NATA E MADHE E MIRAXHIT

27 shkurt 2022

PËRGËZIME!
ERDH NATA E MADHE E MIRAXHIT, SIMBOLIN DHE SHEMBULLI I POTENCIALIT NJERËZOR PËR TË KOMUNIKUAR ME KRIJUESIN,
ZOTIN E BOTËRAVE.

MIRAXHI ËSHTË HAXHI I DERVISHËVE, UDHËTIMI PËR ATA QË PËR HAKUN KAN MALL, PELEGRINAZHI QË FILLON NGA KJO BOTË HAJAL E DERI TË DRUNI I SIDRES, VENDTAKIMI ME ZOTIN MADHËSHTOR.

KUSH ËSHTË I GATËSHËM PËR MREKULLI, FUADI I KUJT TË VËRTETËN NUK E MOHON, KËTË NATË TË MREKULLIVE DO TA PRET NË VIGJILE, ME ILAHI DHE FIQËR, ME ASHK NË ZEMËR DHE ZIQËR.

JU QOFT RRUGË E MBARË!

☆☆☆

TALKINI I MUSTAFÂS

Zemrën ia lau Zemzemi,
mbi Burak te Sidra shkoj.
Foli me Zotin si Ademi,
Aliut rrugën ai ia mësoj.

Unë jam Qyteti i Diturisë
e ti je e Hakut Porta,
shembull i paqes dhe njerëzisë,
këto janë këshilla t’forta.

Rrugën e ki pjesë pjesë
e secila kërkon kujdes.
Pastrohu çka ki ngarkesë
mos t’mbet gjynahi pa ndjesë.

Mbylli sytë për kët dynja,
këtu ska mbet asnjë zot.
Brenda vetës duhet me pa,
se s’ka hy, përveç Zot

Kthehu djathtas dhe moho
çdo adhurim të kësaj bote,
e as vetën mos e bo,
qendër Universi, apo Toke.

Kthehu majtas dhe poho,
përveç Zotit, zot nuk ka!
Kjo është këshilla e të madhit
Hazret Muhamed Mustafa.

E kështu, brez pas brezi,
në Miraxh dervishët shkojnë.
Mejtep shpirtërisë dhe njerzi
në Tarikat ata mësojnë.

E ATA

Der’dje na thojshin “Bidat!”,
e sot shukasin të çuditur,
si festohet ngritja
e Profetit t’ndritur.

E ndërroj qyrkun patroni,
e mbet pa fjalë zahirija.
Si u ndez kandili
kur udhëtoj Efendija.

PRA,

Kush është i gatëshëm për mrekulli,
në këtë Natë të Mrekullive,
fuadi i kujt të Vërtetën
nuk do ta mohoj,

Sonte me ilahi dhe fiqër
me ashk në zemër e ziqër
në Rrugë të Mbarë
do të shkoj.

AMIN!

☆☆☆