DEKLARATË E BASHKËSISË SË TARIKATEVE, KORNIZA E VEPRIMIT SHOQËROR

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) është bashkësia fetare e dytë me madhësi në vend. Dhe i përfshinë në veti tarikate (komunitetet e dervishëve) në Kosovë dhe diasporë.

BTK është e ndërtuar mbi traditën e gjatë të kultivimit të besimit të kulluar, shërbimit ndaj Krijuesit, shërbimit për komb dhe për atdhe.

Në modestinë e vet të paraqitjes publike, BTK nuk ka hyrë në debate dhe konflikte ditore shoqërore, duke besu se shoqërinë e përparojmë më së miri duke përparu vetën si qytetar dhe duke ngritur vetën si besimtar.

Me parimet e paraqitur më poshtë e sqarojmë anëtarësinë dhe publikun mbi kornizën e veprimtarisë shoqërore të BTK:

1.

BTK beson në ko-ekzistencën aktive të komuniteteve të ndryshme në shoqëri.

2.

Lirinë fetare do ta kërkojmë për veti dhe për të tjerë derisa kjo liri është e shprehur me ndërgjegje dhe qëllim paqësor.

3

Ekuidistancën e shtetit ndaj komuniteteve do ta kërkojmë si kusht për harmoninë shoqërore.

4.

Zgjidhjen e problemeve në shoqëri do e kërkojmë brenda komunitetit por edhe në publikë, gjithmonë duke u bazuar në parimet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë njerëzore para Zotit.

5.

Ndërtimi i mirëbesimit dhe dialogu i mirinformuar do janë metodat e preferuara.

6.

Parimin që të keqen ta largojmë me më të mirën do të jetë trajektorja e përpjekjeve tona.

7.

Bashkësia e Tarikateve nuk mirët me politik-bërje por do të jetë shoqërisht aktive atje ku i takon zëri.

8.

Anëtarësia është e lirë të vepron politikisht, por vetëm si individ, jashtë petkut dhe titullit fetar, dhe sipas parimeve brenda kësaj deklarate.

9.

Ndërtimi i paqes dhe harmonizimi i interesave ne vend dhe regjion për BTK do jetë gjithmonë prioritet.

10.

Aleatin e dëshmuar në ditët e vështira do ta ruajmë dhe respektojimë, armikun e penduar do ta falim dhe afrojmë, problemet e botës në shtëpi nuk do ti çojmë.

11.

Do të jena kundër përhapjes së fjalës së urrejtjes, shpifjeve, përbuzimeve, rrenës, reprezentimit dhe manipulimit me informata.

12. Në këtë drejtim do ta vlerësojmë institucione dhe mediet e lira kur lirinë e keqpërdorin, fetarisht anojnë ose kur lejojnë që njerëz jo profesional, lajmin dhe opinionin e krijojnë. Inkriminim për bindje fetare e konsiderojmë krim.