DERVISHE LEJLA
Gratë Dervishe, Besimtaret dhe Shenjtoret të Shquara në Kosovë.
Sot është vështirë me e ditë historikun e devisheve të shquara të cilat kontribuan në jetën e tarikateve dhe në jetën shpirtërore në Kosovë. Disa gjurme megjithatë kanë mbet, kështu që i gjejmë ende disa Tyrbe të ngritura në vendin ku shenjtoret Muslimane vepruan e jetuan. Natyra e shoqërisë patriarkale dhe të prapambetur është me i humb gjurmët e grave shenjtore. Ti përmendim disa tyrbe që mbeten të shënuara në literaturën etnografike :
Tyrbja e Vajzës (Këz Tyrbesi) dhe Tyrbja e Gruas (Kari Tyrbesi) në Prishtinë, Tyrbja e Vajzës (Këz Tyrbesi) Prizren, Tyrbja e Gjylfatunut në Pejë, Tyrbja e Qikave në Gjakovë, Tyrbja dhe Teqja e Halvetive në Mitrovicë etj.
DEVISHE LEJLA
Dervishe Lejla ka lindur në familje ku tesavufi u kultivua me gjenerata. Baba e Dervishes Lejla, Shejh Hamza, është nga Gjakova, derisa nëna, Nëna Ajshe, ka qenë e Junikut. Gjyshi i saj Shejh Meta (Ahmed) është veshur në Asitane të Prizrenit nga Shejh Xhemajli i Tarkatit Halveti , pas shumë gjeneratash të dervishëve në familje që i takuan këtij Tarikati. Pas kalimit nga jeta të Shejh Metës , baba i Lejlasë, Sheh Hamza vishet nga Shejh Shehabidini (1887). Familja ndërkohë ka lëvizur në Mitrovicë ku e themeluan Teqen e Halvetive në Mitrovicë. Në ato kohë Mitrovica pat një hov në zhvillim, pasi Perandoria Osmane ndërtoj hekurudhën Selanik–Shkup-Mitrovicë (1873) për çështje strategjike.
Dervishe Lejla ka qenë fëmiu i parë në familje, shumë e dashur dhe e edukuar qe nga vegjëlia, me edeb dhe përshpirtësi të madhe. Si fëmiu i parë i grabiti të gjithë dashurinë e rrethit dhe brenda saj u ndërtua karakteri që përfshinte krenari dhe qëndresë që e muar nga nëna malësore dhe butësinë, maturinë dhe vendosmëri që e muar nga baba. Me prirje për alegori, metaforë dhe imagjinatë të spikatur, lehtë e kuptoj fshehtësinë e fesë dhe bukurinë e Zot-kuptimit (Tevhidit). Ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës e jetës sufiste në teqe, gjithmonë pranë babës në ritual dhe mejdan, nga kjo përvojë i dinte edhe gjuhet që u përdoreshin në qytetit. Pas saj në familje lindi vëllai Aliu dhe shumë më pas vëllai Ahmedi. Baba i Lejlasë Shejh Hamza kaloj nga jeta me 1900 duke e lëne fëmijë në moshë të re (Ahmedi i kishte vetëm 6 vjet). Vëllait të madh Aliut, i ra me pranu postin e Teqes, si një burrë i ri. Vishet nga Shejh Aleadin në Asitane në Prizren . Në kryerjen e detyrave fetare Shejh Aliu ke i pavarur, por për këshillim dhe urtësi, adresa ke gjithmonë te motra e madhe Dervishe Lejla, e cila në të vërtetë ke fjala dhe urtësia e Teqes dhe kujdesi prindërorë i familjes.
Teqja në Mitrovicë ka pasur një pozitë qendrorë në qytet, menjëherë pran ndërtesës së Komunës. Rruga ku u gjindëte teqja e mbante emrin “Tekijski Prilaz” (Qasja nga Teqja) . Numri i njerëzve që e vizitonin dhe u këshilloheshin në Teqe ishte i konsiderueshëm. Karakteristika e Mitrovicës të asaj kohe ishte prezenca e konfesioneve të ndryshme, Musliman, Ortodoks, Katolik dhe Hebre, dhe etnive të ndryshme. Teqja ke e hapur për të gjithë këta, si burra ashtu edhe gra. Dervishe Lejla pjekurinë e vet, që vinte nga rritja si dervishe, e ndante me rrethin, duke qenë një referencë shpirtërore, që e plotësonte vakumin që e ndërton shoqëria patriarkale, kur janë në pyetje gratë. Këshilla e saj ke gjithmonë, mbështetja në besim prej të cilit buron sabri dhe qëndresa. Këshillonte se pas vështirësive vjen lehtësimi, përkujtonte se te Zoti është drejtësia, duke përhapë melhemin më të fortë që e ka feja, shpresën në shpëtim dhe ngushëllimin. Populli i mbante në mend fjalët e saja dhe efektin i cili vinte nga prezenca e saj, dhe shpesh e thirren Sabrije, nëna e qëndresës dhe e durimit.
