Përgjigjja e Bashkësisë së Tarikateve mbi Ftesën e Komitetit të Lart për Vëllazëri Njerëzore

Përgjigjja e Bashkësisë së Tarikateve mbi Ftesën e Komitetit të Lart për Vëllazëri Njerëzore(*) për lutje të njëkohshme në një Ditë Botërore të Lutjes, Agjërimit dhe Veprave të Bamirësisë. TË DASHUR VËLLEZËR DHE MOTRA E TË GJITHA BASHKËSIVE FETARE Ftesa për lutje të njëkohshme në një Ditë Botërore të Lutjes, Agjërimit dhe Veprave të Bamirësisë, na gëzon.

Shërbesat, lutjet dhe abstenimi janë pjesë e përditëshmërisë tonë. Në muajin e Shenjt të Ramazanit, të gjitha këto marrin intezitetin edhe më të madh. Lutjet e dervishëve janë për kah natyra gjithpërfshirëse, i lutëmi Zotit për secilin besimtat që beson në një Zot, cilës do feje që i takon, lutëmi edhe për ata jashtë këtij besimi, lutëmi për krijimin në përgjithësi. Lutje tona shkojnë në drejtimin e ndryshimit të gjendjes shpirtërore të njerëzve në përgjithësi, gjithnji duke u mbështetur fjalës së shenjët:

“…Zoti nuk e ndryshon gnendjen e një populli për derisa ata ta ndryshojnë çka është në vetën e tyre. …” (Kuran 13:11)

Krizën, me virus pa vaksinë dhe shërim, e kina marr me seriozitet maksimal, jena të befasuar me reagimin e vonuar dhe jo adekuat të vendeve të zhvilluara. Po shohim shumë arrogancë dhe shumë politikë në çështje ku duhet me pas unitet dhe humanitet. Na vjen mirë nëse edhe me një gjest simbolik, bashkësitë fetare kanë mundësi ta tregojnë kulturën ndërfetare dhe unitetin për kauza të mirësisë së përgjithshme.

Po, jena për ta thirrur bashkarish Zotin e Gjithëpushtetshëm që ta shpëtojë botën, të na ndihmon ta kalojmë pandeminë, por njëkohësisht jena që bashkarish ta thërrasim Zotin që të na udhëzon, që e gjithë bota të ketë siguri, stabilitet, shëndet dhe mirëqenie. Shpresojmë se Toka e jonë mund të jetë më e mirë se përpara pandemisë, një vend i ngrohtë për njerëzimin.

(*) Komiteti i Lartë për Vëllazëri Njerëzore (HCHF) është një organ i pavarur i udhëheqësve fetarë, studiuesëve dhe figurave kulturore nga e gjithë bota, i përkushtuar për arritjen e qëllimeve fisnike të Dokumentit për vëllazërimin njerëzor të nënshkruar nga Papa Françesku dhe Sheik Ahmed el-Tayeb, Imami i Madh i Al -Azhar, gjatë Udhëtimit Apostolik të Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe në Shkurt 2019, nën patronazhin e HH Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabi.