MEVLUDI – PERKUJTIM PËR TË DASHURIN E ALLAHUT

Nga 12 deri 15 Rabiul Evel (si vjet nga 9 deri 14 tetor) janë ditët që i përkushtohen përkujtimit për Pejgamberin e fundit Muhamed (a.s.). Muaji Rabiul Evel është muaji kur lindi i Përzgjedhuri i Perëndisë. Muaji Rabiul Evel është muaji i Hixhretit të Resulit. Muaji Rabiul evel është edhe muaji kur kaloj nga jeta i Dashuri i Zotit, Muhamed Habibullah.

☆☆☆

PËRKUJTONI MEVLUDIN!

O ju Ehli Salavat!
Kush për Zot di
MUHAMEDI ËSHTË HABIBULLAH!

Në terrin e botës,
u ndez kandili,
për t’u zdritë errësira
e fis xhahili.

Me dashuri dhe virtyte
lindi Emini,
Muhamed Mustafaja
i dunjasë Ndriçimi.

Nuri shndriti,
errësira nuk e kuptoj,
as deshti që dritën
brenda ta pranoj.

Shkëlqeu fjala
për kush është besnik
E Vërteta ì gjeti
njerëzit fisnik

Qe nga ajo kohë
përpjekja vazhdon,
si terrin me e zhdukē
nga secili inson.

Motra e vëllezër
mbani dritën në gji,
mos të fiket nga zhurma e fjalëve t’kqi!