DEKLARATA PARANDALIMI I DHUNES NË KONFLIKTE

“Deklaratën e Zotimit për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikt”, të aprovuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara (KB) e cila tash më, e ka lidërshipin e Britanisë Madhe, Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) e përqafonë si të vetën.

Iniciativen për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konfliktet me fokus në eliminimin e stigmes lidhur me te mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunes seksuale gjate luftave dhe konflikteve, Bashkësia e Tarikateve e përvetëson si iniciativen e vet.

Njëkohësishtë BTK i ftonë Bashkësitë Fetare në Kosovë që këtë iniciativë ta adaptojnë si të vetën, duke e lanë anash një deklaratë më hershme të muajit korrik 2019, e cila nuk ke gjithpërfshirëse, nuk muajti me senzibilizu të gjitha bashkësi fetare në Kosovë, e as nuk muajti me i identifiku masa dhe veprime të cilat duhet të ndërmirren.

D E K L A R A T A:

BASHKËSIA E TARIKATEVE TË KOSOVËS

1.

Dënon plotësisht të gjitha aktet e dhunës seksuale në konflikt, ndaj çdo personi, në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethane, dhe do t’i inkurajon ata që janë nën kujdesin e vet dhe të tjerët në komunitet të bëjnë të njëjtën gjë.

2.

Pohojmë se të gjithë mbijetuarit dhe të mbijetuara e dhunës seksuale në konflikt, dhe fëmijët e lindur nga këto përdhunime, janë të pafajshëm, dhe kanë vlerë të barabartë me të gjithë njerëzit. Ata duhet të pranohen, respektohen dhe nderohen plotësisht.

3.

Hedhim poshtë stigmën e lidhur me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt dhe fëmijët e lindur nga këto përdhunime, dhe kundërshtojmë përdorimin e kësaj forme si një armë që nxit ndarjen e familjeve dhe komuniteteve dhe i kundërshtojmë dhe dënojmë të gjitha simptomat e stigmës në komunitetin tonë.

4.

Pranojmë dhe nderojmë pavarësinë, guximin, shpresën dhe qëndrueshmërinë e të mbijetuarve dhe të drejtën e tyre për t’a krijuar të ardhmen e tyre.

Ne do të:

5.

– bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar dhunën seksuale në konflikt dhe për t’i mbrojtur të gjithë personat e ndikuar nga dhuna e tillë, përfshirë grupet e margjinalizuara të pakicave dhe ata të besimeve ose feve të tjera, duke e pranuar se aderimi në një besim ose fe mund të sjellë në vetëvete vulnerabilitet shtesë.

6.

– punojmë për t’i larguar interpretimet e dëmshme të besimit ose fesë dhe normave të dëmshme kulturore që mund të përdoren për të dënuar ose kryer akte dhune seksuale.

7.

– mbështesim zërat e të mbijetuarve, qëndrojmë për drejtësinë për të parandaluar shtypjen, dhunën dhe akuzat e rreme, dhe ngrisim zërin për të mbrojtur të mbijetuarit dhe të drejtën e tyre për drejtësi duke mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime.

8.

– nxisim unitetin midis të mbijetuarve dhe komuniteteve të tyre për të mbështetur në mënyrë efektive integrimin e tyre në shoqëri dhe zhvillimin e tyre ekonomik dhe psikologjik.

9

– kërkojmë që përvojat e të mbijetuarve dhe nevojat e tyre të kuptohen, duke u kujdesur për të shmangur rikthimin e këtyre përvojave.

10

– shfrytëzojmë medien, diskutimet fetare, materialet edukative, tekstet dhe të gjitha platformat e tjera të komunitetit tonë të besimit për të fuqizuar të mbijetuarit, duke ditur burimet e komunitetit tonë dhe faktin që besimi ose feja mund të jenë një burim i forcës për të mbijetuarit. Fund i Deklaratës