USHTRIA DHE EKSTREMIZMI

1. Ruajtja e sekullarizmit

Rruga, për ndërtimin e kapaciteteve të plota të një ushtrie moderne të shtetit tonë demokratik, është hapur. Bashkësia e Tarikateve të Kosovës dëshiron ta sheh që zhvillimi i kapaciteteve profesionale të Ushtrisë shkon bashkë me ruajtjen e parimit shekullar.

Mendojmë se brenda organizmit të ushtrisë nuk duhet lihet vend për predikim dhe ndikim fetar, sepse kjo mund të çon deri politika përjashtuese dhe mund të ndikon negativisht në kohezionin më së të duhur në situatë të një ushtrie multi-etnike dhe popullatës multikonfesionale. Armiku gjithmonë ka dëshiru që shqiptar të identifikohen si musliman, sepse ashtu jena më të cenueshëm.

2. Kujdes gjatë rekrutimi nga ekstremizmi fetar

Në prag të rritjes së numrit të trupave duhet pasur kujdes mos rekrutohen persona me qëndrime radikale dhe ekstreme.

Në Kosovë ka rreth 30.000 njerëz me pikëpamje të radikalizuar islamike, kryesisht të rinj, në lufta të huaja Kosova participoj me rreth 300 luftëtar, rekrutimin e tyre e mundësuan rreth 30 imam radikal, vlerësimi është që rreth 3.000 vet janë të gatshëm për të ndihmuar ekstremizmin e dhunshëm. Këto hulumtime të agjencive kompetente botërore në opinione tona nuk u trajtuan seriozisht ose u fshehën.