FESTA DHE PROTESTA

FESTA DHE PROTESTA
Në diten e grave, 8 marsin

Dervishet i duan dhe i respektojnë gratë. Në rrënjen e interpretimit të besimit të mëshires dhe paqes që e kan dervishët janë gratë: Merjemi, Hatixhja, Fatimja, Zejnebi, Rabija… . Ato janë hallkat, të cilat i dijmë, në zingjirin e transmetimit të rrugës shpirtërore të dashurisë.
Gruatë që janë gjyshe, nëna, bashkëshorte, motra, vajza e mesa tona, i dojmë dhe i respektojmë. Nënat janë mësues dhe udhëzues të parë të njeriut.

Sot kur duhet të festojmë gruan, dhuratën më të madhe nga Zoti. disa dëshirojnë me protestu sistemin patriakal i cili po dhunon gruan.
Jena kundër çfaredo dhune, por nuk po e shoh në ditet e sotit një dhunë posaçme ndaj gruas nder kosovaret. Dhunues të grave tash më i dijmë, forcat paramilitare të Serbisë dhe forcat e vehabive, ISISI-t në Siri. Për kundrazi në shoqëri tonë e shohim gruan të lirë, nga një herë deri ne çfrenim, shikoni vetëm estraden tonë. Gruaja kosovare është dukshëm prezente në parlamentin tonë, televizionet tona, e punsuar dukshëm në arsim, shëndetësi, e shkolluar më mirë se burra, të gjitha këto dëshmojnë një sunim dhe arritje në barazi gjinore. Nuk mendojmë se s’ka vend për përmirësim, por të shpallet lufta njëfarë patrirkati që sot nuk ka peshë dhe mund të gjendet vetëm nepër skute të shoqërisë dhe në histori, është si mos me pasë cak të definuar.
Këto protestuese që i shohim sot janë nga OJQ të financuara nga errësira, caku i vërtetë i këtyre veprimeve është dobësimi i familjes shqiptare, esences së fuqisë sonë për të mbijetuar, për të ndërtuar kohezionin shoqërorë edhe atëherë kur shteti dështon dhe punon kunder popullit.
Përgjigjja më e mirë ndaj këtyre protestave është, mu çu e më përqafë nënen, motren, bijen, mesen dhe me puthë bashkëshorten, me i thonë që i duam, me i përkrah dhe ndihmu sa do qe kan nevojë dhe gjithmonë, me ju mundësu të përparojnë dhe me gëzu jetën më mirë se burra.
PETKU I BURRIT ËSHTË GRUAJA
PETKU I GRUAS ËSHTË BURRI