SULLTAN NEVRUZI

21 mars 2022
Dita kur Drita Ngritet mbi Errësirë,
kur Rruga e Besimit në Paqe
është me Marifeti e Mëshirë

O ju që jeni
në të Irfanit frymë,
nesër është Dita e Re,
datëlindja e udhëzuesit trim.
Me Ziqër e Mevlud
do e përkujtojmë
lindjen e botëkuptimit të ri,
kur drita e mundi
besimin sa për faqe e sy.

E në famëlartin Furkan thuhet:
“… Në të vërtet ti (o Muhamed) je vetëm paralajmërues, e çdo populli ka udhëzues.
(13:7)

SIMBOLI I SULLTAN NEVRUZIT
Çdo ditë e re për njerëzimin është bekim nga Zoti.
“Ai është që ju bekon edhe engjëj të Tij, qe t’ju nxjerrin nga errësira në
dritë. Ai është gjithmonë i Mëshirshëm ndaj besimtarëve” (Surja Ahzab 33:43)
Këto ditë nëpër teqet tona do të shënohet Sulltan Nevruzi datëlindja simbolike e udhëzuesit të madh shpirtëror Imam Aliut (ra). Datëlindja e Hz. Aliut (ra) përkon me ekvinoksin pranverorë, çastin e
arritur në natyrë kur fillon sundimi i bekimit të ditës ndaj atij të natës. Domethëniet e këtij përkimi janë të shumëfishta.
Festimi i Sulltan Nevruzi na përkujton daljen nga injoranca, daljen nga harresa, fundin e barbarizmit, shndërrimin e
potencialit për të qen Njëri në aktualitet njerëzor, ditën e re të besimit me ndërgjegje, lindjen e epokës së re të urtësisë, mëshirës dhe të paqes gjithëpërfshirëse …

Me rituale dhe ibadete, dervishët këto ditë do të manifestojnë gatishmërinë e vet për të sakrifikuar në arritjen e sundimit të shpirtërores ndaj tokësores, besimit ndaj mohimit, zgjuarësisë shpirtërore ndaj harresës, në Rrugën për tu arritur Dritë, e:
“Allahu është drita e qiejve dhe i tokës ….” (Surja Nur 24:35)

Përkrahësve të Tarikateve, Myhibeve dhe Myhibëve, Dervishëve dhe Shejhlerve në Kosovë dhe atyre jashtë Kosovës ju urojmë festën e cila Fjalen e Mustafasë e bashkon me Frymen e Murtezasë.
E Mira nga Zoti dhe Paqe qofshin mbi të gjithë ne!

HU