SHEBI ARUS 2021

Në ditën e përkujtimit të sufiut të madh Xhelaludin Rumiut:

RUMIU NA MĒSOJ
SEKRETIN E DASHURISË

Çka do që dashuron, i ngjajshëm do përfundon, se dashuria nuk është vetëm emocion, por vet ekzistenca e jonë.
Ata që dashurojnë, pa negocijata dhe kalkulime, ata që dashurojnë me gjith zemërën e pa dyshime, nuk kanë ndarje nga ajo çka dashurojnë, i përngjajnë dashurisë që vet e ndërtojnë.
Këtë porosi e realizojnë në realitet, dervish e myhib në Tarikatin e vet.

RUMI KALOJ
E POROSIA MBETI

Dashuria është urë
mes teje dhe çdo gjëje,
pse rri në burg,
derën e hapur gjeje.

Sa fillon të ecish
para teje rruga paraqitet,
është rruga e jote,
vetëm për ty ngritet.

Të tjerë pran teje
mundën me rrugëtu,
por per ty askush
s’mund me e trupu.

Me dashuri në zemër
shtëpinë do e arrinë,
sepse çka ti kërkon
është që moti,
tu t’kërkuar ty.

HU