NATA E MADHE E BERATIT

(17 mars 2022)

Porta është hapë,
Bekimi zbret,
nga Hiri dhe Mëshira e Perëndisë.
Prej Qiellit
kumbon ftesa,
e afër është Dera, e Zotërisë.

Shtëpi tona
janë faltore,
s’ka nevojë për imam e priftërinjë.
Zoti nuk është
nepër godina,
Ai qëndëron në zemër të dëlirë.

Kërkoni falje,
kërkoni shpëtim,
Për popull kërkoni, o ju të Denjë!
Nata e Madhe
ofron mundësi,
lirim nga e liga që na mbërthen.

MEDET JA HU!

Me ibadete e dua,
fiqër e përkujtim
në Teqe tona,
do të shënohet
hyrja në këtë periudhë
të lartësuar të vitit.

SUKSES DHE URIME!
NATA E BERATIT,
UVERTYRA E DERVISHËVE
NË 40 DITËT E INSPIRIMIT