DITËT E HIXHRIT

Ditët e Hixhretit janë ditët që duhet të përkujtohen dhe shenohen nga besimtarët dhe besimtaret, sepse paraqesin modelin dhe metoden e besimtarëve si të largohën nga e liga kur sundon, dhe si besimtarë duhet të solidarizohen dhe organizohën për të u mbrojt dhe për të mbijetuar kur nevoja i ngushton.
Sot shpesh përhapet amullia, në mes muajit kur fillon viti i ri Islam dhe datave kur ndodhi hixhreti i Profetit (a.s.). Kjo amulli nuk i shërben muslimanëve dhe keq-udhëzuesit duhet ta ndërprejnë këtë praktikë që në thelb e ka errësimin e historisë Islame për mos ti shpaluar fakte historike që nuk i konvenojnë disa frymave të islamit politik.
” …Ne u kemi vënë
para dhe pas tyre pendë
dhe ua kemi mbuluar sytë,
prandaj ata nuk shohin.”
(36:9)

HIXHRETI I PROFETIT
Në lidhje me hixhretin e Profetit të bekuar janë të përhapura një numër amullishë, që kan bë që disa besimtarë të mendojnë se hixhri i Profetit të bekuar ka ndodhur në muajin Muharrem. Por kjo nuk është e saktë.
Largimi i Profeti të Bekuar (paqja dhe bekimi i Allahut mbi të) nga Meka, nën kërcnimin e vrrasje nga klani i Kurejshëve politeist, ka ndollur në vitin e 622 CE, gjatë vitit të 13 të profecisë, nga fundi i muajit Safar e deri te mesi i muajit Rabiul-Evel kur Profeti (a.s) mbërriti në Medinë.
Ky largim ndodhi pasi shumica e besimtarëve tashmë migroj në Medina. Në Meka në atë kohë mbetën, përveç Pejgamberit, sahabët e tij më të besueshëm Hz. Ebu Beqiri dhe Hz. Aliu, të cilit edhe e mundësuan hixhretin.

RENDITJA E HAPAVE TË HIXHRETIT


  1. Largimi nga shtëpia në Mekë
    E enjte (dita e parë e hixhretit)
    2.
    Qëndrimi në Shpellën e Thavrit
    Të Premten, të Shtunën dhe të Dielën (3 ditë)
    3.
    Nisja nga Shpella
    E hënë (dita e 5 -të e hixhretit)
    4.
    Në kampin e Umm Ma’badit
    E martë (dita e 6 -të e hixhretit)

  2. Mbërritja në Jatrib
    E hënë (dita e 12 -të e hixhretit)

  3. Qëndrimi në Kuba ‘para vizitës se Medines. E hene e Marte e merkure dhe e enjte (4 ditë).

  4. Vizita e parë në Medinë
    E Premte (dita e 16 -të e hixhretit)

TRE KUPTIME TË CILAT GABIMISHT MBIVENDOSËN:
1.
VITI I PARË I KALENDARIT HIXHRI


  1. MUAJI I PARË I KALENDARIT TË HIXHRIT

  2. DATAT E HIXHRETIT TË PROFETIT MUHAMED (A.S.)

Kalendari hixhri nuk u vendos deri në epokën e Halifes së dytë Rashidun, Omar Ibn El-Hattab, dhe kjo ishte në vitin 638 ER (Epokes së Re), 17 vite nga hixhreti i Profetit Muhamed (a.s.). Gjatë gjith kësaj kohe në përdorim kanë qenë disa kalendare me rregulla të pa qarta. Burime historike, edhe kur i përmendin datat, radhë herë e qartësojnë të cilin kalendar e përdoren.

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta), asokohe ranë dakord që fillimi i historisë Islame do të llogaritet nga viti i hixhretit, i cili përkoi me vitin 622 ER, duke pasur parasysh rëndësinë e migrimit të Profetit, që çoi në organizimin e komunitetit të parë Islam në Medina. Fillimisht u diskutua rreth muajit të parë për fillimin e vitit të hixhrit, disa prej tyre propozuan muajin e Ramazanit, disa prej tyre muajin i Rabiul-Evvelit dhe u pajtuan që fillimi i vitit të jetë nga muaji Muharrem, sepse Muharremi është një nga muajt e shenjtë dhe muaji kur njerëz kthehen nga Haxhi.

RABIUL EVEL, MUAJI I PEJGAMBERIT
Historian Islam e marrin si më të besueshme që përfundimi i hixhretit korenspondon me 12 Rabiul Evel, pra e njejta date me datën e supozuar të lindjes së Profetit Muhamed (a.s.) dhe e njejta datë me datën e kalimit të tij në Ahiret me 08 qeshor 632 (ER) që ishtë poashtu 12 Rabiul Evel të kalendarit e atëhershëm.
Rabiul Evel ka qenë njëri prej muajve të pranverës (pranvera e parë) të kalendarit arab. Kalendari arab ka qenë të natyres solaro-hanore ku muajt u përcjellshin sipas lëvizjes së hanës por çdo dy tre vite u bënte një korigjim ku u shtonte një muaj në kalendar që të ruhet edhe lidhja në mes të muajëve dhe stinave të vitit. Mbi këtë kalendar pastaj u mbivendos kaendari lunar Islam ku nuk ka më muaj të korrigjimit.

PRAKTIKA E MIRË
Muaji Rabiul Evel sipas ngjarjeve biografike të Pejgamberit (a.s.) është më i përshtatëshëm për ta përkujtuar jetën dhe vepren e profetit, nga lindja, shpallja, hixhreti e deri të kalimi në Ahiret. Besimtarët dhe besimtaret shqiptarë leximin e jetëpërshkrimit të profetit Muhamed (a.s.), Mevludin, e kan në traditë dhe në raste pisaçme këto e praktikojnë. Jetë-përshkrimi dhe biografia e Pejgamberit të bekuar (a.s.) i ka inspiru me qindra miliona musliman në rrugën e ngritjes shpirtërore.