URIME FESTA E KRISHTLINDJES!

PËR KRISHTERËT KREMTIM,
E GËZOVSHIT FESTËN,
ME FAMILJE,
SHËNDET E DËFRIM!

FETË JANË NDRYSHE,
POR NA BASHKON BESIMI,
FESTA E JUAJ,
EDHE I YNË ËSHTË GËZIMI!

Të gjithë besimtarëve!
të cilit Librat e Shenjta i lexojnë
,nga profetët këshilla mësojnë,
në Zot dhe engjuj e Tij besojnë,
në Atëbotë vetën e sigurojnë,
besnikërinë e zotojnë,
vepra të mira i praktikojnë,
të vërtetën e botërave e synojnë,
të qëndrueshëm me durim punojnë,
vetën në ndërgjegje e përparojnë,
japin nga vetja dhe sakrifojnë,
ruhen nga e keqja, Zotin e respektojnë,
me rrahmet punet i zbatojnë,
paqe dhe urtësi ligjerojnë,
me të mirën të ligen e largojnë,
punët e mira nga Zoti i trashëgojnë,
ma të mirën e vetvetës Atij ja dhurojnë,
bekimin mbi profetet e shqiptojnë,
krijiesat për hirë të Zotit i dashurojnë,
fjalen e mirë,
me vepër të mirē e lartësojnë,
SELAM, E PAQE ME JU!