LIGJ 04/l-115
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E
MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Neni 13
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë (Ligji)
Pas nenit 7 të ligjit bazik shtohet një nen i ri 7.A me tekstin si në vijim:
Neni 7.A
Statusi i Kishës Ortodokse Serbe
1. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë konsiderohet pjesë përbërëse e Kishës Ortodokse Serbe (KOS).
2. Emri dhe organizimi i brendshëm i Kishës Ortodokse Serbe, duke përfshirë edhe hierarkinë dhe veprimtaritë e saj, do të respektohen.
3. Nuk do të ketë ndalim arbitrar për hyrje në Kosovë ose qëndrim brenda Kosovës për priftërinjtë, kandidatët për prift, murgjve, murgeshave dhe vizitorëve.
LIGJI Nr. 03/L-139
SHPRONSIMIN E PRONES SË PALUAJTËSHMR
Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 3, shtohet nën-paragraf i ri 3.1. me tekstin si në vijim:
3.1 Prona e luajtshme dhe e paluajtshme, si dhe asetet tjera të Kishës Ortodokse Serbe do të jenë të pacenueshme dhe nuk do të jenë objekt i shpronësimit.