinë.
59 EL-MUBDI’
Nismëtari. Krijuesi. Ai prej Cilit ka
filluar gjithçka. Ai i Cili është shkak i
ekzistimit të të gjitha gjërave. Ai i Cili
është krijues i qenieve njerëzore. Ai i
Cili krijoi jetën nga asgjëja. Ai që krijon
çdo gjallesë nga asgjëja. Në fillim (Ezel)
kur nuk ekzistonte koha dhe hapësira,
ka ekzistuar vetëm Allahu, xh.sh. Pastaj
për ta shfaqur ekzistimin dhe mëshirën
e Vet, krijoi çdo gjë të gjallë dhe jo të
gjallë, dhe i mbuloi me mëshirën e Tij;
me urtësinë e Tij dhe sipas dëshirës së
Vet krijoi kozmosin; e krijoi në mënyrën
dhe sipas ligjit dhe normave që do të
jetojnë. Në këtë mënyrë Atij do t’i kthe-
hen, njësoj siç janë krijuar prej Tij.
Zakonisht përdoret bashkë me emrin
el-Mu’īd, ngase ai krijon krijesat nga as-
gjëja dhe pastaj i krijon sërish.
60 EL-MUĪD
Përtëritësi. Ai i Cili ua kthen jetën
krijesave të veta pas vdekjes. Ai i Cili
krijesat i kthen në vdekje pas jetës dhe
pas vdekjes sërish në jetë.
Ai që krijesat e veta, pas shkatërrim-
it (zhdukjes), i krijon sërish; Ai që pas
vdekjes sërish ringjall; Kur koha të vijë
Hakku i Madhëruar, xhel-le xhelaluhu,
sërish në detaje më të imta do t’i krijojë
trupat e kalbur të krijesave dhe në ta
sërish do ta kthejë shpirtin e tyre. Za-
konisht përdoret bashkë me emrin el-
Mubdi’.

Muhji, Mumit, Hajj

61 EL-MUHJI
Dhurues i jetës. Ai i Cili ngjallë me
gëllim të dhënies së llogarisë Ditën e gjy-
kimit. Ai i Cili jep jetë me frynim. Ai i Cili
e ringjall jetën me shi dhe vegjetacion.
62 EL-MUMĪT
Shkaktues i vdekjes. Ai i Cili i jep
fund jetës. Ai i Cili jep vdekje. Ai i Cili
ia shkakton vdekjen të gjallit. Shpesh
përdoret bashkë me një emër me do-
methënie të kundërt el-Muhji për tu
potencuar fuqia unike e Allahut.
Ai që ka krijuar vdekjen për çdo gjë
të gjallë; Ai që bën të vdesin njerëzit
kur të dëshirojë. Për të gjallët vdekja
mund të vijë në çdo moment. Allahu i
Madhëruar, xh.sh., e ka caktuar për çdo
rob të vetin kohën e ardhjes dhe kohën
e shkuarjes në këtë botë. Jeta e re fillon
me vdekje dhe nuk përfundon kurrë.
63 EL-HAJJ
Përherë i Gjalli. Ai i Cili është përherë
i gjallë. Ai jeta e Cilit është e ngjashme
me jetën të cilën e bëjnë kombinimet e
shpirtit dhe trupit të njeriut. Ai i Cili
falë fuqisë së tij të madhe dhe aftësisë
është përherë i gjallë dhe Cili me ditu-
rinë e vet përfshin të gjitha dituritë dhe
nën ndikimin e cilit ndodhet gjithçka qe
ekziston.

Kajjum, Vaxhid, Maxhid

64 EL-KAJJŪM
Vetëekzistuesi. Ai i Cili ekziston
gjithnjë dhe i Cili nuk ka fund. Ai i Cili
falë Vetes së tij dhe mbikëqyr dhe ku-
jdeset për gjithçka që ka krijuar.
Kaim i vërtetë, gjithnjë prezent; Ai që
i mban tokën dhe qiejt dhe çdo gjë tjetër;
Ai që dhuron shkaqe të ekzistencës së
gjërave deri në afatin të caktuar.
65 EL-VĀXHID
I Vetëmjaftueshmi. I Vetëkënaquri.
Ai i Cili është i pasur dhe cilit nuk i
nevojitet asgjë. Ai i Cili di gjithçka,
kështu që asgjë nuk mund të ndodhë pa
diturinë e Tij.
Absolutisht dhe Vërtet i Pasur; Ai
që, nëse dëshiron, e gjen çdo gjë; Ai që
nuk lejon vetes të jetë i tkurrur, i varfër,
i pikëlluar; Ai që nuk e privon veten nga
gjërat që i nevojiten; Ai që atë që e dëshi-
ron e gjen në kohën kur Ai e dëshiron.
66 EL-MĀXHID
I Famshmi. Ai i Cili ka Fuqi të përso-
sur, Pozitë të Lartë, Mëshirëploti, Fisni-
ku, bamirësi dhe Superior për gjithçka.

