24 vjet nga kalimi në Ahiret e
Babes Sheh Myhedin
T U F A E S H E H I D I T
Nga Mashriku te Magribi,
tufa zogjëve Tua vrasin,
kudo që dëgjohet ziqri
“Medet Ja Hu” dervish thërrasin.
Deri sa kem ende n’gjum,
tufa e Shehit u masakru,
e diti Shehidi qe do të shkon,
se nesër s’do të jetë këtu.
E gjithë bota rri, shikon
si qëllojnë mbi zogj të mjerë,
si vrasin pa asgjë,
vetëm sepse janë të tjerë.
Të shurdhët mbetën alemet
qielli disi i dhimbshëm rri,
sa më shumë që derdhim gjak,
aq më shumë të duam Ty.
Gollgota e Qerbelaja, …, Reçaku e Rahoveci vende ku u bën marrëzi,
kujtohën, që mos të përsëriten,
pa urrejtje me ndjesi!
Zoti do bën drejtësi!
Allahu, Ila Hu!