NATA E MADHE E REGAIBIT

E ENJTE 3 SHKURT 2022

Në këtë Natë të Madhe
Qielli Rri i Hapur për të Gjithë,
ELHAMDULILAH !

Me njet të pastër për t’u dëlirë,
në vigjile të Natës së Mirë
me shembullin nga Profeti
do t’lypet nga Hyu himeti.

Nga Qielli do vjen Dhurata,
për ata që falje kërkojnë.
për ata që pendohen,
të mirën për të gjithë shpresojnë.

Ky është çasti i duhur
për Fjalën dhe Udhëzimin,
për atë që bekimin e do,
me të zemres ngazëllimin.

Kush mundet dhe di
e pret këtë natë në agjërim,
me fiqër dhe duar te hapëta
dhe ziqër pa pushim.

Kështu Zoti do adhurohet,
buzët me Esma e lutje plot,
Ezelin e Kalubelan do e kujtojnë
dervishet me përmallim e lot.

Të mekuren bëhet njeti i agjërimit,
e të enjtën pas akshamit me ziqër,
ibadete dheme lutje do hyjmë në vigjile të Natës së Madhe të Regaibit

ZOTI YNË, JA ALLAH!
PRANO LUTJEN!
DHURONA UDHËZIM DHE FALJE!

AMIN!

p.s.
Foto ështē nga Arkiva e BTK-ës