Vahid, Samed, Kadir

67 EL-VĀHID
Vetëm Një. Unik për nga vetitë për
çka nuk ka të ngjashëm. Ai për të Cilin
nuk vlen rregulli i numrit. Qenie për të
cilën nuk ka të bëjë shuma dhe e cila
nuk mund të ndahet.
68 ES-SAMED
Plotësues i të gjitha dëshirave. Zot të
Cilit i drejtohet në vështirësi.
Zot i Amshuar për të Cilin kanë
nevojë krijesat e tij. i Amshueshmi,
Pavdekshmi, Ai që kur të nevojitet,
vetëm duhet drejtuar; Ai që realizon të
gjithë lutjet dhe dëshirat; i Vetmi cilit
duhet drejtuar dhe lutur.
69 EL-KĀDIR
I Gjithëfuqishmi. Ai i Cili ka pushtet
që mund të bëjë çka të dojë pa ndihmën
e askujt e që askush nuk mund ta pen-
gojë në këtë. Ai që është pa kufi i Fuq-
ishëm dhe i fortë; Cili bën si të dëshirojë
dhe çka të dëshirojë; Nëse dëshiron e
bën, e nëse nuk dëshiron s’e bën; Ai kri-
jon dhe drejton gjithçka.

Muktedir, Mukaddim, Muehhir

70 EL-MUKTEDIR
Absolutisht i Fuqishëm. I Gjithë-
fuqishëm. Ai i Cili ka fuqi të cilës nuk
mund t’i bejë ballë asgjë.
71 EL-MUKADDIM
Ai i Cili nxiton. Ai i Cili shpejton. Ai i
Cili i vë sendet në vendet e tyre të vërteta.
Ai i Cili paralajmëron dhe informon para-
prakisht. Ai i Cili bën paraprakisht dhe
shpejton çka dëshiron. Zakonisht përdo-
ret me emrin me domethënie të kundërt
el-Mu’ehhir
çka të dëshirojë dhe e shtyn çka të dëshirojë.
ngase Allahu bën paraprakisht
72 EL-MU’EHHIR
Ai i Cili shtyn. Ai i Cili ngadalëson.
Ai i Cili vë sendet në vendet e tyre të
vërteta. Ai i Cili shtyn dhe ngadale-
son çka të dojë. Ai që dëshirat e veta i
shtyn, i ngadalëson. Allahu i Lartësuar,
xh.sh., nëse dëshiron e shtyn realizimin
e dëshirave të robërve të Tij. Dhe kjo
është pa dyshim, një nga urtësitë e Al-
lahut, xhel-le shanuhu. Zakonisht për-
doret me emrin el-Mukaddim.

Evvel, Ahir, Dhahir

73 EL-EVVEL
I Pari. Ai i Cili ka ekzistuar para të
gjitha krijesave. Ai të Cilit nuki para-
prin inekzistenca. Ai i Cili ka ekzistuar
kur nuk ka ekzistuar asgjë. Ai para Cilit
nuk ka ekzistuar asgjë. Ai i Cili nuk ka
fillim. Zakonisht përdoret bashkë me
emrin me kuptim të kundërt el-Āhir për
ta potencuar ekzistimin e amshuar të
Allahut që nuk ka fillim as mbarim.
74 EL-ĀHIR
I Fundit. Ai ekzistenca e Cilit nuk ka
fund. Ai i Cili mbetet edhe pas zhdukjes
sẽ krijesave të Tij. Zakonisht përdoret
bashkë, më shpesh më dua, me emrin
me domethënie të kundërt el-Evvel.
75 EDH-DHAHIR
I Qarti. Fitimtari. Më i Larti. Ai i Cili
manifestohet në veprat e veta, argu-
mentet dhe shenjat e qarta dhe i Cili është
i pastër nga çdo atribut fizik për çka është
i padukshëm për ata të cilës dëshirojnë të
shikojnë me shqisat e tyre. Ai i Cili sun-
don gjërat me pushtetin e Vet. Zakonisht
përdoret bashkë me emrin me kuptim të
kundërt el-Bätin, sepse ekzistimi i Tijështë
njëkohësisht i qartë dhe i fshehtë.

