Ruajtja e trashëgimisë kulturore të Tarikateve,
Kultivimi i elementeve të identitetit tonë,
Puna në pajtimin dhe zvogëlimin e konfliktit nëpërmjet procesit të prezevimit të trashëgimisë kulturore.
Afirmimi dhe mirëmbajtja e prezencës së komunitetit të dervishëve në shoqëri si një alternativë të emigrimit.
Kthimi i njerëzve të komunitetit tonë nga diaspora me më pak pritëse nga vendet e migrimit
Prezantimi i trashëgimisë kulturore si pjesë e diversitetit tradicional dhe të harmonisë së bashkëjetesës.
Rritja e ofertës kulturore dhe turistike dhe me të promovimi i Kosovës në përgjithësi duke qenë e kundërta e një imazhi të shëmtuar në media mbi realitetin Kosovar që ekziston sot.
Prezantimi i vlerave shpirtërore të komunitetit të dervishëve si pjesë e diversitetit të Kosovës të cilën e ndajnë në harmoni me realitete tjera shpirtërorë, që do të jetë e kundërta e monokulturës së regjimentizuar të islamit politik i cili edhe pse jo dominant është i zëshëm dhe i dukshëm në disa dekada të fundit.
Fuqia reale e kundërvënies të narrativit ekstremist është në duar të sufive të Kosovës ku na shikojmë të angazhohem më dukshëm pasi i vendosim në vend disa çështje themelore.
Qështja aktuale është votimi i Draft Ligjit për Liritë Fetare në Kuvend, i cili pastaj do të bëhet themel i trajtimit barabartë të komunitetit tonë të gjitha domene si : çështje pronësore, financiare, protokollare dhe barazinë në përfaqësim dhe këshillime kur diskutohet për çështje fetare nga ana e Qeverisë dhe të Institucionevr. Në këto qëllime e kina përkrahjen e Opinionit të Komisionit të Venedikut dhe pengesat dhe obstruksionet nga BIK-u dhe llobi tinzarë i saj.