Historia binte sfida, pas pushtimit nga ana e Serbisë (vjeshta 1912) situata për besimtar Musliman në Mitrovicë u vështirësua, aq më shumë u rëndua situata për prirës shpirtërorë. Pushteti i atëhershëm armiqësore dhe gjenocidal ndaj shqiptarëve, e posaçërisht ndaj Muslimanëve bënte kërdi, por njëkohësisht kishte frikë popullin të cilin me gjak e sundonte. Për të ushtruar sundimin, pushteti Serb i mur parinë e qytetit të Mitrovicës si peng, dhe i burgosi në kazamate të Nishit, si garant që kryengritja nuk do të shpërthen. Në radhët e parisë ke edhe Shejh Aliu.
Dervishes Lejla pas kësaj ju ritë barra, si kreu i familjes ishte në ankth për fatin e vëllait të madh, e nga ana tjetër me frikë për fatin e vëllait të vogël. Zgjidhjen e gjeti ashtu që Ahmedin e drejtoj për në Tiranë, që atje të strehohet në Teqen e Pazarëve, te Shejh Ali Pazari.
Dervishja Lejla mbeti vetëm në Teqe, duke u kujdesur për tyrben dhe për granimin që vinte tu e kërkuar këshill dhe mbështetje. Besimi dhe Zot-kujtimi ishin streha, shpresa dhe qëndresa ishin drita e besimtarëve, Dervishja Lejla në këto vite i këshillonte besimtaret “Largoni të ligën me më të mirën”.
Gjatë Luftës Parë Botërore (LPB), Nishi, bien në duar të Bullgarëve dhe atëherë Shejh Aliu del nga kazamati, i dërmuar dhe shumë i sëmur me vështirësi arrti deri në Mitrovicë, ku i mbeti pak kohë jetë sa për me japë shpirt në prehër të motrës së madhe. Vëllai i vogël i Dervishes Lejla, Ahmedi kthehet në Teqe, dhe e vesh petkun fetar me 1919 nga Shejh Hyseni i Prizrenit (v.1925). Dhe prapë Dervish Lejlaja ke pran, për ta përkrahur, këshilluar, ndihmuar dhe për ta dashur vëllain, si që e donte dhe e respektonte çdo krijesë të Zotit.
Kur kaloj Dervishja Lejla nga kjo jetë, Shejh Ahmedi (v.1950) e vendosi kaburin e saj në Tyrbe të Teqës së Mitrovicës ku tash më ishin babai dhe vëllai, duke i jap porosi të gjithëve që bëjnë zijaret (vizitë), se shpirti nuk ka gjini, se burra dhe gra janë të barabartë para Zotit, me aftësi dhe virtyte shpirtërore të barabartë.
Roli i Dervish Lejlasë në jetën e Teqes së Halvetive në Mitrovicë, ka një analogji të madhe me historinë e Zejnebes, të bijës së Hz.Fatimasë dhe Imam Aliut, e cila e mbajti gjallë frymën e besimit të vërtet, Besimin në të Vërtetën, duke u përkujdesur dhe ndihmuar për Imam Zejnel-Abedinin dhe duke e vazhduar frymën e EhliBejtit (Familjes së Profetit Muhamed), pas tragjedisë së Qerbelasë.
Në jetën e komunitetit të grave e të gjitha konfesioneve të vendit aso kohe, Dervishe Lejla veproj në krijimin e një shoqërie me mirëbesim dhe tolerante, dhe të qëndrueshme ndaj situatave jetësore, me një paraqitje të fuqishme të mirëdashjes në veprim.
Edhe sot, një shekull pas, ka mbet traditë, të cilën e ndjekin besimtaret e Mitrovicës dhe të rrethinës, që ta vizitojnë tyrben dhe kaburin e Dervishes, për lehtësim ankthit dhe shqetësimeve, me kërkesë që të ritet sabri, dhe mos të humb shpresa, gjatë sfidave që bien jeta.
Tyrbja ku gjendet kaburi i Dervishes Lejla gjendet në Mitrovicë Rruga “Ahmet Krasniqi” Nr.2, Tyrbja është mirë e mirëmbajtur dhe e hapur për vizitorë dhe besimtarë. Zijareti mund të bëhet, ne ore e para-ditës 10:00 deri te dreka, dhe pasdite, nga ikindija deri te akshami.