SUFI-FOBIA

Sufi-fobia është një formë e përhapur e fanatizmit, e zakonshme në mesin (por jo domosdoshmërish të mbajtur nga) muslimanët që nuk janë sufi. Forma kryesore e paraqitjes së sufi-fobisë është dyshim, frika ose urrejtja ndaj sufive (dervishëve), pra në përgjithësi një paragjykim ndaj muslimanëve sufitë ose sufizmit (tasawwuf) nga bashkë fetaret e tyre muslimanë. Kjo zakonisht rezulton në një antipati dhe shmangie por mund të paraqitet e përshkallëzuat në forma të ndryshme të abuzimit.

Forma më virulente e Sufi-fobisë është përhapur nga ekstremistët militantë muslimanë, të cilit i konsiderojnë sufitë si qafirë, heretikë dhe tradhtarë të Islamit dhe tradhtar i kauzave të islamit politik dhe me këto e legjitimojnë sulmin ndaj tyre.

Më e zakonshme sesa Sufifobia e egër e militantëve ekstrem islamist janë thjesht akuza dhe përbuzje nga ata muslimanë të ndikuar nga Vehabizmi, Salafizmi – për të cilit sufizmi është bid’a (një risi e dëmshme jo-islamike, e cila duhet të kundërshtohet sepse do të rezultojë në zjarr për praktikuesit e saj dhe  ata të ndikuar nga ajo) dhe / ose akuzat se sufi/dervishet nuk janë muslimanë “të vërtetë”.  Po ashtu disa forma të islamizmit modernist e akuzojnë, pa argumente, sufizmin dhe sufitë se janë përgjegjës për pa fuqizimin politik dhe prapambetjen intelektuale të muslimanëve në botën moderne. …..

Ndër pasojat e shumta të formave të tilla të Sufi-fobisë janë fenomene të tilla si, “mikro-agresione” dhe sjellje agresivitetit pasiv siç janë vërejtjet nënçmuese dhe përfolja në xhami, tjetërsimi shoqëror, kundërshtimi ndaj praktikave të dashura nga sufistët siç është festimi i ditëlindjes së Profetit (a.s.), zijarete (vizituat) faltoret e shejhve dhe evlijve të sufive, dhikra  vokale, akuza për kulturizm, diskriminim fetar, akuza ndaj sufistëve nga muslimanët jo sufitë për abuzimin kundër tyre, …..

Tragjedia më e madhe e Sufifobisë nuk është padrejtësia e bërë ndaj muslimanëve Sufi por përkundrazi, lobotomizimi shpirtëror dhe psiko-terapeutik i muslimanëve jo sufistë mbi veten e tyre, duke rezultuar, në të paktën, në degjenerimin e inteligjencës emocionale të muslimanëve jo sufitë.  Diskutimi i amputimit mahnitës të zemrës së muslimanëve jo-sufistë  do të lihet për një rast tjetër …..