Maatem 2021

Ditët e Pikëllimit
për Njerëzit e Ndërgjegjsimit

Njeti
Sot me 08 gusht, pas ikindisë bëhet njeti i Maatemit, njeti për nder dhe përkujtim të martirëve të Qerbelasë.

Histori e Shkurtë
Me datën e 1 Muharremit të vitit 63. si pas Hixhrit, në fushen e Qerbelasë u rrethua dhe u ngujua familja e Profetit (Bekimi i Zotit mbi të) nga forcat e Jezidit pushtetar. Ngujimi e pat kushtin e vet, e që ishte dorëzimi i besimit në të Vërtetën (Hak), bastardimit të besimit të kultivuar nga Jezidi dhe dinastia. Familja e Profetit (Ehli Bejti) bëni qëndresë deri në flijim, dhe tragjedia goditi, u masakruan gjatë dhjetë ditëve të muajit Muharrem 72 familjar të Profetit Muhamed, në krye me nipin e tij të dashur Imam Huseinin …., besimi në të Vërtetën nuk u luhat.

Praktika
Musliman pran tarikateve, këto ditët e dhimbjes, i përkujtojnë me agjërim, devocionin e shtuar, leximin e kapitujve nga literatura për Qerbelanë dhe reflektimin mbi vështirësi të cilat i bien jeta në një botë që e mohon ndërgjegjen.

Ju dëshirojmë njetin fisnik të plotësuar, ibadete të pranuara dhe reflektimin e pastër në këto Ditët e Pikëllimit

Lexo edhe

Shkrime të ngjashme

Aktuale

☆☆☆ MEVLUDI 2026! ☆☆☆

☆☆☆ MEVLUDI 2026! ☆☆☆ DATA E SHUM PËRKUJTIMEVE Në netët para nesh do ti ndezim kandila për ta përkujtuar Hz.Muhamedin Profetin të…

Aktuale

Realizimi i të Drejtave Fetare

Qe nga fillimi i tetorit Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është pajisur me Numrin Fiskal nga ATK. Deri me tani këtë mundësi e…