Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është e vetmi komunitet fetar në Kosovën e sotme, me Selinë tradicionale në Kosovë dhe me realizimin e drejtave të sigurimit pensional dhe të sigurimit shëndetësorë për stafin e vet në Kosovë.
Tarikatet e Kosovës janë komunitetet e besimtarëve të cilit nuk kanë stafin me pagesë, por punët kryhen si kontribut vullnetar (sadaka).
Të gjitha prona ku gjinden objekte fetare janë ndërtuara në prona private dhe mirëmbahen nga komuniteti.
Të gjitha shërbesa fetare janë pa pagesë.
BTK vetfinancohet nga komuniteti i vet dhe si e tillë është e pavarur nga agjenturat e huaja dhe koncesionet dhe kushtëzimet që këto i imponojnë, e që nuk është rasti me grupe tjera fetare në Kosovë. Deri me tash nuk kërkuam mbështetje financiare ose donacione nga askush, kjo edhe mund të ndryshon për donator që nuk kërkojnë koncesione teologjike dhe politike.
Bashkësia e Tarikateve të Kosovës juridikisht themelua në 1974 pas dekadave të ballafaqimit me shtetin komunist dhe me kryesinë BFIJ (Bashkësia Fetare Islame e Jgosllavisë) në duar të shërbimeve shtetërore.
Në periudhën pas luftës (1999) BTK punoj në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, konsolidimin e jetë fetare dhe shërbim ndaj komunitet të dervishëve. Rindërtimin e pas luftës dhe mirëmbajtjen e bëmë me forca të komunitetit tonë dhe i mbajmë aq objekte fetare sa komuniteti mund dhe ka nevojë ti mbanë.
BTK ka trashëgimi të pasur dhe të mirënjohur kulturore, shumë nga teqet (qendra për edukim dhe udhëzim shpirtëror) janë Monumente të Kulturës në Kosovë.
BTK ka traditën në mirëmbajtjen, mbrojtjen, kujdesin dhe ruajtjen e elementet të kulturës si: ritualet, elementet etnografike, veshmbathjet, muzikën vokale dhe instrumentale, shkrime filozofike dhe mistike, kultivohet vallëzimi, poezia, kaligrafija, tregime dhe fjalime metaforike dhe alegorike dhe urtësinë e grumbulluar të jetës në paqe