Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, BTK, është organizëm ombrellë që i përfaqëson dervishët dhe Tarikatet e tyre. Në Kosovë ekzistojnë sot 9 Tarikate: Kaderi, Rifai, Saadi, Shazeli, Nakshibendi, Sinani, Bektashi, dhe Halveti, shumics e Teqeve të Kosoës janë pë fshirë me organizimin e sotëm të BTK.
Prizreni është Selia tradicionale e Dervishëve të Ballkanit.
Trashëgimia historike, kulturore, shoqërore, të Tarikateve të Kosovës daton që nga gjysmë mileniumi më parë.
Dervishët dhe Tarikatet u përjashtuan nga Bashkësia Fetare Islame e Jugosllavisë pas luftës Dytë Botërore (1951). Qe nga ajo kohë dervishët janë të organizuar dhe të pavarur.
Bashkësia e Tarikateve të Kosovës juridikisht themelua në 1974 pas dekadave të ballafaqimit me shtetin komunist dhe me kryesinë BFIJ (Bashkësia Fetare Islame e Jgosllavisë) në duar të shërbimeve shtetërore.
Në periudhën pas luftës (1999) punuam në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, konsolidimin e jetë fetare dhe shërbyem komunitetin tonë. Rindërtimin e bëmë me forca të tona dhe i mbajmë aq objekte fetare sa komuniteti mund dhe donë ti mbanë.
Dervishët në Kosovë e kultivojnë dhe interpretojnë Islamin paqësor dhe autentik. Edhe pse me musliman të tjerë
Dervishët dhe Tarikatet e ndajnë të gjitha bazat e Islamit ata e kanë të elaboruar ontologjinë, kosmologinë, epistemologjinë dhe eskatologjinë të veçantë dhe e diferencuan fenë nga kultura. Roli i posaçëm i përvojës shpirtërore në zhvillimin e një dervishi themelohet në përvojën shpirtërore. Rituale të shumta suplementare të Tarikateve e gjenerojnë këtë përvojë dhe e përshpejtojnë ngritjen nëpër shkallet e zhvillimit të ndërgjegjes së udhëtarit shpirtërore (salikut). Këtë aktivitet suplementar islami reduksionist i Bashkësive Islame, të kohërave të ndryshme, shpesh i kritikonte pa vend.