E PASTAJ RRUGA VRET MARTIRET E GYRBETIT

Fatkeqësia goditi, dhimbja zotëron, për jetë ende i lënduari lufton…, tmerri i mbijetuarve nuk gjen shprehje, fjalë ngushëllimi vijnë nga të gjitha anë, reagon politika, ditë zie….
Shoqëria po e merr fatkeqësinë si një rulet i cili ka një herë godet pa shkak e arsye …!?
Kurë i përcjellim mërgimtaret, i përcjellim me lot të ndarjes e të lamtumirës, me ngërç në fyt. E di shpirti, se shkuarja jashtë nuk është e qejfit, por për një copë mirëqenie, të cilën vendi ynë nuk e jep. Po Kosova u lirua, por ende nuk u çlirua nga mizorja që e bije korrupsioni, keq menaxhimi, mos puna, moskujdesi, neglizhenca, pa aftësia, shkollimi mediokër…..!
Sa talenti si Majlinda, Distria e Nora mbesin të pa zbuluar, sa dhunti të popullit dhe të vendit mbesin te pa shfrytëzuar e pa kultivuar ….!?
Kështu pra populli ik në gyrbet, një e treta qëndrojnë jashtë duke bë hizmet të huajit, nëpër baushtelle, punëtore ‘esencial’ të një bote që i shikon me përçmim…. e nuk jena të varfër!

Nuk jena të varfër,
jena të plaçkitur,
nuk jena budalla,
na mbajnë të paditur

nuk jena të sëmure
por shëndetësi nuk ka
në shpi edukohem mirë
korrupsionin shteti e ka ba.

Nuk lindim jo patriotë,
zori na qet në gyrbet,
për një copë buke
të huajit me i bë hizmet.

E pastaj rruga na vret ….

Këfilluni prej neglizhencës
o ju pushtetar!
Kosa e drapi, janë metafora
e ndoshta edhe s’janë.

Në ditën kur na arrijnë arkivole, kur qëndrojnë të hapura dyert e pamjeve mortore, kur presim shërimin e të lënduarave, ju përcjellim familjarëve dhe të afërmve të Martirëve të Gyrbetiti ngushëllime nga thellësia e zemrës, me shpresën e besimtarit që te Zoti është kthimi, se pas vështirësive vjen lehtësimi.

Zoti ju la shënosh!

HU