Batin, Vali, Muteali

76 EL-BĀTIN
I Fshehur. I Padukshëm. Më i afert.
Ai i Cili është i padukshëm për nga
esenca e vet. Njohja direkte e krijuesit
është e pamundur ngase dituria, mend-
ja dhe të kuptuarit tonë janë të kufizuar.
Ai i Cili di për gjësendet e fshehura dhe
e njeh thelbin e të gjitha gjërave. Zakon-
isht përdoret bashkë me emrin me kup-
tim të kundërt ez-Zähir.
77 EL-VĀLĪ
Drejtues. Ai i Cili i posedon gjithçka
që është krijuar dhe i sundon ato. Ai që
mirëmban dhe Drejton gjithçka: Kozmosin
dhe të gjitha gjërat e ngjarjet e mundshme.
78 EL-MUTE’ĀLĪ
I Lartësuar. Suprem. Më i larti. Ai i
Cili është më i lartesuar dhe i pastër nga
atributet e krijesave të Veta.

Berr, Tevvab, Muntekim

79 EL-BERR
Bamirës. Burim i mirësisë. Ai i Cili
është bamirës ndaj Krijesave të veta, i
Cili robërve të vet ua dëshiron vetëm të
mirën dhe për këtë arsye u siguron të
gjitha mjetet për jetë.
80 ET-TEVVĀB
Ai i Cili pranon pendim. Ai i Cili pra-
non pendim pandërprerë nga robërit e
vet dhe falë mëkate. Duke pasur para-
sysh faktin që trajta e cituar e shprehjes
shprehë domethënie të dendësisë kjo do
të thotë që shprehja e shpeshtë e pen-
dimit do të thotë edhe më shumë pra-
nim të faljes.
81 EL-MUNTEKIM
Hakmarrës. Ai i Cilindëshkon ashpër
të pabindurit. Ai i Cili i mposhtë gjith-
një armiqtë e vet dhe i ndëshkon ashpër
si hakmarrje për mosbindjen, plaçkitjen
dhe dhunën e tyre ndaj robërve të Tij.

Afuvv, Reuf, Muliku-l-Mulk

82 EL-AFUVV
Ai i Cili shlyen mëkate. Ai i Cili për
shkak ēt bujarisë dhe mirësisë së Vet
duke shlyer mëkate i falë me zemërgjerë-
si ata. Ai i Cili anulon mëkatet. Ai i Cili,
si pendim, pranon lajme për mëkatet e
kryer dhe i shlyen nga libri në të cilin
janë shënuar të gjitha veprat e mira dhe
të këqija të robërve të Tij. Dallimi midis
taljes në kuptimin gaffär ose gafür dhe
taljes në kuptimin ‘afo qëndron në fak-
tin që gaffär, gjegjësisht gafür nënkupton
mbulim ose fshehje e mëkateve, kurse
‘afo shlyerja e tyre.”
83 ER-RE’ÜF
Mëshirues. I Mëhershëm. Ai i Cili
është tepër i mëshirshëm, mëshira e
Cilit pasqyrohet në falje dhe mbulim të
mëkateve të robërve të Tij dhe dhënien
e lehtësimeve në kryerjen e obligimeve
të cilat paraqesin vështirësi.
84 MĀLIKU-L-MULK
Sundimtar Suprem. Ai i Cili posedon
gjithçka të krijuar. Ai i Cili ka pushtet
absolut sipas cilit sillet dhe fale.

Dhul Xhelali vel Ikram, Muksit, Xhami

85 DHU-L-XHELĀLI VE-L-IKRĀM
Zot i Madhështisë dhe Ndershmërisë.
Ai i Cili meriton të madhërohet e jo të
mohohet. Ai i Cili është Zot i amshuar
i mbretërisë së vet dhe i Cili në pushtet,
fuqi, sundim dhe udhëheqje nuk ka shok.
86 EL-MUKSIT
I Drejti. Ai i Cili e ndan të drejtën. Ai
i Cili është i drejtë në gjykim dhe ndar-
jen e begative të veta.
87 EL-XHĀMI’
Grumbullues. Mbajtës. Ai i Cili i tubon
krijesat Ditën e gjykimit. Ai i Cili bashkon
pjesët e krijesave të veta Ditën e gjykimit
pasi që kanë qenë të ndara. Ai i Cili përf.
shin virtyte, fisnikëri dhe bamirësi. Ai
i Cili bashkon ngjashmëritë (krijesat në
Tokë), dallimet (universin, yjet dhe plan-
etët) dhe antagonizmat (të nxehtit dhe të
ftohtit, lagështinë dhe thatësinë).

