URIME FESTA!

Kush prej vëllazërve dhe motrave tona feston Krishtlindjen

URIME FESTA!

E për të gjithë, disa fjalë nga Kurani:

(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Zoti të jep lajmin e mirë nga Fjala prej Tij:
Emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe një nga të afërmit (e Zotit).
Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.
(Zoti) do t’ia mësojë atij shkrimin, urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin.”
Kuran, Imran (3:45-47)

“Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, prova të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjt. Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, …”
Kuran, Bekare (2:253)