GODITJE NDAJ NJERËZIMIT

Terroristi i Frances është i lindur në Moskë, çeçen me origjinë, e i rritur në Francë.

Çka me thonë, në Francë, franqezi e mbyti franqezin.

Terroristi i Vjenes është i lindur dhe i rritur në Vjenë, edhe këtu austriaku i mbyti austriakun.

Po pse pra neve na vjen keq?

Na vjen keq se materiali për këta vërasës e japën familje me identitet musliman.

Na vje keq se shqiptari, me emërin shqip, me familjen, me rrethin farefisnor shqiptar u bë pre dhe predator i errësires.

Këtu është kjartë qe ka shum elemente të neglizhencës si ato me origjinë shoqërore, aq edhe ato me neglizhencë në familje.

Në rrethin e këtyre të rinjëve, me gjasa nuk u kultivua besimi me ndërgjegjëje, dhe edukimi fisnik, por këta të rinjë, terrorista, u kapën në kurthë dhe e përqafuan ideologjinë në petkun fetar, që nuk jep vlera, por vetëm identitet, që në vend rahmetit mëson urrejtje, që në vend urtësisë jep çmenduri.

Dhe qe ku jena:

Humbin jetën të pafajshmit nga dora e tërbimit,
humbim të gjithë nga begatia e mirëbesimit.

E dorasi s’është as shqiptar, e as besimtarë…
por dora e shejtanit që nuk di për të mbarë

Lutje tona janë për të plagosurit nga terrori, me dëshirë për shërim të shpejt dhe të plotë.

Vështirë është kur godet dora e njeriut, u prefshin në paqe viktimat, e për familjet dhe të afërmit të viktimave ngushllime më të sinqerta.