Hiqaje 2

E pyeten dervishin:

"A falesh?"

Dervishi iu tha me nxitim:

"Bajram, n’Bajram"

E pastaj e pyeten:

A pinë?

Dervishi ngadalë dhe me hezitim i tha:

"Aksham, n’Aksham"

Të kënaqur, se paragjykimet e tyre gjetën përgjigjet, u
larguam me nxitim që ta përfolin dhe përbuzin dervishin.

E miku i dervishit, që tër kohen rinte pran, e pyeti:

"Pse iu përgjigje kështu?"

Dervishi ia shpjegoj:

"Ata i shohin gjera ashtu si janë vetë. Me pa pasë
sabër, iu kisha thënë:

Ç’do herë që i drejtohem Zotit është për mua festë (Bajram),
e ç’do natë kur bëj hizmet dehem nga dashuria për Atë (HU)."

Miku buzëqeshi dhe vazhdoj:

E me pa vetë për agjërimin?

Dervishi:

Ke e s’ke Ramazan, agjëroj për ditë nga neveri ndaj
përbuzësëve, hidhërimi ndaj përfolësve, gjykimi ndaj paragjykuesëve dhe gërdia
ndaj kundërmimit të dyfytyrëshve. E Iftarin e kam faljen për ofenduesin, dua
për gabuesin, se në secilin e shoh sprovën e Krijuesit. Për Syfyr konsumoj:
Nderim për Zotin, Betimin se përveç Zotit, zot nuk ka, nijetin për gjithë të
mirën ......

U ndal këtu dervishi, e shikoj mikun me kujdes e vazhdoj:

"E nëse për bukë e ujë më pyet, ato i ka rregulluar
feja.".

Lexo edhe

Shkrime të ngjashme

Inspirative

Ushtria dhe Ekstremizmi

1. Ruajtja e sekullarizmit Rruga, për ndërtimin e kapaciteteve të plota të një ushtrie moderne të shtetit tonë demokratik, është…

Inspirative

Sufi-Fobia

Sufi-fobia është një formë e përhapur e fanatizmit, e zakonshme në mesin (por jo domosdoshmërish të mbajtur nga) muslimanët që…