Në ditën e përkujtimit të dijetarit të madh Imam Gazaliut (1048-1111)

Më së shkurti e thënë për Imam Gazaliun është që ai kontribuoj në ripërtrirjen e shkencave islame, në momentin kur, pas disa shekujsh nga Profeti i Paqës dhe disa dinastish gafleti, perdja e injorances shpirtërore e mbulonte autenticitetin e lëgjerimit islam. Vepra e tij amblematike “Rizgjallja e Shkencave Islame”, me titullin e vet këtë edhe më së miri e dëshmon.
Duke e kthy në Islam legjimitetin e çasjes epistemologjike të sufive, Gazaliu mundëson që vizioni Islam të kompletohet. Vepra e begatëshme e Imam Gazaliut hapë rrugë për lulëzimin e mendjes së hapur duke mos përjashtu Vetëdijen Absolute të Zotit, të cilen filozofija dhe shkenca shpesh e neglizhojnë e feja e turbullon. Arritjet shkencore ne fushēn e mekanikes kuantike në shekullin e fundit i vërtetojnë pozicione të Gazaliut më së miri.
Në pritje që shkenca e ngulitur në skepsë ta gjen rrugën e besimit, në pritje që e vërteta të lirohet nga kthetra faraonëve të feve, në pritje të një përtëritësi (Muxhadid) të rrugës së Profetëve, sufitë qëndrojnë në shtegun (Tarikun) e vet, i cili mëson:

“Besimi është libri i dashurisë,
shkenca dhe feja janë vetëm kopertina!”