Ganijj, Mugni, Mani

88 EL-GANIJJ
I Pasur. I Pavarur. Ai i Cili është i
pavarur dhe i mjafton Vetvetes. Ai i
Cili është tërësisht i përsosur dhe nuk
ka nevojë për asgjë pos Vetes. Ai përs-
osmëria e Cilit nuk varet nga krijesat e
Tij, porse krijesat e Tij kanë nevojë për të.
89 EL-MUGNĪ:
Aii Cili ofron pasuri. Ai i Cili krijesat
e veta i bën të pasur me pasardhës dhe
plotëson nevojat e tyre për pasuri dhe
furnizim për jetë.
90 EL-MANI’
Ai i Cili privon. Ai i Cili ia privon të
mirat e veta kujt të dëshirojë. Me këtë
emër me këtë domethënie nuk mund t’i
drejtohet Allahut pa emrin e kuptimti
të kundërt. (el-Mu’ti) “Dhurues” ngase
Allahu gjithçka që privon dhe jep atij që
dëshiron, si dhe e kundërta.6 Aii Cili u
ndihmon miqve të vet kundër armiqve
të tyre. Ai i Cili mbron në mënyrë pre-
ventive nga dëmi. Ai i Cili largon dëmin
nga robërit e vet.

Darr, Nafi, Nur

91 ED-DĀRR
Ai i Cili shkakton dëm. Ai i Cili
nga urtësia e Vet i shkakton dëm ati
gë dëshiron në formë të varfërisë ose
sëmurjes. Zakonisht përdoret bashkë
me emrin e domethënies së kundërt en-
Nāfi’ ngase Ky është Ai i Cili shkakton
dëm dhe dhembje dhe Ai i Ci dhuron
mirësi dhe dobi.
92 EN-NĀFI
Burim i mirësisë dhe dobisë. Ai
i Cili jep dobi në kuptimin e fitimit,
mbështetjes dhe progresit. Për dallim
nga emri ed-Dārr, ky emër mund të për-
doret edhe i vetëm.
93 EN-NŪR
Dritë. Burim i dritës. Ai i Cili krijoi
dritën me të cilën ndriçon universin. Ai
i Cili shpie kah drita e Vet.

Hadi, Bedi, Baki

94 EL-HĀDĪ
Udhëzues. Aii Cili me Udhëzimin
e Vet ua sqaron besimtarëve Rrugën e
së Vërtetës. Ai i Cili i udhëheq krijesat e
gjalla drejt asaj që është e dobishme për ta
dhe u ruan nga ajo çka është e dëmshme.
95 EL-BEDĪ
Nismëtar. Krijues nga asgjëja. Kri-
jues i qiejve dhe Tokës. Ai i Cili është
burim i krijimit. Ai i Cili krijon nga as-
gjëja. Ai i Cili nuk ka të ngjashëm në të
qenit, vetitë dhe veprat e Veta. Ai i Cili
i krijoi të gjitha krijesat pa materie dhe
u ka dhënë formë pa kurrfarë modeli
paraprak.
96 EL-BĀKĪ
I Përjetshmi. Ai i Cili është i Pari, pa
fillim dhe i Fundit, pa përfundim.

Varith, Reshid, Sabur

97 EL-VĀRITH
Pasardhësi i Fundit i çdo gjëje. I Për-
jetshmi. Ai i Cili është i Përjetshëm dhe
i Cili mbetet pas zhdukjes së krijesave
të Tij.
98 ER-RESHID
Mësues i vërtetë. Ai i Cili i orienton
robërit e vet në rrugë të drejtë dhe i ud-
hêzon në atë çka është e dobishme për
ta. Ai i Cili të gjitha krijesat i shpie me
rend të përsosur drejt fundit të tyre.
99 ES-SABŪR
Durimtari. I Përmbajturi. Ai i Cili nuk
nxiton me ndëshkim, Ai që qëndron përballë vështërsive