Ashura 2021

Nga sonte fillojnë Ditët e Ashures, ditët e shpresës në shpëtim që pasojnë ditët e vështirësive.
Tubimet nepër teqet dhe shtëpi tona do të rrezatojnë vëllaznilluk, dashamirësi, mirëbesim dhe harmoni. Do të përgatitet dhe shpërndahet pudingu i Ashures, një ëmbëlcirë qe simbolizon fillimin e ri, ku njerëz fillojnë jetë të re të bazuar në drejtësi dhe të inspiruar me Mëshirë dhe Paqe Universale.
Pudingu i Ashures daton nga koha e shpëtimit të barkës së Hz.Nuhës (a.s) dhe te tarikate përgatitet mbi bazën e grurit të zier të cilit, duke u zi, i shtohen më së paku 12 fryta dhe arrërore, duke lënë porosinë simbolike të harmonisë së diversiteteve tona në një shije unike të njerëzimit të ndërgjegjsuar.

JU DËSHIROJMË
PAQE, SHËNDET, BEREQET, PËRPARIM, DHE LUMTURI NË JETË TË KËSAJ BOTE DHE ARRITJE SHPIRTËRORE PËR AHIRET.

HU

Lexo edhe

Shkrime të ngjashme

Aktuale

☆☆☆ MEVLUDI 2026! ☆☆☆

☆☆☆ MEVLUDI 2026! ☆☆☆ DATA E SHUM PËRKUJTIMEVE Në netët para nesh do ti ndezim kandila për ta përkujtuar Hz.Muhamedin Profetin të…

Aktuale

Realizimi i të Drejtave Fetare

Qe nga fillimi i tetorit Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është pajisur me Numrin Fiskal nga ATK. Deri me tani këtë mundësi e…