DISA PRIVILEGJE NGA LIGJI PËR LIRI FETARE 02/L-31

Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 1, riformulohet me tekstin si në vijim:

1. Ndërtesat dhe objektet që u takojnë bashkësive fetare, që janë të dedikuara për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të pacenueshme për sa i përket ndërhyrjes së autoriteteve qeveritare dhe në to mund të hyhet vetëm me pëlqimin e institucionit përkatës fetar, përveç nëse është lëshuar ndonjë urdhër gjyqësor për shkak të aktiviteteve ilegale dhe në rast të

rrezikut për jetën ose shëndetin.

2. Neni 12 i ligjit bazik, pas paragrafit 12.4 shtohet një paragraf i ri 12.5 me tekstin si në vijim:

12.5. Përveç përjashtimeve të përmendura më lart, bashkësitë fetare gëzojnë privilegje

doganore dhe tatimore për veprimtari ekonomike, që janë specifike për vetë-qëndrueshmërinë e tyre financiare, siç do të definohet me një akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e financave. Këto privilegje përfshijnë importimin dhe blerjen e produkteve qenësore për prodhim, të aterialeve, pajisjeve dhe bagëtisë; dhe eksportimin e produkteve që dalin nga aktivitetet e lartpërmendura.