HIXHRI I DERVISHËVE

Hixhri është largimi besimtarëve nga vendi i opresionit për shkak besimit të tyre.

Pejgamberi Muhamed (as) hixhretin e bëri në vitin 622, i cili mirët si viti i parë i kalendarit Islam. Viti në kalendarin Islam fillon me muajin Muharrem. Hixhreti i Pejgamberit filloj me 26 Sefer dhe e përfundoj me 12 Rabiul Evel, pra jo në muajin Muharrem si manipulohet pa bazë. Sot është 26 Sefer 1442 H.

Në shoqërinë tonë, abuzime dhe sufi-fobia janë prezentë për shumë dekada, kjo i obligon dervishët qe për faltore dhe mesxhide të veta, ti marrin teqet dhe shtëpi të veta, dhe ta kërkojnë sigurinë në organizimin brenda komunitetit të vet, duke i lënë abuzuesit drejtësisë së Zotit.

Sufi-fobia, apo përgojimi dhe përbuzimi i dervishëve nga faltore dhe brenda komunitetit të muslimanëve, ndërtohet mbi dyshimin e pabazuar dhe trillime poshtëruese që shkaktojnë averzion, frikë, urrejtje dhe paragjykime ndaj dervishëve, dhe e prodhojnë një kulturë përjashtimi, largimi dhe injorimi. Nëpërmjet antipatisë, akuzave për novatori në fe, dervishët shpallën jo musliman, qafir, heretik, dhe tradhtar të islamit dhe me këto legjitimohet abuzimi dhe sulmi ndaj tyre.

“….. dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?
(49:12)

E gjithë kjo e bëni të nevojshme që dervishët të organizohen dhe të kërkojnë strehë nën ombrellën e përbashkët organizative, e cila është vendosur qe nga 1974, dhe do të ketë sukcesion modern dhe fisnik edhe me Ligjin për Liri Fetare në Kosovë.

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është Medina e dervishëve të Kosovës, ku i pruni Hixhreti nga padrejtësia dhe opresioni, e Ligji për Liri Fetare do të jetë hendeku që do ti mbron dervishët nga përjashtimi në një shoqëri të lirisë.

KEM KËRKUES,
DHE ENDE JENA,
POR LIBRA E YJE
NUK I PYESIM MË,
FILLUAM TË DËGJOJMË
MËSIMET NGA SHPIRTI I TIJ

~ RUMIU

Thuaj; “Shpirti i Shenjt e zbriti të Vërtetën nga Zoti, që t’i përforcon me udhëzues ata që besuan, dhe për ti përgëzuar, ata që u vetë-dorëzuan (Zotit)”

-Sura Nahl, (16:102)