QERBELAJA LOTI IM

Në Qerbela ngadhnjeu
Ndërgjegja ndaj kushtëzimit
Bukuria e Zotit
përballë fe-mashtrimit.

Me jetë Ehli Bejti
bëni qëndresë,
Besimi në Hak
mos të bien në harresë.

Sot kujtojmë,
ditet e tragjedisë,
i Nebiut fli, ra fidani,
për Dritën e Perëndisë.

Çdo ditë është Matem
çdo vend Qerbela e Gollgota
Pa Ndërgjegje nuk ka fe,
pa Insan e mjerr është bota!

Mjer njerëzia pa udhëzim
e zhytun në punë koti,
e Jezidia nuk ndalet,
zullum sajon qe nga moti.

Kësi heri kan saju
qe mos me na regjistru
po donë me na humb,
si me dhe, me na mbulu,

Fryma e Alisë, dëshirojnë,
mu zhduk e mu harru,
si s’jena konë asnjiherë
si që s’jemi daim këtu

Por, nuk dinë qe dheu
na rritë e na frymëzon
se ne jena farë
që loti e lulëzon.

HU