Sot, me një mësim mistik nga çastet e kalimit të tij nga kjo jetë, e kujtojmë Imam Aliun prirësin shpirtërorë dhe iniciatorin e rrugës shpirtërore të shumicës së tarikateve.
Në një vizion parashikues Aliu, Musliman i parë, i afërmi dhe përcjellës më i ngushtë i Profetit Muhamed, Imami i umetit të besnikëve, e pa vdekjen e vet. Në atë vizion/ëndërr, një figurë e mbuluar po e drejtontë një deve të ngarkuar me kufomën e tij, për në vendin e fundit të varrimit…
Pasi u zgjua, Imam Aliu e ndau vizionin me djemtë e tij Hasanin dhe Husejnin, duke i udhëzuar që kur vjen kjo situatë të mos ta pyesnin për identitet burrin që do ti prinë devës. Po qe, kur ndodhi e parashikuara dy djemtë e Hz.Aliut nuk mundën të përmbaheshin, dhe e ndalën të dërguarin që e udhëhiqte kortexhin misterioz, vetëm për të zbuluar se ai nuk ishte tjetër veçse vetë Hz Aliu…
Kaligrami (imazhi i bërë me fjalë) në ilustrim është një përshtatje e shkëlqyer të kësaj historie enigmatike, e cila është veçanërisht e njohur dhe e komentuar në rrethet e dervishanëve. Në kaligrame me këtë temë rregullishtë shkruhen formula si:
“Vdis para se të vdesish”, dhe
“Unë jam qyteti i diturisë, Aliu është Porta”